Pas thirrjes së emisionit Fiks Fare në nëntorn 2019, për ti ardhur në ndihmë familjes Kurti nga fshati Gurrë e Vogël, pak kilometra nga Bulqiza, e cila jetonte në kushte të mjerueshme, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, presidenti i Grupit Balfin Z. Samir Mane bëri realitet rindërtimin dhe mobilimin e plotë të shtëpisë së tyre me të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe nisjen e kurimit të vajzës së sëmurë të familjes.
Historia e famialjes Kurti preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, por tashmë kjo familje veç të tjerave, do të përfitojë edhe një pension mujor me ushqime nga Spar Albania për një periudhë 3 vjeçare.
Deri tani, vajza e sëmure e familjes, vogëlushja Rogerta, ka marrë trajtime mjekësore dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Z. Samir Mane. Nëse pas perfundimit të terapisë, mjekët vleresojnë se vajza ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, atëherë edhe në këtë rast të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Fondi Balfin.
I pranishëm në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re, në mënyre simbolike vajzës së vogël Rogerta, ishte edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Albchrome, z. Luan Saliaj.
Sipas organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, e cila ka identifikuar rastin, shtëpia në të cilën jetonte familja Kurti ishte në gjendje skandaloze. Ajo ishte e ndërtuar me anë të ndihmave, pra vetëm me tulla, por nuk kishte asnjë dritare apo derë. Fëmijët flinin në dysheme dhe e vetmja mundësi për tu ngrohur për ta ishte një sobë me dru.
Por, nga pamundësia, Shpëtimi e kiushte të vështirë t’i siguronte gjithmonë drutë dhe nga ana tjetër mos patja e dyerve dhe dritareve e shtonte edhe më shumë të ftohtin.
Por tashmë, jetesa për këtë familje, me shtëpinë e re dhe përkrahjen ushqimore dhe mjekësore, do do të jetë mjaft më e mirë.
Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.
Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.
Vetëm gjatë vitit të fundit, Balfin akordoi rreth 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale.
I lumte!
Me aq tendera, koncesione, dhe kontrata qe ka marr Samiri nga qeverit si ajo e Sales dhe e Edit duhet te ndertonte te pakten disa lagje. Kjo nuk esht as qime bythe.
Hahahaha, o zarat e oligarkeve ???
Shume shtepi e mire,por tua kishte bere edhe me ngrohje, se nuk eshte ndonje lluks i madh. Eshte domosdoshmeri,mqe te mos ngrohen me mangalle apo shkrepse dhe ti vene flaken shtepise. Gjerat mendohen si per vete. Ca panele diellore tu kishte vënë mbi cati dhe ja e zgjidhen problemin e energjise. Temperaturat ne dimer jane nen minus ne keto zona. Pasi keni mundesi, ndihmoni edhe familje te tjera si kjo, ju dhe te tjeret qe keni. Une personalisht nuk kam, por po te kisha do te ndihmoja aq, aq sa do kisha mundesi.
E verteta eshte se te zgjuarit e perdorin kaosin e kapitslizmit Shqiptar….mungesen e ligjin,zyrtaret e korruptuar qe te hapin rruge,mungesen e sindikatave…..nje nga kta eshteSamiri….ne Austri ka nje zyre me 5 punonjes ne Shqiperi Milliarde….ne Austri maksimumi do kishte 100 mije euro te ardhura ne vit. Ndaj i lumte…se kjo do jeteShqiperia dhe minimumi 30 vjete.
Kur jane kaq te varfer perse bejne kaq shume femije nuk mendojne me cfar do i ritin te gjithe duan te kene nje familje te madhe po duhet te mendosh dhe pasojat zoti ti falte dhe mos kesh me vuajtje po ky eshte realiteti shumica e familjeve te varfera bejne shume femije a thua se nuk dine te bejne dicka tjeter
Me shfrytezimin qe u behet minatoreve nga ana e ketij skllavopronari te koheve moderrne kjo nuk eshte asgje. Ketij duhet ti konfiskohen pronat.