Njerëzimi është duke bërë një luftë vetëvrasëse kundër natyrës që reagon dhe përgjigjet me uragane, zjarre dhe thatësira të mëdha në shumë rajone të botës”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres gjatë ceremonisë që përcaktoi Lisbonën si kryeqytetin e gjelbër të Europës për vitin 2020.
‘’Veprimet e njeriut nuk do të shkatërrojë planetin që do të vazhdojë të rrotullohet rreth diellit për miliona vite por do të shkatërrojë vetveten dhe mundësinë e të jetuarit në tokë “, shtoi Guterres.
Sekretari i Përgjithshëm kujtoi se emetimet globale të gazrave serë janë në rritje dhe ndërsa temperaturat rriten, rriten fatkeqësitë natyrore.
Për Guterres, viti 2020 mund të jetë viti në të cilin lufta kundër ndryshimit të klimës bëhet më efektive dhe ekzistojnë tre mundësi për të ndaluar luftën e njeriut kundër natyrës: konferenca e shteteve mbi biodiversitetin, konferenca mbi oqeanet që do të mbahet në Lisbona në qershor, dhe takimi COP26 i cili do t’i lejojë vendet të marrin masa konkrete kundër ndryshimit të klimës.