Policia e Shtetit hap tenderin 4.9 milionë lekë: Mjetet e policisë me pamje të re

23 Janar 2020, 14:40Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka hapur tenderin për me objekt  “Kërkesë për Propozime” për  dizenjim mjetesh.

Fondi limit është  4,9 milion lekë  ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është brenda 1 muaji nga lidhja e kontratës.

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020.

Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite.

Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobuzë 8+1 me tërheqje 2×4 me përmasa gjatësi 4972 mm dhe gjerësi 1986 mm, mikrobuzë 8+1 me tërheqje 4×4 me përmasa gjatësi 53389 mm dhe gjerësi 2112 mm.

Bashkëlidhur foto të mjeteve rrugore që do t’i nënshtrohet proceseve të lyerje dhe dizenjim:

3 komente në “Policia e Shtetit hap tenderin 4.9 milionë lekë: Mjetet e policisë me pamje të re”

  1. ?????? says:

    Shtet i degraduar edhe me kancer .te qifsha shtetin e poshter edhe te babzitur hajduta muti haleja shporruni te pa afte

  2. Lexuesi says:

    Booo bo! Cfare mjetesh. 53389 mm, te gjata, domethene 53 metra te gjata. Deri me sot ska makina kaqe te gjata, por do ti kete Shqiperia, duke zene vendin e pare ne bote. ……….. Si nuk vute mend qe te redaktoni e te kontrolloni cdo shkrim para se ta publikoni. Hajt naten e mire.

  3. KCK. kap ca te kapesh says:

    tender si ato te robave qe ben si te turkut ,dhe i dhane nga nje pale dhe te tjerave u thane ti blejne vete policet.tani shiko kur ti bejne si makinat e policise turke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje