FOTOT: Kush është 28-vjeçari që u vra në “Astir"

21 Janar 2020, 07:16Kronika TEMA
FOTOT: Kush është 28-vjeçari që u vra në

Vilson Tafçiu(Noka) 28-vjeç u vra me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se viktima ka qenë i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

Autori dyshohet se është larguar nga vendngjarja me një makinë të zezë që është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Mësohet se viktima, i cili njihej edhe me mbiemrin Noka ishte arrestuar në Francë për trafik droge në mars të vitit 2018, ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj dhe më pas ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar, shkruan “shqiptarja.com”.

Tafçiu qëndronte në Dibër bashkë me familjen ndërsa mësohet se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen. Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna për grumbullimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje