Ish-shefi i Rrugores: Shqiptarët mendojnë se janë Gjergj Elez Alia

23 Janar 2020, 09:16Kronika TEMA

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve marrë shkas edhe nga numri i lartë i aksidenteve.

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora, Tola thotë se kujdesi duhet të nisë që kur dalin nga shtëpia dhe marrin timonin në dorë, duke marrë në konsideratë jetën e tyre por edhe të këmbësorëve.

Tola: Kur merret timoni në dorë duhet bërë seriozisht që nga dalja nga shtëpia. Mjeti është diçka që vret, shqiptarët nuk duhet të mendojnë se janë Gjergj Elez Alia dhe nuk vdesin, ose Muji dhe Halili.

Mjeti vret, vret edhe këmbësorin. Një pjesë që ka zbritur nga zonat rurale në qytet ndoshta nuk e ka akoma frikën dhe zbret përtej trotuarit, trotuari nuk është i mjaftueshëm aq sa duhet.

Në Tiranë i kemi kërkuar me insistim bashkisë ku ka shpejtësi të lartë në magjistralet kryesore të qytetit të vendosen barriera metalike për të mos lejuar këmbësorët të zbresin ku të duan. 28-30% janë këmbësorë që vdesin.

Tola shtron nevojën edhe për futjen e edukimit të sigurisë rrugore si lëndë mësimore në shkolla.

Tola: Edukimi rrugor nbuk është sistematik. Është sporadik. Duhet të luftojmë që ta vendosim në sistem lëndën e sigurisë rrugore, nuk mund të bëhet me fushata sikur shkojmë ne në shkollë.

1 komente në “Ish-shefi i Rrugores: Shqiptarët mendojnë se janë Gjergj Elez Alia”

  1. Qinani says:

    I motj je plako.
    Ke thon tamom t verteten.
    Si ke ajo historija legjend.
    Kur u ndertu hidrocentrali i Fierzes,shkun shoferat shkodron n bajram curr,tropoj,me ati centaurat 40 tonshe qe mbushnin digen me dhe.
    Por malokt,ngaqe s kuptonin i delnin dhe i zinin rrugen centaurit,e cila don koh t frenoj se ka 40 ton n kurriz.
    Prej ktej lindi ajo konga e nendheshme atehershme:
    Karaduc prej Bajram Currit
    S do me dit ç o centauri,
    Kush puno n uzin t betonit
    Karaduci n kmish t nejlonit…(kur dolen kmisha nejloni dhe njerzit ziheshin n rradh)
    …karaduci n zonen b(bohet fjal per operativin malok)
    Harroi çanten ne wc.

    Kur lexo kto vargje shkodrane t vje parasysh Sal Karaduci.Sala m kmish t najlonit…
    Mjer aj ven se ç njers ka.
    Ja di vazhdo vjersha sot..
    Bje dayllja anemban
    Karaduct ran ne Tiran.
    Pyje,shpella,ujqer ,pisha,
    Pollen bish Sali Berisha.
    Luft a modhe ne tropoj
    Karaduct han kar ne goj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje