Personi në foto është 22-vjeçari Anis Hemissi, i cili është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër.
I riu, i cili merrej me sportin e kickboks-it është arrestuar ditën e hënë menjëherë pasi ka ardhur nga Tajlanda në Kopengahen, pasi ndaj tij kishte një mandat arresti ndërkombëtar.
Ndërkohë, sipas autoriteteve vendase pritet që i riu të ekstradohet nga Danimarka drejt Britanisë së Madhe.
Hamissi dyshohet se ka vrarë në sy të bashkëshortes dhe fëmijës Flamur Beqirin natën e 24 dhjetorit 2019, në vigjilje të Krishtlindjes. Ai u vra në hyrje të shtëpisë së tij.
Ndërkohë nga ana tjetër, një mikeshë e Hamissit deklaron se policia ka arrestuar personin e gabuar, pasi ai ishte në shtëpi në atë datë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Nga ana tjetër, Beqiri nuk ishte një person i panjohur për autoritetet daneze. Ai rezultonte si një ndër personat më të kërkuar, i dyshuar si drejtues i një grupi droge që kapte vlerën e disa milionë paundësh.
Sipas policisë, është pikërisht kjo jetë që Beqiri bënte ajo që ka sjellë edhe vrasjen e tij. Ai është përfshirë edhe më herët në ngjarje të tilla, ndërkohë një mik i tij po ashtu u ekzekutua në mënyrë të ngjashme me Beqirin.
Vitet e fundit, emigranti shqiptar me shtetësi suedeze njihej edhe si producent muzikor dhe kishte një jetë luksoze me makina dhe udhëtime të shumta, ndërsa dasma e tij në Itali në vitin 2018 kishte kushtuar më shumë se një milion paund.
Anis Hemissi
Anis Hemissi
Flamur Beqiri
Flamur Beqiri me te shoqen
Flamur Beqiri me te motren
Flamur Beqiri me te motren
Flamur Beqiri me te shoqen dhe djalin
Flamur Beqiri
Ktij Anisin e pret nje e ardhme e ndritun , pasi atje ku do shkojne mund te ushtroje edhe kick as-in. Do thejnee xhamin e sahatit.. (apo si kane qejf kto gangsterat kik-boksjerat)
Po matrapiku po… Ky boksieri me miljon euro biznes hashashi do futet mashkull e do dali femer nga burgu… hajde fantazi hajde.. Problemi ne nje vrasje nuk eshte viktima, por lindja e nje vrasesi qe do te fuqizzohet akoma me teper ne burg. Vrasjet nuk behen per kot e as per qef.
Tema ka nxjerre nje foto qe do ti kete pelqyer djemve te Temes.
Tamam suedez. Po pse nuk thoni qe ky eshte burazeri jone …
Vazhdojne gazetaret me avazin e “producenti muzikor”! O Zot i modh qe na ke mbush me debila. Vet shkruan gazetari qe ishte me i kerkuari ne Danimarke per trafiqe droge dhe pastaj thot producenti muzikor. Ca muzike prodhonte? Ate te syve qe te plasin? Kokrra mafiozit, producent… Ej Zoti modh
Pse nuk e shkruani qe ky Anisi qenka Tunizian? Informacion i lene pergjysem
Çun trim
Duket nga muskujt e barkut
Njeriu për 1 emër jeton
Edhe burgu për trimat është
Ky s do ja përtoje dhe gardianit po s ja hapi derën shpejt për ne dush dhe ajrosje
Mbajeni mend ça do ti bëjë kur të dali nga burgu
Në 2065