Vrasja që tronditi Astirin: Autori ishte shok i ngushtë me viktimën, e kishte ftuar edhe në shtëpi shumë herë

22 Janar 2020, 12:00Kronika TEMA

Zbulohet emri dhe mbiemri i personit që policia ka shpallur në kërkim si ekzekutori i Vilson Tafçiut, vrasje që tronditi Astirin mbrëmjën e të hënës.

Ai quhet Noel Dishi, raporton News 24.

Më herët policia bëri me dije inicialet e tij N.D dhe rezulton se ai përdorte 3 identitete.

Noel Dishi është nga Dibra dhe banues në Sukth.

Ai ka qenë shok me viktimën dhe kanë qenë bashkë madje edhe në Francë dhe Zvicër, raporton News24.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e autorit të dyshuar në Sukth, të cilët kanë thënë se Vilsonin e njihnin si shok të djalit dhe se shkonte shpesh në shtëpinë e tyre.

Po kështu familjarët kanë deklaruar se prej më shumë se 2 javësh mes Vilson Tafçiut dhe Noel Dishit ka ndodhur një zënkë që ka prishur miqësinë por motivin e saj nuk e dine.

Prindërit kanë pohuar se me të birin nuk janë takuar që një ditë para se të ndodhte vrasja.

Tafçiu që mbeti viktimë e këtij atentati mësohet se ishte arrestuar për trafik droge në mars të vitit 2018 në Francë dhe kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj.

Pastaj ishte deportuar drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar. Përveç Francës ai ka jetuar edhe në Belgjikë.

Policia thotë se shkak i vrasjes së Vilson Tafçiut ka qenë një konflikt i çastit.

Ndërkohë dyshohet se mes autorit dhe viktimës mund të ketë pasur konflikte edhe për pazare droge.

Njoftimi i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir.

Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimesh proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin V. T.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

Policia e Tiranës garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe fton qytetarët për të bashkëpunuar më tej, në drejtim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt.

8 komente në “Vrasja që tronditi Astirin: Autori ishte shok i ngushtë me viktimën, e kishte ftuar edhe në shtëpi shumë herë”

  1. CITON EDI RAMEN says:

    LE TE HAN KOKEN E NJERI TJETRIT

    1. Hoxh Armandi says:

      Miqesi turkoshqiptaresh. Aty hane aty theren.

    2. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

      pune arabesh,varu kkkkkkkkkkkk………………allah akbar!
      nje problem jo i vogel tashme ne vatan eshte edhe vendi ose varrezat per sunitet,kjo pasi me ritmet e vdekjeve[nje ritem i kenaqshem,fundja kjo eshte deshira e qafireve dhe jo faji jon] veshtiresohet gjithje e me shume,nuk ka vend kshq shteti duhet te ligjeroi djegien e te vdekurve,kjo edhe per arsye igjenike i sociale,jane mbushur varrezat me kjoska me cati llamarine,buste,lapidare,kagjella,gjysmahene e kesisoi ”stoli” made in turkey.

  2. Casti says:

    Para dy javesh kane patur nje zenke (thote familja e autorit) konflikt i castit (thote policia) dy jave jane thjeshte cast per policine!!! Hahaaa

  3. ?????? says:

    Ske shoke sot jane te rralle shoket e mire . Shoku sot eshte per interez edhe pik…pervec velljat edhe familjes tate ske njeri sot ..??

  4. TIRONA says:

    Maloket katundare pa burreri ,nuk jane mesuar te punojne,rruga me e mire ju duket droga.Por c’faj kane shqiptaret e ndershem per kete imazh?
    Aj dru me pre !

  5. Astiri says:

    Vetem shoke s’kan qene kurre, kane hyre tek njeri tjetri per te qire robt e njeri tjetrit.

  6. bledi says:

    Zakonisht ne kroniken e zeze dalin emra si Vilsoni Noeli Brajan Henri apo Gerald dhe jane te gjithe te lindur mbas viteve 90
    Ketu po te shikosh mbiemrat del me e qqarte tabloja
    TAFCIU DISHI TAFAJ HARUNI DEDA GJINKOLLI etc
    Jane te lindur ne qytet me prinder te ardhur ne kohen e tokes xanum qe jane perpjekur te ndryshojne race duke fillu nga emri jo nga kultura
    Fut dhe fenomenet Noka e Paloka qe japin shembull gangsterash e pastaj del rinia tek ura e Tares

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje