Këto janë qytetet e Kosovës që janë të pasura me ar dhe argjend

19 Janar 2020, 15:29Rajoni TEMA

Kosova njihet për pasuritë e saj nëntokësore, e veçanërisht arin dhe argjendin. “Kjo është një nga arsyet pse Serbia bën një luftë kaq të madhe për të marrë veriun e Kosovës” shkruan Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Në Strategjinë minerare thuhet se ari paraqitet edhe i pastër (i vetëlindur) në depozitime aluviale të lumenjve, mirëpo deri më tani ari dhe argjendi janë nxjerrë vetëm nga xehet e plumbit dhe zinkut.

Në Strategjinë minerare të dhënat bazohen në hulumtime të pakta që janë realizuar në territorin e gjerë të Artanës, Junikut, në lumin Tërnavë, Dragash, në afërsi të Prekovcit (Kriva Reka), Gllamë dhe në lindje të Koretishit.  Miniera e Artanës (ish-Novobërda), është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arit deri në 2 mijë e 700 kilogramë.

Ari i cili është i lidhur me mineralizimet dhe vendburimet e plumb-zinkut, në nivelin e matshëm paraqitet në minierën e Artanës, ku përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen më të lartë të arit në Kosovë. Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2,700 kg”, thuhet në Strategjinë minerare të Kosovës.

4 komente në “Këto janë qytetet e Kosovës që janë të pasura me ar dhe argjend”

  1. cubi.matjan says:

    Uaaaaa.. Po kjo dihet prej rreth 2000 vite me. pare.

  2. Koli says:

    Mos i nxirrni ne gazete keto lajme se shkon Likja dhe vjedh floririn.

  3. Baliu says:

    Me rendesi jan “komandantat” e tu Kosovs* qe jan pasuruar me ari e argjent nga mergimtart dhe nga gjaku i deshmoreve te vrare para e mbas shpine.

  4. Ish pd-isti says:

    Prandaj shkoka Likja me strajce ne shpine neper malet e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje