Bashkia e Tiranës lehtëson lëvizjen e mjeteve të transportit publik në rrugën “Dritan Hoxha”

19 Janar 2020, 10:50Sociale TEMA
Bashkia e Tiranës lehtëson lëvizjen e mjeteve të transportit

Bashkia e Tiranës vijon punën për të bërë më të aksesueshme  lëvizjen e mjeteve të transportit publik.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga punimet që po kryhen në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet.

“Në dritën e diellit edhe punët duken xixë. Ekipi përfundoi vendosjen e ‘grerëzave’ të reja në rrugën “Dritan Hoxha”, duke e bërë më të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve të transportit publik. Në nxitim të punëve të tjera, për zhvillimin e Tiranës”, shkruan Veliaj.

1 komente në “Bashkia e Tiranës lehtëson lëvizjen e mjeteve të transportit publik në rrugën “Dritan Hoxha””

  1. Luli says:

    Bravo bashkia , duhet te gjitha ruget te behen te tilla qe te kufizohet sa me shume trafiku I makinave ne Tiranen e kembesoreve, dhe njerzit te jene te lire qe te ecin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje