Nga Bashkim Kopliku
“Një dënim i formës së prerë” nuk nuk ndryshohet dot ( nuk rishikohet dot) “në dëm të të dënuarit”, çfarëdo faktesh të reja të zbulohen më vonë. Kjo është situata reale në Shqipëri (shihni kodin e procedurës penale, nenet 449, 451 etj.).
Më thjeshtë: nëse një vrasës, ka qenë dënuar vetëm me pakë vite burg, gjoja për “vrasje pa dashje”, nëse më vonë, pra pas dënimit të tij, zbulohet se ai vrasjen e ka kryer me qëllim, me paramendim, ai, nuk dënohet dot më….
Kjo gjendje e ligjit krijon shumë shqetësime, prandaj duhet ndryshuar urgjentisht: mendoni vetë, miq të fb, rastet që hasen në praktikë.
Ndryshimi, absolutisht nuk duhet lënë vetëm “në dorë të specialistëve”, të juristëve, sepse nuk është në esencë thjeshtë çështje juridike, sepse vendet Perëndimore, të cilat i marrim për shembull, kanë qëndrime të ndryshme. Në këtë rast, juristët kanë vetëm rol “mekanik”, të rregullimit të neneve të Kodit të Procedurës Penale, sipas qëndrimit politik që do të mbahet nga shumica e shqiptarëve.
Duhen aktivizuar në radhë të parë politikanët, deputetët, por edhe i gjithë opinioni publik, sepse kjo është çështje politike.
Thënë më thjeshtë, duhet përcaktuar se shembullin e cilave vende duhet të ndjekë Shqipëria:
të Gjermanisë etj, që e kanë në Ligj edhe ridënimin e fajtorit, pra dënimin përsëri të tij,
apo të Francës etj., ku nuk lejohet ridënimi i fajtorit mbi bazën e fakteve të zbuluara më vonë, që me gjuhën juridike shprehet “nuk lejohet rishikimi i dënimit të fajtorit, nëse ai rishikim e rëndon fajtorin!!!
Mendoj se duhet që Ligjin ta bëjmë sipas variantit gjerman, kryesisht për dy arsyet në vijim:
1— Ne shqiptarët kemi traditën e gjakmarrjes, në përgjithësi të hakmarrjes, të ngulitur thellë në mentalitetin tonë: nëse nuk e dënon “shteti” (Drejtësia) fajtorin, e dënojmë vetë, duke marrë gjak etj. Ndryshimi i ligjit, do të ulte rastet e vetëgjyqësisë, sepse dënimin do ta jepte shteti.
2— Jemi dhe duke futur Drejtësinë e Re, atë pas Vettingut, e duhet t’i hapet rrugë ligjore të veprojë. Me Ligjin në fuqi, edhe kur Drejtësia do të zbulojë fakte të reja rënduese për fajtorët, nuk do t’i dënojë dot (vrasësit, të korruptuarit etj.), sepse ata e kanë siguruar veten për jetë, me dënime të lehta, të sajuara zakonisht me pagesa korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ia vlen të mendohet e të kërkohet të bëhet urgjentisht ndryshimi përkatës i Ligjit.
Mos u merni me fjale gazetash nese ka bere gabim drejtesia te denoje ta fusi ne burge nese dretesia eshte e njeaneshme atehere penalizoni qeverine duke mos votuar per asnje eshte e thjeshte .
Ai ligj qe thore Kopliku eshte bere e miratuar para gati 2 vjeteve, ne fund te legjislatures se kaluar, eshte bere me qellim per te shpetuar Meten, dhe per te pranuar ai rolin e presidentit.Duke editur fort mire qe me nje drejtesi te korruptuar do kalonin edhe te tjere.Promotori i ketij ligji eshte Pandeli Majko, u justifikua, na i kerkonte BE-ja.
keta po rishikojne vendimet per te ulur denimin ti thua…nuk mbet I denuar me burg te perjetshem pa dale, vec ata qe kane frike te dalin, ose qe nuk kane… ne rregull e ke, por je larg realitetit.