Kush do dalë i fituar Rama apo Basha? Fevziu dhe Shkullaku ndahen për marrëveshjen: Ja cili dështoi

15 Janar 2020, 17:52Politika TEMA

Gazetarët e njohur Blendi Fevziu dhe Armand Shkullaku kanë komentuar marrëveshjen e mazhorancës dhe opozitës për të bërë së bashku reformën zgjedhore. Një kthesë e fortë kjo dhe e papritur në diskursin politik të vendit.

Në intervistën për Abc News, Blendi Fevziu thotë se nuk ka palë humbëse, ndërsa Shkullaku mendon ndryshe. Ai thekson se opozita duhet të kërkonte me këmbëngulje ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Sipas Fevziut, opozita që prej qershorit të vitit të shkuar kur u zhvilluan zjedhjet lokale, nuk kishte rrugë tjetër veçse të ulej në tyrezë me maxhorancën.

Blendi Fevziu: Zgjidhje tjetër përveç kësaj marrëveshje nuk kishte. A mund të arrihej më shpejt apo më vonë është gjë tjeter. Por natyrisht që është arritur me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve edhe pse këtu po thuhet se ‘është bërë vetë’. Kjo marrëveshje u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

Ndërsa Armand Shkullaku thotë se opozita dështoi me rrugën e protestave, por shpreh rezerva për kërkesat që ka artikuluar në raport me ligjin zgjedhor.

Shkullaku: Kjo (marrëveshja) është rruga e dytë meqenëse rruga e parë dështoi, të cilën nuk e shoh me shenja pozitive që mund të ndodhi, duke u nisur nga ajo që pamë dje, pra tryeza për reformën zgjedhore. Opozita duhet të kishte këmbëngulur fort në ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kush del i fituar?

Për Fevziun të dyja palët momentalisht janë të fituara.

“Ka një inkoherence të opozitës ka edhe lehtësim të mazhorancës se ka dalë nga impasi ky ishte. Opozita luftoi jashtë sistemit, por nuk arriti, ndërsa mazhoranca s’kishte qeverisje normale me opozitën jashtë sistemit”, theksoi ai.

Thelbi i tyrezës mes PD e PS është dakordësia për të eleminuar shit-blerjen e votës. Por për Shkullakun me kërkesat e artikuluara deri më tani nga opozita mposhtja e pushtetit të Ramës do të jetë e vështirë të ndodhë.

“Kushtet ku jemi, me garën që dimë të zhvillohet e shoh të vështirë që opozita të mposhtë një pushtet që kontrollon gjithçka. Me një marrëveshje për bashkëqeverisje, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja opozita do të jetë e humbur”.

Në kushtet e reja politike ku ndodhet opozita, analisti Shkullaku thotë se Basha duhet të veprojë duke ringritur PD-në.

“Lidershipi i PD-së duhet të japë prova. Premtimin për ndryshim duhet ta bëjë me akte dhe jo me fjalë”, tha Shkullaku duke kujtuar se në 2005 PD i fitoi zgjedhjet, pasi Berisha ftoi themeluesit ti bashkëngjiten partisë.

11 komente në “Kush do dalë i fituar Rama apo Basha? Fevziu dhe Shkullaku ndahen për marrëveshjen: Ja cili dështoi”

  1. Zen says:

    Keni pare ndonje njeri ne kete planet te vere dy ora nje ne doren e majte e nje ne te djathten? Fevzoja. U be deti kos i eshte fut me garuzhde. Njeri primitiv.

    1. Z says:

      Eshte nje paradoks! Cfare dosje ju ka Blendi Saliut dhe Sandrit? Koha do ta tregoje nje dite! Po ky figurina e Argites kaq i pafytyre paska qene! Per servilin Armando cfare emri grotesk!

  2. Labi says:

    Ne kete rast i humbur del gishti mesit qe ne kere rast eshte populli qe keta dy tallin bythen,po me keq e kan ata qe jane mrena per qef te Lul hollandezit.

    1. PEPJA says:

      DY GAZETARE APO DY OPINIONISTE LEGENA MATERNITETI. PIKE.

  3. Sali Jani says:

    Keta jane dy meshkujt me te mencem ne kete vend,po thane keta,ashtu do jete e se lun topi i toptaneve,shifni ne trup e fytyre dhe thoni cfare kane te perbashket keta me njerzit,dallimi eshte i dukshem,fati madh i tyre,qe as vete se dine se si u bene kaq pareli,gjithsesi kjo eshte pune e tyre,po puna e jone eshte se keta lloj mostrash kane blloku ekranet e televizorve,qe keta mund te flasin per gjithcka dhe s’thone asgje,shifeni ate kopetentin e opinionit,shifni levizjet e tij,shifni menyren e komunikimit,shifeni si suvatohet,sikur do dali ne semafor,shifeni sa kopetent tregohet per cdo gje,.te neveritshem

  4. Lani says:

    Boll u tallet me kete popull…Cfare marreveshje????A dolen nga parlamenti ata te Saliut????Tani jane qytetare te thjeshte me nje kapital kriminal mbi supe ashtu si ata te Rames.Pse i faktorizon Rama ata kur nuk jane deputete???Dmth Rama me Saliun vazhdojne te mbajne peng Shqiperine.

  5. Mihali says:

    Po të ndryshoj sistemin Basha është i humbur,se po të shes 140 kandidatëve pëe në Listë nga 800 mij€ i bëjnë shuma të mëdha parash dhe për këtë Basha është i humbur se për të fituar është e pa mundur.Lë vten pa lekë dhe kunatin pa punë.po të ndryshojë sistemin këto para do ti marij të paktën gjysmat për 4-5 vëndet e para.Mbas humbjes del e bërtet me të madhe Oligarkët,oligarket dhe të nesërmen del taksidari KUNAT dhe mbledh frutet.
    Basha edhe po të fitoj do tja fusi gjumit pë edhe 4 vjet pastaj ku të zgjohet mblidhet PD-ja dhe e ngrin veten dhe bën zgjedhjet brënda partis e vazhdon me radhe përsëri nga e para.
    KËSHTU BASHA ËSHTË MË I FITUAR .

  6. Alidemsi vjeter says:

    Shreku dh Talebani……

  7. ana says:

    hahahah gazetaret e njohur!!!!!Asnjeri nga keta eshte gazetar. Te dy jane thjesht llapaqener. Vetem lehin sipas urdherit qe marin nga pronari ose me mire skllavopronari.

  8. sopiqoti says:

    Me mendimet e Dhkullakut nuk vihet as tek dera e HALESE.Ja ul vleren e medndimit edhe ajo mjekra si e “Cjapit te zgjebosur.

  9. Zylfo says:

    Nuk hapim dot televizoret sa na dalin perpara keta,qe hiqen sikur kane mend
    na u bene me keq se disa deputete qe kane nga 30 vjet ne parlament thua se
    nuk ka shqiperia njeres te mencur, mos i merni ne interviste se nuk kemi
    c’te mesojme me nga keta analiste, jane te shteruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje