Situata politike, Artan Fuga reagon me Skype nga shtëpia: PD, LSI dhe PR janë opozita e vërtetë, s'mund të ketë më zgjedhje pa ta. Unë jam studiues i politikës e sociologjisë

20 Janar 2020, 17:52Politika TEMA

Artan Fuga në një lidhje me ‘Skype’ në News24 ka folur për aktualitetin politik.

Ai ka sqaruar shkrimin e tij me titull ‘Qeveria 10- opozita 1’, ku tha se e kanë sulmuar.

Fuga thotë se opozita e vërtetë sot për sot janë PD me Lulzim Bashën, LSI me Monika Kryemadhin dhe PR me Fatmir Mediun.

‘’Ne një shkrim ka dhe një përpjekje për të tërhequr publikun dhe ka dhe metafora. Nëse do kthehemi tek rezultati, pra tek tryeza për një Reformë në Kodin Zgjedhor do mendoja që ajo i intereson opozitës por i intereson shumë dhe qeverisë. Nuk jam dakort me disa zëra që ishte një fitore e opozitës apo përmbysje e situatës. Sikur opozita meqë ka shkuar në tryezë ka mposhtur qeverinë dhe tani do shënohet fitorja e saj.

Opozita bëri një hap të mirë, pasi pas një periudhe jashtë institucioneve ka marrë një betejë elektorale dhe kjo është fitore e Shqipërisë.

Nga ana tjetër mendoj që kjo tryezë ishte dhe një fitore dhe interesim i vetë qeverisë. Partia në pushtet nuk mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme pa opozitën e vërtetë.

Fakti që qeveria e tërhoqi opozitën në tryezë, ishte një fitore më e madhe për qeverinë por nuk them se më këtë mbaroi gara elektorale. Opozita duhet të paguante një çmim hyrës dhe sakrificash . Sakrifica që pagoi ishte që i tha qeverisë që do të hyj në rrugën institucionale.

Fitore më e madhe për qeverinë sesa për opozitën. Si një biznesmen që kur duhet të hyjë në treg duhet të mbajë çmimet e tij në hyrje. Të shohim ecurinë e mëtejshme. Për qeverinë ishte një fitore, për opozitën një pagesë e detyruar.

Mbas këtij qëndrimi që nuk është aspak pro apo kundër opozitës, as pro apo kundër qeverisë. Vij në këtë këndvështrim si studiues i politikës dhe sociologjisë.

Një numër i caktuar militantësh i partive opozitare filluan të më kundërviheshin në vend të një analize të bënin militantin. Disa pena të opozitës në vend të analizës bëjnë gjë tjetër kjo nuk i bën mirë.

Ata që janë të involvuar në politikë më mirë të kenë gjakftohtësinë sesa propagandën dhe militantizmin.

Disa media afër opozitës kanë marrë shkrimet e mia kritike. Në momentin kur thashë që kjo situatë është jo fitore e opozitës, por një rikthim në rrugën institucionale dhe menjëherë këto shkrime i kanë bllokuar dhe nuk i kanë botuar.

Mediat shqiptare bazohen në një censurë të padukshme, shumica e portaleve janë politike dhe nuk pranojnë dot alternativën ndryshe apo mendimin ndryshe dhe për mua kjo nuk është një gjë e mirë.

Jam i mendimit që pjesa më e madhe e çështjeve që janë ngritur si të debatueshme janë cështje para votimeve. Kanë të bëjnë me to, por s’kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor drejtpërdrejt.

Kam arritur në përfundimin që qytetari shqiptar me këtë kod voton për listat e partive por jo për individin. Kjo ka dy pasoja, që deputeti nuk ka shumë varësi dhe lloj kujdesi për elektoratin pasi vendoset nga kreu i partisë.

Ky deputet është në varësi politike dhe sipas këtij Kodi do të kemi në vend të 140 deputë do të ketë 2 krerë partish që do të vendosin gjithçka. Humbet demokracia që është një debat dhe shumësi zërash dhe pastaj këta deputetë që duan të vendosen në lista do të kenë një aftësi  ‘ ta kenë mirë me kryetarin’. Ky nënshtrim sjell nënshtrimin e tërë sistemit, konformizmin e gjithë administratës dhe humbet mendimi i lirë i pavarur dhe shteti ngurtësohet dhe krijohen rreziqe për lirinë e ndërgjegjies. S’ka një Kod Zgjedhor perfekt, çdonjë prej tyre ka probleme, edhe mazhoritari, edhe Listat e Hapura që më duket i pamundur pasi nuk mundet ai të shohë qindra emra dhe të vendosë për një prej tyre.

Të fillohet me një metodë racionale, të përgjithshmen. Deputeti dhe zgjedhja e deputetit dhe të mbahen tre ekuilibra,

1- Zëri i kreut të partisë, që ka tërë mandatin e partisë

2- Të ketë zërin e militanit të partisë, siç po bëhet në perëndim me një votim brenda partisë paraprak dhe jo fallco si këtu tek ne

3- Dhe zgjedhësit që janë shumë më tepër se militantët e partisë në një zonë elektorale

Kjo i takon ekspertëve, tryezës, specialistëve. Kur shikoj që partitë vijnë në tryezë dhe opozita lavdërohet se shih se ne kemi marrë të drejtën e ‘Veto-s’, mua s’më vjen për shtat kjo. Unë e shoh se nga një mosmarrëveshje në një marrëveshje të plotë, pra nga një ekstrem në tjetrin e prish zgjidhjen .

Në momentin qe krijohet ‘Veto’ dhe kërkohet konsensus i plotë, mua më shqetëson pasi thyen rregullat e demokracisë. Tryeza duket se është e papërgatitur, dhe do të uroja të tillë të ishte e tillë.

Nëse do të ishte e përgatitur atëhere do të aktrohej akti publik pasi do të thoshte që vendimet ishin marrë në fshehtësi më parë.

Ajo që do të doja nga opozita është që të vijë me tonin kritik, dhe jo me euforizëm. Siç vijnë disa prej tyre që thonë deligjitimuam parlamentin apo nxorrëm mazhorancën nga parlamenti.

Kjo është një tollumbace e shpuar, nuk ka ikur cështja nga parlamenti sepse ke deputetë dhe kryetarë komisionesh në Tryezë dhe fakti që aty janë përfaqësues opozitarë. Pra kemi edhe një favor të opozitës dhe një tërheqje të opozitës.

Mos harrojmë që kjo i intereson qeverisë pasi ajo s’mund të shkojë në zgjedhje pa PD, PR, LSI. Janë të njëjtat parti parlamentare që dominojnë prej 30 vitesh dhe tani tryeza për Reformën Zgjedhore është tryezë mes partish politik”,  tha Fuga.

2 komente në “Situata politike, Artan Fuga reagon me Skype nga shtëpia: PD, LSI dhe PR janë opozita e vërtetë, s’mund të ketë më zgjedhje pa ta. Unë jam studiues i politikës e sociologjisë”

  1. Emigranti kavajas says:

    Ky koqja i di te gjitha.Pse nuk formon nje parti si Shehu,ndoka,vangjeliu etj the ta shikoj sa doti shkojne mbrapa.
    Mos llap edhe ti sidemaliaj, lubo,andushe e zhele se cfare duhet te bejne te tjeret.

  2. Tarasi says:

    Kur u bëre edhe ti bushter të komentosh politikën….. Opozitë edhe politike në Shqipëri nuk ka… Vetëm hajdute dhe kriminele….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje