I ftuar në studion e “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Sipas tij opozita ka dalë e fituar nga kjo marrëveshje. Duke e vlerësuar si një marrëveshje spektakolare Gjata u shpreh se opozita rrëzoi Paralmentin, ndërsa tha i bindur se aksioni i opozitës do të vazhdojë me të gjitha format.
“Pika e Bundestagut ishte e nxehtë edhe në raport me opozitën. Donim që të vendosnim kriteret tona në ligjin e ri elektoral si opozitë e bashkuar. Kjo që ndodhi është fitore spektakolare e opozitës me këtë lloj mazhorance e cila shprehej se nuk pyeste për protestat e opozitës.
Opozita rrëzoi parlamentin, do bëhet një Këshill politik jashtë këtij parlamenti. Marrëveshja do bëhet vetëm për reformën zgjedhore. Kjo është baza më e mirë për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme, nuk kemi hequr dorë nga kërkesat tona, ata që kanë dalë në përgjimet për vjedhjen e votave do hyjnë në burg.
Nuk mund ti jepnin Ramës 3 deri në 6 muaj kohë dhe të mërreshim me Gjiknurin. Nuk do të biem më kurthin e Edi Ramës, por askush nuk e ka falur”, deklaroi Gjata.
Më tej ai theksoi se nuk ka ende një datë dhe orë fikse, por do të rifillojnë protestat:
“Ulja në atë takim është si plotësim i kushtit të Bundestagut, zgjedhjet e parakohëshme do të jetë si kërkese parlele. “Ne nuk bëmë marrëveshje që të bëjmë reformën dhe do të arrinim zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjata.
Çlirim Gjata tha gjithashtu se PD do negociojë në tryezën e reformës zgjedhore krijimin e një qeverie kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve.
“Kauza jonë ka qenë kauza e zjedhje të të lira e të ndershme të votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Nga kjo nuk kemi lëviz. Po përdorim të gjitha format demokratike. Kemi garanci nga Bundestagu gjerman. Ajo luftë 9 mujore me protesta solli vemendje të madhe të kauzës sonë për zgjedhje të lira.
Kërkesa jonë është për qeveri kujdestare. Nuk shkojmë me Ramën kryeministër në zgjedhje. E përsëris ne u ulëm në tryezë për të plotësuar kushtet e Bundestagut gjerman. Nuk e dimë ende nëse gjatë këtyre negociatave, Rama do i pranojë të gjitha kushtet tona”, tha ai.
Ky hajvani i Rrustem spiunit ka ik per lesh bani gati pake bare te thate e 1 kove uje me ja dhane
Kjo është një fitore me gisht në b….
eshte njethundrak me bisht te gjate
Kesaj i thone nga anet tona “Te dhjere por krenar”!Me se fundemi Edi u kishte bere nje rreth dhe i kishte paralajmeruar se kush nxjerr kemben nga rrethi do te denohet!Tani Opozita e çbashkuar eshte e kenaqur qe ka nxjerre kemben nga rrethi dhe Edi ka bere sikur si ka pare!Ndaj gezimi i tyre eshte i papershkruar!Jane me te gezuar se kur dolen nga parlamenti se u ka dhene premtimin Edi qe mund te futen perseri ne parlamentin e ardheshem !Monika e quante si nje fitore te papare ndonjehere pas 110 vite shtet shqipetar,ngaqe OSBE-ja eshte dakort me hapin qe ka marre opozita per te hyre ne tavoline e biseduar per kodin zgjedhor ku kryetar eshte perseri Edi!Ha,ha,ha,ha,ha sa kom qesh me keta karagjoze e karagjoze!Une theksoi Munika e Metes kam bere takime ne Prenjas dhe njerezit ishin shume entuziast e na perkrahnin!E papare kjo levizje e kesaj opozite!