Ish-lojtari i Real Madrid, atentat për eliminimin e shokut të ekipit!

16 Janar 2020, 21:07Sport TEMA

Jetojmë në një botë të çmendur. Shtatë ditë pas atentatit ndaj futbollistit serb Darko Kovacevic kanë dalë dhe formacionet e para në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ish-lojtarit të Olimpiacosit iu bë pritë përpara shtëpisë së tij dhe godit me armë.

Policia e Greqisë ka nisur menjëherë hetimet duke marrë kamerat e sigurisë rreth zonës. Ata kanë pikasur një person me kapele që afrohet pranë zonës dhe gjuan në drejtim të Kovacevicit.

Hetimet kanë nisur të nxjerrin informacionet e para dhe Telegraph shkruan se pjesë e atentatit ndaj serbit është dhe ish-shoku i tij i ekipit, Raul Bravo.

Të dy kanë luajtur dhe kanë ndarë të njëjtën dhomë zhveshjeje nga viti 2007-2009 me gjigantët e Greqisë.

Shfaqja e emrit të tij ishte si një bombë e vërtetë në këtë histori. Emri i Raul Bravos nuk është aq i pastër.

Ai është arrestuar nga policia spanjolle për trukim ndeshjes së bashku me 11 persona të tjerë.

1 komente në “Ish-lojtari i Real Madrid, atentat për eliminimin e shokut të ekipit!”

  1. Durrsaku says:

    Te vij ne shqipri ta bejm shef te FSHF kur te vdesi Duka se i ploteson te gjitha kriteret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje