"Ftohtë e shkurt në VV, gjatë e ngrohtë në LDK", takimet e Grenellit zbulojnë preferencat e tij për Kosovën

23 Janar 2020, 16:58Rajoni TEMA
"Ftohtë e shkurt në VV, gjatë e ngrohtë në

Richard Grenell, i  dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku po zhvillon takime me krerë të partive politike.

Grenell ka nisur ditën e takimeve në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje ku ka takuar liderin e LVV-së Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Grenell tha se nuk i intereson edhe aq formimi i koalicionit, çështjet për të  cilat ka shfaqur interesim kanë qenë zhvillimi ekonomik dhe heqja e taksës ndaj produkteve serbe.

Por ajo çfarë u vërejt ishte takimi shumë i shkurtër në mes Kurtit e Grenell. Llogaritet që i gjithë takimi ka zgjatur përafërsisht më pak se 10 minuta.

Në lëvizjen Vetëvendosje ndërkohë, nuk është dhënë asnjë detaj nga ky takim. Për më tepër, lideri i partisë Albin Kurti, nuk u deklaruar as për media.

E i dërguari i posaçëm i Trumpit ka vazhduar  takimin e radhës në LDK.  Për dallim nga partia e Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar edhe një fotografi nga atmosfera e takimit mes Grenell dhe zyrtarëve të lartë të LDK-së, që në shikim të parë duket mjaftë e ngrohtë.

Takimi  me zyrtarët e LDK-së kishte nisur para kohës së paraparë, ndërsa ka zgjatur reeth 1 orë.

Richard Grenell njihet për qëndrimet e tij të ashpra ndaj të majtës si ideologji në përgjithësi, dhe partive e lëvizjeve të majta në veçanti. Partia z.Kurti është e profilizuar si qendër e majtë, ndërkohë që partia që drejtohet nga z.Mustafa është e qendrës së djathtë.(Periskopi)

1 komente në ““Ftohtë e shkurt në VV, gjatë e ngrohtë në LDK”, takimet e Grenellit zbulojnë preferencat e tij për Kosovën”

  1. mik says:

    Ne fund te ketij artikulli duhet te shkruhet : PS : ” Opinioni asht i yni ( GT) “. Perndryshe lexuesi keqkuptohet !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje