Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha të enjten se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i jap fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ai i bëri këto komente pas takimit me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në fillim të javës mori mandatin për formimin e qeverisë së Kosovës.
“Është shumë e rëndësishme që nëse duam përparim në zhvillimin ekonomik, tarifa prej 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të ndodhë në të njëjtën kohë kur Serbia duhet të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”, tha ambasadori Grenell, duke nënvizuar se këtë mesazh do të transmetojë edhe në Beograd ku pritet të qëndrojë të premten.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pezulluar që nga nëntori i vitit 2018 kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.
Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.
Diplomatët presin që qeveria e re e Kosovës të pezullojë tarifat për t’u hapur rrugën bisedimeve.
Por, Kosova ende nuk ka një qeveri pas zgjedhjeve të parakohshme të tetorit të vitit të kaluar.
Ambasadori Grenell tha se nuk do të përfshihet në procesin e ngritjes së qeverisë, por është i përkushtuar për zhvillimin ekonomik. krijimin e vendeve të punës dhe sjelljen e bizneseve evropiane dhe amerikane në Kosovë.
Zoti Grenell i cili arriti të mërkurën mbrëma në Kosovë, tha se “presidenti Donald Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa, jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë këtë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik”.
Ai po qëndron në rajon pak ditë pasi bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.(voa)
HAAAAAAA RAMBUBUSHI ME KALLASH KEYEMINISTER .
FUTENI NE BURGE KETE KRIMINEL LUFTE KETE RRUGACE KOSOVE NE VENDE QE TE NEGOCIOJE PER PAQE TREGONE MUSKUJT KY BREKE- MUTE KY MORRACAK HARRONE KY GJYSEM SERBE QE SERBIA E RIMERE KOSOVEN PER 10 MINUTA.
Ti Ndyresire Serbe duhesh zhdukur nga faqja e dheut
Para nje viti “tarifa 100%” u mbeshtet ne shumice absolute si nga politika populiste ashtu dhe nga propaganda e shtypit “patriotik” si ne Kosove ashtu dhe ne Shqiperi. Me kujtohet kur edhe Edi Rama pershendeti dhe perkrahu marrjen e vendimit per taksen 100% ndaj mallrave serbe duke deklaruar gjithashtu se ne te kundert Shqiperia me Kosoven do te ken taksa 0 ne dogana!!!
Jo vetem kaq, por “heronjte e bashkimit te kombit” ju kundervune kujtdo qe mendonte ndryshe duke i akuzuar si filo-serb e grek e deri armik i kombit. Aq sa edhe perpjekjet e BE-se per heqjen e takses dhe fillimin e dialogut me Serbine e akuzuan me shprehjen banale te barbareve te Anadollit si “kurve”.
Sot, cuditerisht, shumica jane kundra!!! Sigurisht, a mund te shprehet dikush ne nje republike bananesh ndryshe nga amerikanet? Dhe “fajtor” na del vetem Ramush “trimi”!!! Cfare te bejme, “murit me koke nuk i bihet”, treg i lire, udhetime ajrore te lira, bashkegzistence e lire, pashaporta serbe, emigrim i lire, …….. kushtu kemi jetuar nje jete te tere, keto 20 vite ndarje do na prishin? Keta s’po bejne dot nje qeveri, ceshtjen e Kosoves do zgjidhin?
Realiteti eshte se njerezit jane te lodhur e te pashprese me keta pushtetare e politikane te vendit qe te mbytur ne korrupsion shikojne vetem interesat personale dhe te klanit te tyre. Zhurma e propagandes nacionaliste eshte nje tullumbace e mbushur me pordhe!