Nga takimet zyrtare në Prishtinë, apo në Tiranë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, një të tillë, pritet ta realizojnë në një ambient krejtësisht ndryshe prej herëve të tjera.
Kjo pasi që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit shqiptar, ka ushtruar padi ndaj homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj.
Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.
Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.
Në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuciqin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.
Në padi thuhet se deklaratat shpifëse shkak padie kanë pasur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e që, në parim, sic thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.
“Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhëti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë””, thuhet tutje në këtë padi.
Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.
Aty përmenden një numër i madh të deklaratave që Haradinaj vazhdimisht i ka dhënë, e në të cilat e ka apostrofuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Pjesë e këtyre deklaratave është edhe ajo ku Haradinaj, sipas padisë, i referohet edhe aferave korruptive, për ta jetësuar idenë e shkëmbimit të territoreve.
Në padi thuhet se ky qëndrim në vazhdimësi i Haradinajt është mbajtur përkundër fakteve që sipas padisë, Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tillë
“Kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk asnjë rol formal e juridiko-politik në marrëveshjen eventuale në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. E kjo për faktin se kjo lloj marrëveshje bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përbën një akt që mund të miratohet vetëm dhe ekskluzivisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës e, për më tepër, kërkon ekskluzivisht miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës[1], dhe rrjedhimisht 80 vota pro, përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në secilën rrethanë. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë asnjëherë nuk ka mbështetur dhe nuk është deklaruar në mbështetje të një ideje të tillë. Qëndrimi i Paditësit në Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka qenë një dhe i vetëm: ai i mbështetjes së pozicionit të qëndrimeve të Republikës së Kosovës drejt një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme për Republikën e Kosovës dhe Serbisë dhe e cila do të rezultonte në njohje reciproke në mes dy vendeve dhe do të hapte rrugëtimin efektiv drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet ndër të tjerash në këtë padi.
Në këtë padi, Rama nuk e ka cekur shumën e dëmit që pretendon se i është shkaktuar.
Por, me padi, ai ka kërkuar që përveç kompensimit të dëmit, të detyrohet Haradinaj që t’i dal deklaratat që sipas padisë, janë shpifje, si dhe t’i përgënjeshtroje ato.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, atë të Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, si liderët që e kanë nisur idenë dhe kanë punuar në drejtim të realizimit të shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Edhe ky eshte njefar “bashkimi kombetar” ne kuptimin e larget, apo ne “frymen” e mini-Shengenit. Ngatrresat, apo thene “shqip” sherret, afrojne me shum se mirekuptimi e bashkpunimi? Sido qe te jet, kjo len nje pershtypje te hidhur.
Ti o Rame mire e ke, po ku duan tia dine budallenjte per ato qe ti thua. Budallenjte jane si qeni qe i shkon mbrapa vetem te zotit dhe ben cfare ai i thote. Sidoqofte kerkoi nja 20 mije euro qe ti djegi suma pak.
Ramush Haradinajt “..ti djeg suma..” për 20 mijë euro? E bukur kjo!! Ah lumëmadhja ti Ana, 20 mijë euro Ramushi i ka pare xhepi…..
Bravo kryeminister duhet treguar vendi shpellarve
qe prekin dinjitetin e njeriut duke shpifur .
Te meresh me nje idjot si ceshte Ramushi eshte nje gje e kote. Ramushi eshte turpi i Shqiptarise dhe ai e ka te shkruar ne balle, cfar mund te presesh nga nje idjot qe akoma nuk di te eci….
Humbje Kohe me Herifin “DRU ME PRE”.Ai mori KUM KE BOVA !!!
Shpellari i paedukuar hajredin fyen Kosoven,fyen Shqiperine,dhe kerkon nje mesim POR A KA TRU TA KUPTOJE ,KY GJAKREBELI ?
Ne do ti vesh zjarre botes mbare merr nja………..!
Ketij druvari,qe aksidentalisht eshte kryeminister i Kosoves,i duhet dhene nje mesim i mire,jo per te vene ment, se ment nu ka,por ta kuptojne dhe ata qe nuk e kane kuptuar akoma se cfare hajvani i drejton.
Pritni,mos flisni parase te vendosin gjykata.
Mendimi im asht i ndryshem nga i juaji.
Haradinaj asht ma patriot se Rama kete se luan as perendia e At Fishtes qe Shqiperin e krijoj vetem per shqiptare.
Po ai gjyqi me gazetarin e bilder ne cfare pike ka arritur?
?
Sa gjynah Ram’ ushi.
Bravo,o lideri i mbare shqiptareve kudo ne bote,pervec atyre te Shqiperise dhe Kosoves!
eshte rasti i pare ne bote qe nje kryeminister padit ne gjykate nje kryeminister tjeter pavaresisht nga aresyet!
Do te jete rasti i vetem qe nje kryeminister i Shqiperise padit nje kryeminister te Kosoves pavaresisht arsyeve!
Kjo padi eshte nje njolle turpi ne tere historine mijra vjecare te kombit shqiptar dhe do te mbetet ne analet e historise dhe jurisprudences boterore se si mund sillen shume keq dy kryeministra te nje kombi kudo ne bote!
Turpi le t’i mbetet Edi Rames,ky qe pretendon se eshte koke e madhe nder lideret e botes,por qe fatkeqesisht eshte kryeminister i nje populli te vogel!
Keshtu ndodh kur fut hundet ne punet e tjetrit dhe qe nuk di te merresh vesh politikisht me homologun shqiptar te nje kombi!
Ky shembull verteton plotesisht se sa i rrezikshem dhe i pa mundur eshte idea e bashkimit kombetar i Shqiperise me Kosoven,qe mund te perfundoje shume lehte ne lufte civile,qe do jete fundi i ekzistences se 2 shteteve shqiptare ne Ballkan!
Provojeni dhe do mbeteni te kenaqur shume!
Kokat do hame me njeri tjetrin per nje gardh!
S’ka problem pagesa se ia paguan Albin Kurti se bashku me Salin dhe Ilir Meten ketij rrushi qe nga te katert eshte me i trashi!Ani a pyet thiu i eger per shkelma barkut?Kursesi!Une do ti vija detyre te mesonte shqipen letrare ketij Rahmushit!Une e kame vellai Edin,e due fort paçka se kame than do gjojna qe mi kane thane te tjeret qi me i perdor per vedit!Kjo ashte deklarata e tij!Ky eshte si Babalja por ne krahun tjeter te kufirit!
Kesaj bishe i kane dhene nje audiovideo ku kane dubluar zerin e Rames nga miqt e tij ne Shiperi (treshja IM,Q.P dhe B.K) te tre kane perseritur skenarin e E.Sainjanit si me zerin e A.xhafaj!Ramushi eshte ne rolin e Albert Veliajt!
Ne kend veshtrimin tim meriton nje bravo te madhe se je i vtemi person sote per sote qe kerkon me nje deshire te madhe drejtesi dhe ligj dhe kjo nuk eshte pak per nje komb si i joni qe ka ne perberjen e vete njerez apo te ashtuquajtur politikane si Haradinaj qe veç se trashegon nje mentalitet shume te vjeter por edhe shume primitiv duke menduare se po te shpifesh mund te siguroshe me shume perkrahes dhe tifoze te tipave injorant siç po ndodh ne fakt.
Kerkesa nepermjet kesaj padije brenda kombit shqipetar do te thote shume e me shume se sa e mendojne disa per nje demshperblim apo per pergenjeshtrim,ne te gjithe kombin tone shqipfoles duhet me çdo kushte te njehet dhe zbatohet mire vetem LIGJI dhe asnje gje tjeter mbi te .Kur te arrhet kjo do te themi se kemi bere diçka te mire per kete komb dhe kete shqiperi.