Mësoi lidhjen me nënën e saj, e dashura greke padit shqiptarin për përdhunim

22 Janar 2020, 17:49Kronika TEMA

Një shtetase greke 19-vjeçare, me banim në Larisa, ka paditur në polici një shqiptar 32-vjeçar, të cilin e akuzon për veprën penale të përdhunimit.

Por, duket se gjithçka është një sajesë e vajzës, sapo ajo ka mësuar se i dashuri kishte marrëdhënie intime edhe me nënën e saj.

Avokati i shqiptarit argumentoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përdhunimin, gjë që dëshmohet edhe nga ekzaminimi mjeko-ligjor i 19-vjeçares, pasi nuk u gjetën lëndime në trup, duke përforcuar kështu pretendimin e shqiptarit se marrëdhënia seksuale ishte bërë me dëshirën e vajzës.

Ndërkaq, nëna e 19-vjeçares u tha hetuesve se ishte informuar për ngjarjen nga i dashuri i vajzës së saj dhe se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike për të dëshmuar.

Vajza që ka bërë denoncimin është shprehur se prindërit e saj ishin ndarë dhe se nëna e saj e kishte mik prej kohësh 32-vjeçarin shqiptar, por nuk e mendonte se mes tyre kishte më shumë sesa miqësi.

1 komente në “Mësoi lidhjen me nënën e saj, e dashura greke padit shqiptarin për përdhunim”

  1. gjithashtu malok says:

    o vajza greke 19 vjecare, mos heto me thelle, sepse do zbullosh dhe ngjarje me tronditese. psh do zbulosh qe hamshori shqiptar te ka palluar dhe babain.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje