Ngritja e "FBI-së shqiptare”, ja kush ka aplikuar për kreun e BKH-së

22 Janar 2020, 13:10Kronika TEMA

Emra të rëndësishëm të policisë, kanë shfaqur interes për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, e ashtuquajtur si FBI shqiptare.

Burime të sigurta brenda Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë se kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtëquajturën FBI-në shqiptare emra të rëndësishëm të policisë. Në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.

Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni. Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA.

Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm. Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020.

1 komente në “Ngritja e “FBI-së shqiptare”, ja kush ka aplikuar për kreun e BKH-së”

  1. Rrumpalla says:

    Po qe se bëhet Fatos Dervishi, sali krimineli do filloi të tallet me edin dhe SH.B.A. Do ju thotë a ma rruani tani? Sepse krimineli sali ka dosje për të tërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje