"Paqja", Pekini dhe Uashingtoni nënshkruajnë fazën e parë të marrëveshjes tregtare

15 Janar 2020, 16:47Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina nënshkruan fazën e parë të një marrëveshje tregtare që përfshin masa për të zgjidhur një luftë tregtare dy-vjeçare, por lë disa prej çështjeve më të mprehta të pazgjidhura.

‘’Marrëveshja eliminon disa tarifa ndëshkuese të SH.B.A.-së për mallrat kineze dhe Pekini është i angazhuar të përfundojë praktikën e tij për të detyruar kompanitë e huaja të zbulojnë teknologjinë e tyre’’, sipas përfaqësuesve të tregtisë amerikane.

Sipas marrëveshjes, Uashingtoni thotë se Pekini do të rrisë importet e produkteve të SHBA për të paktën 200 miliardë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme. Asnjë nga palët nuk zbuloi detaje të marrëveshjes.

Marrëveshja “fazë e parë” lë tarifat e Uashingtonit për importet kineze në vlerë 370 miliardë dollarë, ndërsa ul detyrimin për disa prej këtyre mallrave nga 15 në 7.5 %.

Analistët thonë se disa nga problemet më të vështira në marrëdhëniet tregtare të SHBA-Kinë mbeten të pazgjidhura.

“Nuk ka gjasa që në këtë marrëveshje të shohim ndonjë dispozitë që adreson problemet kryesore strukturore me Kinën,” tha Jennifer Hillman, një ekspert i tregtisë në Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme në New York.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje