Menaxheri i Hysajt: Gatuzo e lavdëron, rinovojmë për ta shitur një herë e mirë

16 Janar 2020, 17:54Sport TEMA

Elseid Hysaj mund të rinovojë kontratën me Napolin, por kjo nuk do të thotë se ai do të jetë pjesë e projektit afatgjatë të kësaj skuadre.

Ideja që ka klubi është të blindojë futbollistin qoftë edhe me një rrogë të majme, në mënyrë që të mos e lërë t’i ikë nga dora me parametër zero në mbyllje të marrëveshjes aktuale.

Situatën e ka shpjeguar pak më mirë menaxheri i tij, Mario Xhiufredi, i cili thekson se Gatuzo vlerëson shumë mbrojtësin shqiptar.

“Po flasim për rinovimin, por Hysaj pas një viti do të mbetet lojtar i lirë. E di që Gatuzo e vlerëson shumë, në mbledhjet e tyre ka thënë shpesh se të gjesh një lojtar 25-vjeçar me eksperiencën e Hysajt, të fortë sa ai, nuk është e thjeshtë dhe ta humbasësh me parametër zero do të ishte budallallëk.

Perspektiva për Hysajn është që ta shesin një herë e mirë.

Te Napoli po vuajnë pasi projekti ishte për të afruar Di Lorenco në mënyrë që të shitnin Hysajn”, tha Xhiufredi, i cili është njëkohësisht edh menaxheri i italianit i cili i ka marrë Hysajt vendin e titullarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje