Artan Hoxha: Kam videon e një kryebashkiak nga veriu duke pirë drogë në publik

21 Janar 2020, 09:32Kronika TEMA

Gazetari Artan Hoxha deklaroi pak javë më parë se dispononte një video për një kryetar bashkie.

I pyetur këtë të hënë, Hoxha ka treguar se kryetari i Bashkisë është filmuar duke pirë drogë.

Artan Hoxha: Çështja e tërmetit e spostoi atë.

Gazment Bardhi: Kam dijeni, e kam parë videon, por nuk e disponoj.

Artan Hoxha: Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon.

Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues.

Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër.

Por, nëse e merr në ambient publik, ky është problem. Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa.

Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen.

Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar.

1 komente në “Artan Hoxha: Kam videon e një kryebashkiak nga veriu duke pirë drogë në publik”

  1. Lione says:

    Ai tha e kam pare por nuk e posedoj bobo cfar trashje informacioni pffffff

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje