Vajza e Xhevdet Ferrit sqaron sëmundjen e të atit dhe pse nuk pranoi homazhe e ceremoni shtetërore

18 Janar 2020, 09:13Sociale TEMA

E bija e aktorit të ndjerë, Xhevdet Ferri, Bora, ka reaguar me një postim rrëqethës në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar sëmundjen që i mori jetën babait të saj si dhe vendimin e familjes që të mos kryheshin homazhe.

Reagimi i vajzës së aktorit Xhevdet Ferri

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses.

Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion.

E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille.

Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla.

Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

14 komente në “Vajza e Xhevdet Ferrit sqaron sëmundjen e të atit dhe pse nuk pranoi homazhe e ceremoni shtetërore”

  1. Babai juaj i meritonte te gjitha respektet dhe sherbimet qe i jane bere,ai meritonte te jetonte me gjate por mbi te plotfuqishmin nuk mund te dale askush.ju te jeni krenare per ate prind qe keni patur dhe te jeni te sigurte se keni dhemshurine e pjeses me te madhe te shqiptareve.

  2. Nje admirues says:

    E kishte hak nje respekt te tille, per ne Ishte nje IKONE e kinematografise.
    U prehte ne paqe, ne parajse ku besoj se e ka çuar I Madhi Zot

  3. Rrespekt …
    E tille eshte kjo jete sot ,
    per te gjithe ne shqiptaret ndoshta ,
    e padrejt ,
    e pameshireshme .
    Njerezit e vertete si Xhoda ,meritojne rrespekt gjithmon edhe kur jane mes nesh
    por edhe kur largohen ,shpirti mbetet gjalle,vetem ai s’vdes kurr .
    Dhimbja juaj nuk zbutet ndoshta nga asnji fjal ngushellimi jone ,
    por ja,
    jeta vazhdon dhe ju Nene e bije ,urojme ta gezoni ate .
    Faleminderit edhe juve Nene e bije per mirenjohjen e shprehur .

  4. cuni says:

    Respekte per figuren e te ndjerit, aktor i madh i kinematografise.
    Ngushellime familjes, u prehte ne paqe!

  5. B says:

    Bravo qe nuk u ekspozuat si ca familje te tjera qe as i meritonin homazhet publike. Xeta dhe Bora shume ngushellime dhe u prehte ne paqe zotnia.

  6. Deni says:

    Babi yt thjesht nuk do te jete fizikisht me ty dhe nenen tende. Por ai do jete gjithnje me ju. Ndersa per ne adhuruesit e kinematografise se vertete do jete i pa harruar.

  7. Pyka says:

    Te jesh krenare,për babain……ngushëllime!

  8. olsi says:

    njerez te tille zvdesin kurre , ngelet nje ikone per brezin tone, por edhe per brezat e ardhshem.

  9. TONINI says:

    NJERZIT E ZOT,NUK KANE NEVOJE TI DALI KUSH PER ZOT.RESPEKT PER TE NDJERIN DHE FAMILJEN E TIJ

  10. sokol says:

    Sa qytetari edukate dhe perulje nga kjo vajze model. Vlera dhe cilesi per cilat kemi nevoje sot me shume se kurre ne nje shoqeri qe degradon cdo dite. Jam i bindur moj vajze qe ti ashtu sic ke emrin do kesh dhe shpritin. Babai yt iku nga kjo bote i lehtesuar sepse e di se cka lene pas nje vajze dhe nje trashegimi qe cdo kush do ta donte. Vertet u shua dielli ne shtepine por mos harro se ke nje diell tjeter ne ate shtepi , nenen tende te dashur dhe te mire qe do te jape dashurine dhe ngrohtesine e gjithe botes. Me keto fjale preke shpirtin e cdo njeriu te mire dhe te ndjeshem , bere krenar Durresin , Vloren dhe gjithe Shqiperine .

  11. Emigranti says:

    Babi yt eshte shume krenar per ty. Edhe ti duhet te jesh krenare per vehten tende. Shkrimi jot eshte brilant sepse shpreh ndjenja te pastra te nje bije te dhemsur e me kulture Te uroj fat te lidhesh me nje njeri si vetja

  12. Skender says:

    Shikohet qarte se kush ishte e ke ka lene prapa – ngushllime familjes.

  13. Nik says:

    Ngushèllime familjes e cila humbi njeriun mè tè dashur tè familjes,mbaj mènd fillimet e tij nè filma kishte mjaft sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje