“Nuk po arrijmë asesi të kuptojmë si është e mundur që vajzat ngs Shqipëria të pranojnë, të martohen edhe të lindin fëmijë me serbë që kryesisht jetojnë në zona të thella malore edhe në fshatra të prapambetura, ku asnjë serbe nuk pranon të martohet edhe të krijoj familje” – shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Ajo jep në një artikull të gjatë edhe disa shifra si dhe gjeografinë në rritje të dukurisë.
Në Zupç, Zubin Potok dhe në rajone tjera pranojnë të martohen me burra serb dukshëm më të vjetër se ato, pranojnë të asimilohen mësojnë gjuhën dhe traditat por edhe ndërrojnë besimin në disa raste.
Martesat e shtrira edhe në Sanxhak dhe zona rurale bëhen sipas medieve serbe me burra të moshë së mesme, me të cilët asnjë vajzë e atij rrethi nuk është martuar dhe thuajse kishin mbetur pa martuar.
Aq më keq është njoftimi tjetër se edhe në zona të ndryshme rurale nga Maqedonia nga dita në ditë po vijnë vajza e nuse tjera shqiptare, duke pranuar martesa me burra shumë më të moshuar edhe të vjetër, duke krijuar familje dhe duk lindur pasardhës.
Ka pothuajse një dekadë e më shumë që burra nga vise të ndryshme të Serbisë, të pamartuar, fatin e tyre të jetës e kërkojnë në Shqipëri, duke sjellë gra nuse nga ky shtet, – shkruajnë mediat serbe që sikur mburren me këtë dukuri.
Bie fjala në Peshter gjendet fshati Bugjevë, ku në mungesë të fëmijëve përkatësisht nxënësve shkolla kishte kohë që ishte mbyllur, por tani shkolla e fshatit pas një dekade është rihapur përsëri.
Shkolla aktualisht ka 12 nxënës prej të cilëve 11 janë të lindur nga nënat shqiptare, nga martesat me burra serbë që jetojnë në zona shumë të largëta me kushte aspak normale, por për të cilat ato kanë pranuar vetë.
Njëra prej tyre Vera ka ardhur edhe është martuar qysh në vitin 2006. Ajo ka lënë Shkodrën për të jetuar edhe krijuar familje në Serbi. Ajo thekson se në fillim ishte shumë vështirë për shkak të mosnjohjes së gjuhës, traditave por edhe kushteve jo të mira, më pas gjërat janë rregulluar, ku mësoi gjuhën mësoi zakonet edhe u adaptua në familje.
Sikurse Vera ka vepruar edhe e motra e saj Violeta, e cila jeton në një fshat afër Sjenicës dhe ka krijuar edhe ajo familje. Ajo për familjen që ka krijuar, burrin por edhe gjuhën që sapo e ka mësuar falënderon të motrën, e cila i ka hapur rrugën dhe njohjen e martesën dhe nuk bëhet aspak pishman për vendimin për ardhje edhe jetën këtu.
Kështu Violeta edhe Vera janë bërë nuse të dy vëllezërve dhe kanë lindur 5 fëmijë, bile sot ato kanë mësuar të gjitha traditat, festat edhe gatimet tjera, ndërkohë që iu pëlqen posaçërisht përgatitja e djathit.
“Është e vërtetë se jeta në fshat edhe në zona malore është shume e vështirë, por kudo që do isha martuar edhe do të kisha krijuar familje, do duhej të jetojë edhe të lind edhe të rris fëmijë edhe familje” – ka thënë Vera.
Jo shumë larg nga këto dy familje me nuse shkodrane jeton edhe Lulja një tjetër shqiptare e cila është e martuar me Markon tash e 13 vjet.
Edhe ajo shprehet shumë e kënaqur me burrin edhe familjen dhe ka tre fëmijë, duke theksuar se nuk është aspak pishman që ka ardhur është martuar edhe jeton këtu.
Shumë shqiptare kanë ndjekur rrugën e Veres, Viloetës edhe Lules dhe kanë ardhur edhe kanë krijuar familje këtu.
Vetëm në këtë pjesë ku përfshihen disa mjedise rurale e fshatra sipas mediave janë ardhur edhe janë martuar rreth 50 shqiptare. Pothuajse të gjitha shprehen të kënaqura me jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë.
Këto mblesëri po bëhen jo vetëm nga individë por edhe nga shoqata të krijuara që për një nuse dhe martesë paguhen jo pak, me shifra që shkojnë deri 5 mijë euro varësisht nga gjendja e familjes së dhëndrit serb por edhe nga bukuria edhe vajza që merr.
Ndërkohë trendi negativ vazhdon edhe me hapa akoma më të çuditshëm. Sipas medieve serbe kohë më parë në një nga panairet e shumta që organizohen në serbi, në njërin nga ata në afërsi të Beogradit ka arritur një autobus përplot me vajza nga Shqipëria të moshave nga 20 deri 40 vjet, të cilat u “ekspozuan” para burrave të pamartuar serbë me qëllim njohjen dhe pëlqimin.
E gjithe kjo ndodh sepse nuk eshte mire te jesh shqiptar…
Lajm shume i mire. Nafije, nexhimje dhe bedrije po martohen me Marko, Joban, Nikola. Kthim ne identitet!
Kisha deshire qe mero si nje gazetare i mire de bente nje artikull per dajen e Ibrahim rugoves dhe krimet qe ka kryere ky kosovare ne shqiperi e kerkoje kete jo per te njollosur figuren e rugoves pasi ai po ta prekesh te bene pise por per te mesuar dicka pluse flm mero nese ma ploteson deshiren
I shkreti ti o i shkreti.
Zajko
Kukurajko
Nano
Millo
Majko
……..
jo bre … ca bohet me al banistonin e ripjellur…
–
duhhet pare kjo puna rekordit, e mban saliu apo edrama, lol?
–
pellazget neper bote do perhapin genin e tyre arian … do knacen si te zinjte e arabt bashke…
Kerkojne siguri.
Kjo ndodh jo vetem per arsye ekonomike, por burrat serbe i trajtojne grate me njerezisht se shqiptaret.
Mjerim…
Ku është e keqja këtu. Njëqind here me mire te martohen vajzat me serbë dhe të jetojne si zonja me burrin e tyre dhe fëmijët e tyre, se sa të bien në kthetrat e disa lajkatareve lyrash që u premtojnë martesë dhe si përfundim ato gjenden piacave dhe rrugëve të Europes.
Ksaj i thon Serbija qi Shqipnin.
Qashtu vallahi. Vajzat ne Serbi, djemte ne Gerrqi. Serbija qi Shqipnin, Shqipnija qi Gerrqin. Kuese Kina qin nanen Tande.
Por cfare do bejne keto gra e vajza ne malesi ku ne vendin ku jetojne veshtire se gjendet ndonje mashkull shqipetare tu hedhe nje sy.Meshkujt shqipetare kane avulluar ne perendim..
Çdo martese qe funksionon asht e mire. Martesa asht nje zgjedhje personale, ku secili mendon simbas menyres se vet.
Martesa me Serbet ka arsyet dhe shkaqet e veta. Duket qe keto vajza e bajne vete kete zgjidhje, nuk i mashtron kush, perndryshe do ktheheshin ( jo se nuk asht kthy askush ).
Perqindja midis sekseve ne Shqiperi dikur ka qene pak a shume e barabarte, por sot asht ne dispropocjon. Shqiperia ka mangesi ne meshkuj. Nje perqindje jashtzakonisht e madhe ( ne krahasim me femrat ) kane emigruar, nje pjese tjeter jane vrare dhe vriten cdo dite, si me arme dhe me nepermjet aksidentesh, burgjet jane mbush plot. Neper fshatra rradhe gjen ndonje mashkull per martese, pa harru frigen qe kane grate nga burrat Shqipetar per arsye te rritjes se krimit ne familje. Ne keto kushte, kush mund ti fajsoje keto gra qe pa i ba keq kujt, nuk po kerkojne gja tjeter vec me kriju familjet e veta, me plotesu qellimin e tyre te ardhjes ne kete jete ?
Asht kollaj te gjykosh nga pozita e spektatorit.
Ta gjykosh martesen me Serbet ne kandveshtrimin patriotik me duket pak e tepruar ( jo e pa justifikueshme ) , sepse ajo vajze po martohet me nje burre Serb, jo me politiken e tyre. Aktori Bekim Fehmiu kishte nje grua Serbe dhe jetonte ne mes te Beogradit, po askush nuk e kritikoj ate, e si ai ka plot te tjere, dhe asnjehere nuk asht ba ndonje artikull kritikues per to.
Keto martesa nuk i bajne keq as kombit e as individit, sepse jane njerez te zakonshem ne shoqeri, njerez qe nuk kane pergjegjesi shteterore apo influence shoqerore.
Shqipetaret si meshkuj si femra po martohen ne te gjithe boten me te gjitha besimet fetare, dhe te gjitha rracat . E pse u dashka me i dhane llogari dikuj se me ke martohet tjetri ? Martesa nuk ka kriter patriotizmin.
Kritika per dashuri me Serbin, duhet te zhvendoset diku tjeter.
Po te ulemi ne planin njerzor , po te xhveshim diskutimin nga politikat shteterore, njerezit e thjeshte nuk kane asnje arsye perse te mos krijojne familje me fqijet ballkanik . Edhe zakonet edhe gatimet nuk ndryshojne kuushedi se cfar. Serbet jasht politikes jane njelloj si ne domethene si te gjithe ballkanasit, te zhurmshem , alegro, piedashes, inatçinj, sedermedhenj, xhahila, trima, hakmarres.
O Shkelzen rrota, po cfare ka te bej daja i Rugoves me kete artikull apo me ato “krime” qe ti po i ditke…?
Nga te tera komentet inteligjente me siper asnjera nga ato nuk i referohet thelbesores ,per mendimin tim. Une do ta shikonja si nje rikonfirmim i asaj qe dihet (por shqipot nuk e shikojne) se serbet nuk kane urrejtje patologjike siç thone akardemiket koqevare ndaj shqipetareve qofshin katolik,ortodoks apo musulman !! Kurse krahu tjeter ushqehen vetem me urrejtje patologjike qe ne femijeri per komshinjte ,nuk po e zgjas se’uk besoj se ka ndonje ta kuptoj.
Dashuria….nese e ke lezuar artikullin duhet ta kesh kuptuar qe ketu nuk ka dashuri, ketu ka shit-blerje, vajzat e reja e ato te vjetra nga Shqiperia shiten si bageti ne Serbi, pra bleresi, fshatari serb blen nje vajze nga Shqiperia per 1000 euro, kaq kushton nje lope e mire ne Kosove. Ato vajza blihen per te punuar ne fushe, per tu lindur pleqeve serb femije, perndryshe vdesin ne vetmi, sepse ata fshatare nuk kane gjete asnje menyre te marrin nje serbe apo rome per grua. Shqiptaret kane rene nen nivelin e romeve, kjo eshte fakt, kur nje person nuk ka dinjitet personal apo kombetar, ateher flasim per qenie primitive qe jetojne per te mbushur barkun buke. Mos keni merak, juve ne Shqiperi nuk ju urrejne aq shume sa neve ne Kosove, ju jeni allbanci, neve jemi shiptari, e per cfare ja vlene te urrejne juve?, sa per dijeni, serbet rrahin e vrasin grate e tyre me shume se shqiptaret.
Po boll shkerdhyn kosoven e kosoveshave kta serbt.
Tash i jan fut shqipnis me pall …