Agim Kajmaku në arrati, Ministria e Brendshme i jep tender së shoqes

20 Janar 2020, 17:28Kronika TEMA

Nderkohe qe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka ceshtje te hapur me drejtesine, si person i shpallur ne kerkim nga policia, bashkeshortja e tij eshte shpallur fituese dhe ka marre tenderin per mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT.agim-kajmaku

Behet fjale per shtetasen Merita Kajmaku, bashkeshortja e Agim Kajmakut.  Gruaja e Kajmakut, administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së.

Mesohet se tenderi në fjalë është njoftuar ne faqen e Ministrise se Brendshme, ne pjesen e Agjencise se Prokurorit Publik.

Nderkohe qe mesohet se kjo firme ka dale fituese per kete tender, ne kohen qe Agim Kajmaku ishte ne kerkim.

Kujtojme se Kajmaku u shpall në kërkim në 11 nëntor, pasi akuzohet për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentash” dhe “përvetësim posti”.

Ne mungese, ndaj tij, gjykata e Tiranës ka caktuar  masën ‘arrest me burg’.

3 komente në “Agim Kajmaku në arrati, Ministria e Brendshme i jep tender së shoqes”

  1. Gruaja nuk ka bere faj ,,, says:

    Familja duhet te jetoj,fute ne burg kete ,amo jo krejt familjen,,?

  2. Brahoo says:

    Kesaj i thone qe Populli duhet te financoje arratin e çdo politikani. Ne vend qe ti sekuestrojne pasurin keta i financojne ilegalitetin ! Hajde shtet hajde…

  3. Soko says:

    Plarenti yll fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje