LETRA/ Familja e Aleks Nikës betejë në Strasburg për gjykimin e vrasjes së 21 janarit: Drejtësia na preu në besë

20 Janar 2020, 16:40Kronika TEMA

Familja e Aleks Nikës vrarë më 21 Janar 2011 në Tiranë nga qeveria Berisha, tregon peripicetë e familjes Nika për të gjykuar dosjen e Aleksit, përpjekjen për ta mbyllur dosjen dhe refuzimin që i kanë bërë ofertës për dëshpërblim financiar në shkëmbim të pushimit të gjykimit. Në një letër të familjes për gazetën TemA, përshkruhet historia e mosgjykimit të dosjes së Aleks Nikës.

Letra e familjes Nika

Tani të gjithë e dimë çfarë ndodhi më 21 kanar. Katër qytetar humbën jetën. U plagosën 10-tra të tjerë si pasojë e përdorimit të forcës fatale e ushtruar në rrethanat të paligjshme. Familja jonë është ende e paqartë , pa një shpresë reale , se kur kjo çështje do të përfundojë. Ne kërkojmë që drejtësia të prevalojë dhe të japë një konkluzion afirmativ. Nëntë vite janë shumë e kjo na bën të mendojmë se drejtësia na është mohuar.

Ne si familje vuajmë shumë. Vonesa kaq të gjata dhe të pazakonta, e pa shpjeguar dhe e pajustifikuar i këtij hetimi na ka bërë të humbasim shpresën. Asnjë raport progres, asnjë përgjigje , asnjë kontakt me familjen e Aleksit.

Ne akuzojmë prokurorinë që nuk ka ndërtuar një strukturë të posaçme hetimi dhe për manipulim të pazakontë të çështjes. Autoritetet shtetërore nuk e kanë mbajtur fjalën megjithëse janë zotuar të bëjnë drejtësi.

Drejtësia na preu në besë!

Nga autoritetet kemi dëgjuar shumë këshilla dhe predikime. Politika ka mundësuar të mbajë gjallë hasmin tonë të përjetshëm dhe prokuroria nuk i ka zeruar të gjitha mjetet juridike.

Ne kemi përballuar një ofensivë të paparë mediatike. Autoritetet janë tërhequr duke krijuar alibi të ndryshme. Ndërkombëtarët duhet të flasin mbasi siç shikohet ata i qëndrojnë paktit politik midis tyre dhe politikanëve shqiptarë.

Shpresa jonë e fundit është vendimi i gjykatës së Strasburgut që duhet të jetë i drejtë dhe do vejë në lëvizje çështjen dhe do ta shpërbëjë manipulimin që ka bërë gjykata Shqiptare.

A ka pakt politika opozita me ndërkombëtarët dhe me autoritetet shtetërore për ta arkivuar çështjen!!  Ne mendojmë se heshtja e qeverisë ka influencuar në zvarritjen e çështjes. Poshtëruese dhe fyese për ne ishte propozimi që bëri qeveria në gjykatën e Strasburgut kundrejt blerjes së gjakut, duke aluduar për një pajtim me hasmit.

Qeveria ka emëruar në funksionet e ndryshme politike edhe ata persona që kanë punuar kundra nesh si në televizion, polici, apo gjykatë.  (Aleksandër Muska, Majlinda Bregu)

Bregu si anëtare e delegacionit tonë në parlamentin Europian hoqi nga rezoluta detyrimin që qeveria shqiptare kishte për hetimin e çështjes së 21 Janarit duke e vënë si kusht pa të cilin nuk mund të fillonim bisedimet me Shqipërinë.

Ne jemi të inkurajuar nga Gjykata e Strazburgut, e cila vazhdon ta shikojë me përparësi këtë çështje.

Në korespodencën e fundit me këtë gjykatë familja jonë ka refuzuar  për zgjidhjen me pajtim të çështjes “Nika v.Albania”

Më poshtë po u sjell korespondencën e plotë.

RASTI  NIKA  v.ALBANIA

                                                             (Aplikimi nr.1049/17)

Pasi u njohëm me propozimin e ripërsëritur të bërë nga shteti Shqipëtar më datë 28.06.2019, për zgjidhjen me pajtim të çështjes “Nika v.Albania”, Ju bëjmë me dije se mbajmë të njëjtin qëndrim si në deklaratën e datës 12.02.2019, qëndrim i cili është vendimtar dhe i panegociueshëm, kjo sepse e kemi të vështirë të besojmë dhe të pranojmë këtë propozim të qeverisë Shqiptare, për shkaqe apo arsye,si më poshtë vijon:

Vrasjet e 21 Janarit të 2011 janë krime shtetërore (terror i shtetit ndaj qytetarëve) dhe janë vepra penale që duhet të ndiqen kryesisht nga shteti, dhe kurrsesi shteti nuk mund të kërkojë zgjidhjen e tyre me pajtim, sepse jo vetëm është në kundërshtim me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë por edhe ato ndërkombëtar. Citojmë nenin 2 të KEDNJ-së “e drejta për jetën”: E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Vdekja nuk mund t’i shkaktohet me qëllim kujtdo qoftë, me përjashtim të rastit të zbatimit të një një vendimi kapital të dhënë nga një gjykatë, në rastin kur krimi ndëshkohet me këtë dënim nga ligji.

Propozimi i avokatit të shtetit në emër të qeverisë shqiptare që çështja të zgjidhet me pajtim (pajtim me vrasësit), është i turpshëm , i pamoralshëm shumë fyese. Deklarata e njëanshme e Avokatisë së Shtetit është tentativë për të zbutur ose mbuluar përgjegjësinë e ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ish Ministrit të brendshëm Lulëzim Basha duke e trajtuar si çështje civile, e duke propozuar shpërblim me të holla me qëllim zvarritje të hetimeve, fakt të cilin kushdo e kupton dhe interpreton si blerje gjaku.

Rezulton se familjarët e tre viktimave të tjerë, para disa vite kanë pranuar zgjidhjen e çështjes ndërkohë vazhdimi i hetimit penal për çështjen e tyre në organet gjyqësore të brendshëm është refuzuar dhe është pushuar nga Prokuroria e  Tiranës. Pra, në të tilla kushte nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim të pafalshëm si familjarët e tjerë të viktimave të 21 Janarit. Për më tepër, kërkesave tona të vazhdueshme drejtuar prokurorisë, Ministrisë së Drejtësisë, Kryeministrit (duke përjashtuar Presidentin) për tu pajisur si të dëmtuar… me kopje të dosjes penale, prej tyre për informimin në lidhje me ecurinë e hetimeve, dhe shkakun e vonesave.

Po ashtu, për aq sa kemi mundur të mësojmë, kemi konstatuar se hetimet kanë qenë mjaft të përcipta, jo gjithë përfshirëse, dhe në mos përputhje me detyrimet pozitive të shtetit ndaj qytetarëve.

Pra, vrasësit po na tallin, na kanë poshtëruar e po na vrasin përsëri, sepse vonesa në hetimin e kësaj çështje na ka bëre të humbasim shpresën, që për ne është katastrofë mendore, sociale, por edhe historike

Ne si të afërm të të ndjerit, mendojmë se vetë ndërkombëtarët politikanë kanë ndërhyrë që urdhëruesit e vrasjeve të 21 Janarit të mos nxirren para drejtësisë, duke përdorur si justifikim ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri. Nëse nuk vihet në vend drejtësia për jetët e 4 qytetarëve të vrarë nga armët e qeverisë e të pushtetit, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë një sistem drejtësi apo gjyqësor funksionues.

Për sa më sipër, Ne nuk kemi besim te drejtësia shqiptare, ndërsa besojmë vetëm në verdiktin e Gjykatës së Strasburgut, vendimin që do të trondis drejtësinë shqiptare si rezultat i padrejtësive të bëra nga shteti shqiptar, arsye që pse ne arrijmë në përfundimin se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me pajtim sipas propozimit të bërë nga Qeveria Shqiptare. Ndaj e refuzojmë propozimin për zgjidhje me pajtim, duke përfshirë dhe shpërblimin në të holla.

Jeni të lutur, një zgjidhje sa më parë të kësaj çështje nga Ju, referuar jo vetëm aspektit mjaft të ndjeshëm si ngjarje e pasojë, por dhe faktit se Ju keni përfunduar çështje të tjera në kohë të shpejtë edhe pse flitet për persona vrasës etj., siç është çështja e Arben Frrokut.
Pra mundësitë për ta pranuar e realizuar sa më parë këtë kërkesë, ekzistojnë.

Me respekt

Bashkëshortja e Alkes Nikës: Rajmonda Nika

Xhaxhai i Aleks Nikës: Mark Nika

12 komente në “LETRA/ Familja e Aleks Nikës betejë në Strasburg për gjykimin e vrasjes së 21 janarit: Drejtësia na preu në besë”

  1. Operacioni Zjarri says:

    Pse vetem drejtesia te preu ne bese? Po Rama?

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Ramës nuk i intereson të zbardhet çështja e ’21 janarit’ sepse Rama Berisha dhe Basha janë që të tre përgjegjës për jetët e humbura. .pa ardhur në pushtet Rama e quante saliun kriminel ndërsa tani e quan ‘plak matuf'(që nënkupton se nuk ia vlen të merresh me të ) tani na del me tezën sepse duhet shumë kohë për të bërë drejtësi…kjo nuk është një përgjigje serioze prej politikani por është një përgjigje prej sharlatani. .edi këta familjarët kërkojnë të bëhet drejtësi për humbjen e familjarit të tyre; Aleksi iu përgjigj me çiltërsi thirrjes tënde dhe ma do mëndja që po ta dinte ai fukarai se ti do ta ndiqje protestën nga lokali nuk do të kishte ardhur fare. .sa turp për ty që sot e 6 vjet si km nuk bën dot drejtësi për ata 4 persona që ti u bëre shkaktari që humbën jetën. .unë për veten time jam shumë i qartë se ty nuk të intereson të bëhet drejtësi sepse ti je ortak i saliut në të gjitha tradhëtitë vrasjet vjedhjet dhe degradimin e këtij populli. .edhe për sa kohë mendoni se do shtyni me këto lojëra? ? e mbajti qoftëlargu juaj me dhunë deri në 45 vjet ama plasi populli. .nuk duroi më. .po ju edhe sa mund të shkoni? ?nuk e di nëse saliu do ketë fatin e ramiz Alisë sepse është në njëfarë moshe që edhe mund të vdesi pra i gjykuar apo i pa gjykuar për poshtërsitë që ka bërë, mirëpo ti je i ri mër daku..dhe je në tavë thotë populli. .’bujarët’nuk të bëjnë dot derman sepse ti je çun i qut dhe e kupton mirë se çdo të thotë ‘fryhet Vjosa. .derdhet Buna’..

  2. asd says:

    Ky eshte gjiriz or ti mik. Nuk ka ne kete vend as institucione, as ndershmeri as koshience kombetare. Ngjarja juaj pluhuroset nen ceshtje te tjera te reja qe ngjallen cdo dite dhe me pas humbin ne harrese njelloj si ceshtja e juaj. Ketu te gjithe vrapojne pas lekut, gjyqtare, prokurore, politikane, media dhe… kush e hengri e hengri. Kush iku, iku. Edhe kur bejne sikur kujtohen per kete ceshtje, e perdorin ose per te trembur kundershtaret ose per efekte elektorale. Ju nuk hyni fare ne kete mesele. Ju jeni te harruar. Aleksi po e po. Ndjese paste.

  3. buj says:

    TE GJITHE SHQIPTARET JANE TE PRE NE BESE… PO JU E KENI NDJERE ME SHUME SE CDO KUSH TJETER… NGUSHELLIME TE SINQERTA!

  4. Z says:

    Per interesa personale te politikaneve Sali-Lul-Meta dhe Rama po shitet drejtesia! Jo SPAK te ngrihet ne Shqiperi po edhe vete Zoti te vije nuk behet drejtesi pa u larguar keta !

  5. Studenti says:

    Renqethse kjo deklarate e te ndierit Nika!sa e turpeshme as edhe e ulet kjo tentative e pabesueshme e qeverise e akoa me keq e qeverise Rama!Dhente zoti mos te jete e vertete ndryshe na kujton pazaret e pista te Fatos Nanos me Sali Berishen !Ne asnje menyre kjo familje nuk duhet te terhiqet nga padia qe ka bere ne Strasburg ,sepse kjo eshte vrasje me dashje e popullit pavaresisht se ka nje emer konkret,ku gjithkush qe protestonte ate dite per padrejtesite mund te hante nje koker plumbi” rikoshete ne peme” si peshqesh nga nje “burre shteti” ,ku per here te pare nje pseudodiplomat e etiketoi te tille edhe pse vrau ne mes te dites,duke na mbushur mendjen se te tilla ngjarrje pertej Atlantikut ka perdite!Sa e pamoraleshme aq edhe dritheruese eshte kompromisi qe kane bere familjaret e tre viktimave te tjere per nje dore parash duke blere gjakun e te afermit e tyre !Poshtersite ne kete vend jane te pafunda por jo deri ketu e akoma me keq n.q.se eshte tentuar nga qeveria e sotme per kompromis!Ndaj keshillojme familjaret e A.Nikes qe ta çojne deri ne fund kete katrahure shqipetare ku krimineli Berishe vret dhe pastaj te paguan ne emer te shtetit demokratik kaubojs!Cojeni deri ne fund akuzen pa pyetur nese Majlanda Bregu apo kerkush tjeter mund t’ju ndalin me pazaret e pista ndaj gjakut te birit tuaj!Ndjeme neveri ^per kete menxyre qe gatuget nga ata qe jo vetem qe nuk mbajne pergjegjesi qofte edhe morale por edhe nga ata qe sherbejne si fjales ne te tilla raste!Zatem prandaj Shqiperia eshte katandisun ne kete derexhe sepse vrasesit pasi hane e pine me qeveritaret qe i ka zgjedhur populli i genjyer si ngahera bejne pazare me gjaun e nje te ndjeri qe mund te isha edhe une edhe ti dhe ajo dhe ai!Ndjejme keqardhje per kete familje dhe bashkojme zerin tone kunder kesaj maskarade te stisur nga klloune politike qe per interesa te ngushta bejne pazare me vrastare me kostume demokratike!

  6. lesh e li says:

    Ne kete histori me befasoi qendrimi qeverise: “te zgjidhet me pajtim”. Kjo deshmon se dy krahet politike mbrojne njeri tjetrin.Turp I madh per qeverine Rama.

  7. rexha 10 says:

    SI PRISNI JUVE NGA DREJTESIA SHQIPTARE ,KURE PO VETE KJO QEVERI QE I MORI JETEN NJERZEVE TE PAFAJSHEM I SHPERBLEU PERSONAT QE SHTIEN MBI TA. SA PER KRYEMINISTRIN AKTUAL TA FALAT E PARA JA CONTE SANDRITTE TV KLANIT,QE E SHPERBLEU ME NJE VILE TE BUKUR NE QERRET TE KAVAJES. SHPRESOJME QE PROKURORIJA TI RIHAPE KETO DOSJE,BASHKE ME SHUME DOSJE TE MBYLLURA NGA KETA PUSHTETARE TASHME TE DAMKOSUR ME KRIMETE TYRE. NGUSHLLIME FAMILJAREVE TE VRARE ME 21 JANAR TE 2011.

  8. Detari says:

    familjet e 3 te tjerve kane pranuar para ne dore qe mos ta hapin me gojen…ja kush jane shqipfolsat. shesin gjithcka per dy kacidhe.

  9. Tura says:

    Te rofshin brekushet dhe opengat o Edi Rama se ke sa 21 janare qe na ren e na ren.Mos bre se je dhe goxha I gjate per te na rejt kaq shume.Se do te thone, na rejte e na rejte.U mbure e u mbure sa u dhjeve ne poture…

  10. fteri says:

    Kur është graduar karagjozi gjyqtar për gjykatën e të drejtave të njeriut në europë vetëm nga Rama ,gjykatësi krimit ndyrë i 21 janarit Aleksëndër Muskaj gjykatësi famëkeq që fundosi përfundimisht 21 janarin ?…gruan e ka për studime specializimi në Londër me para të qeverisë shqiptare marr nga xhepat e shqiptarve të varfër,megjithse Rama tha në 2017 që këta gjyqëtar sot jan në rrugë,nesër do të jenë në burg !….Ai jo vetëm që nuk është ndëshkuar por gëzon autoritet dhe privilegje shterore nga Rama ,kjo është e turpëshme..

  11. cipini says:

    Ata qe kane pranuar shperblim per te vraret e familjeve te tyre mund ti merrnin te dyja…drejtesine dhe demshperblimin qe mund teishte akoma me i madh. Tani kane nje fare shperblimi dhe mankthin e madh qe nuk paten drejtesi. Familja Nika duhet te insistoj per drejtesi te plote. Ndjese paste Aleksi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje