Komisioni i Ligjeve miratoi sot projektligjin për amnistinë, i cili tashmë pritet t’i kalojë tashmë Kuvendit.
Sipas këtij projekligji, pritet që rreth 700 të dënuar të përfirojnë lirinë.
Ligji i amnistia u propozua sipas qeverise me dy ndryshime te vogla.
Për të mbrojtur këtë projektligj, ishte e pranishme në Komision ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ndër të tjera argumentoi se pse duhet përjashtuar “ndjekja penale”.
Sipas Gjonajt, kjo lidhet me luftën ndaj kriminalitetit që qeveria shqiptare ka si prioritet kryesor dhe pandëshkueshmërisë. Për këtë arsye, ajo nënvizoi se nuk mund te pranohet që të bëhet amnisti për personat në ndjekje penale.
Gjithashtu, edhe nga kryetari i Komisionit u hodh ideja për ta lënë të hapur datën e vendimeve gjyqësor, por Gjonaj shtoi se “kjo le shteg për abuzim duke ju dhënë kohë të mjaftueshme atyre që i janë shmangur drejtësisë për të përfituar deri në hyrjen në fuqi të ligjit”.
Ndër të tjera, ministrja Gjonaj solli në vëmendje të komisionit edhe amnistitë e aplikuar gjatë harkut kohor të viteve 2008 – 2016 ku sipas të dhënave i është dhënë mundësia e përfitimit mjaft subjekteve kriminale.
Pavaresisht veprës penale, sipas formulës së viteve të shkuara ç’do subjekt perfitonte ulje dënimi nga amnistitë.
Ndërkohë, Gjonaj theksoi se këtë herë amnistia është parë me kujdes të plotë ku drejtpërdrejt kanë përfituar vetëm gratë dhe të miturit.
Nga amnistia nuk përfitojnë të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që janë dënuar për dhunë në familje, krime seksuale apo korrupsion.