Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë që janë të rrezikshme akuzat që i ka bërë anëtari i kryesisë së VV-së, Liburn Aliu ndaj publicistit Baton Haxhiu.
Aliu i ka reaguar Haxhiut i cili tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç katër minutëshit në Presidencë.
“Jam alergjik në sulmet ndaj gazetarëve pasi Baton Haxhiu nuk ka thënë asgjë që nuk qëndron sipas tij. Ai ka thënë që ka pasë takime dhe këtë partia e cila i përket Kurti nëqoftëse mendon se duhet reaguar atëherë duhet të reagojë në formën të përgënjeshtrojë apo të pohojë këtë takim”.
“Nuk ka asgjë të keqe nëse Thaçi dhe Kurti takohen për daljen nga kjo krizë. Unë jam shumë alergjik nëse një politikan del dhe i sulmon gazetarët për shkak të një deklarate. Nëse ka të dhëna të tjera duhet të dalë që ta përgënjeshtrojë dhe jo me gjuhën denigruese dhe kërcënuese”.
“Në këto raste ju e dini që shoqëria kosovare është e përçarë në tradhtarë dhe kjo është një situatë shumë e rrezikshme. çka nëse i ndodh diçka zotit Haxhiu kush jep përgjegjësi për këtë punë?”
“A duhet të japë përgjegjësi Liburn Aliu i cili targeton një gazetar prandaj politikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gazetarët”.
Alergjik ndaj Baton sërbit hahahaha…
Gazetart jan poashtu qytetar dhe anetar te shoqerise qe ushtrojne nje funkcion te caktuar, pra nuk jan “lopa e shenjte”. Nje gazatar ka te drejte te jet anetar i nje partie, ti sherbej drejtperdrejt nje politikani si keshilltar dhe jo vetem, dhe ne ato sherbime ata nuk ngurojne ta shkelin etiken e profesionit te vet, pra duke propaganduar, keqinterpretuar e dezinformuar. Ne raste te tilla “solidariteti” me kolegun nuk eshte i qelluar, perndryshe kjo zbulon se solidarizuesi noton ne te njejtat ujera te trubullta. E Batoni ka bere emer moti si kameleon me plot aktivitete negative. Eshte e pabesueshme qe ende po i shkon kungulli mbi uje.
Mqs ti ma akuzone per dicka qe une nuk e kame bere,la gjykata qe marin vendimet e duhura,pse nuk e denanconi Batoni?sepse eshte i ndyrur nga koka te kembet.
Batoni eshte mashtrues i madh! Ai ka mashtruar dhe Z. Rama me “keshillat” qe i ka dhene atij! Rezulati dihet, projekt mareveshja per kufijte e Kosoves tashme e deshtuar, ministrat e dobet me orgjine nga Kosova etj.
Baton Haxhiu eshte vlere e kombit shqiptar por fatkeqesisht ne jemi popull qe gjerat i shohim vetem ka e mbrapshta !!! Edhe dy te tjere te kishin qene si Batoni e Blend Fevziu… ndoshya me mire donti kishim pasur punet
Gazetërët nuk duhen të shpikin lajme, apo të publikojnë lajme të porositura për të cilat e dinë që janë të reme dhe/ose për ato të marrin shpërblim monetar ! Mjetet e informimit tek ne janë bërë vërtet një kazan me plehra brenda, helmuese madje !