Grabitet dhe dhunohet babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja (lidhja me Shullazin)

19 Janar 2020, 19:11Kronika TEMA

Ditën e djeshme në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, 62 vjeçarit Naim Musai, , banues në lagjen Nr. 13, Durrës.

Top Channel mëson se Musai, është babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, i cili është edhe dëshmitar i mbrojtur i çështjes “Sullazi”.

I biri Besnik Musai dëshmoi kundër Emiliano Shullazit në gjyq për çështjen e ish-hotel ”Vollgës” në Durrës.

62-vjeçari është goditur dhe ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë nga personat që akuzohen për vjedhje me dhunë në bashkëpunim.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

1 komente në “Grabitet dhe dhunohet babai i ish-shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja (lidhja me Shullazin)”

  1. Tudor says:

    Jo po sshte edhe kusheriri i kunatit te komshiut te krushkut te portierit te kopshtit zoologjik.
    Eh ju keni lujt menç krejt. Hajde lajm hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje