9 vjet nga "21 janari", vëllai i Ziver Veizit: Nuk kërkoj më asgjë, jam ngopur

21 Janar 2020, 11:59Kronika TEMA

Hiqmet Veizi, vëllai i Ziver Veizit, njërit prej katër viktimave të 21 Janarit shpreh zhgënjim për faktin që kanë kaluar 9 vite dhe akoma nuk është bërë drejtësi.

Nuk kemi asgjë, jemi ngopur me llafe. Jemi ngopur me drejtësinë, nuk kërkoj më asgjë. Kam 9 vite, jemi ngopur” tha ai.

Ndërkohë që mbesa e Ziver Veizit u shpreh se shpresa vdes e fundit dhe kjo shpresë është drejtësia e re.

“Kanë kaluar 9 vite, jemi të mërzitur se nuk është zbardhur e vërteta, shpresa vdes e fundit, kemi besim te drejtësia e re dhe që vrasësi i xhaxhait do të identifikohet
” deklaroi ajo pas vendosjes së luleve mbi varrin e tij në përkujtim të 9 viteve.

2 komente në “9 vjet nga “21 janari”, vëllai i Ziver Veizit: Nuk kërkoj më asgjë, jam ngopur”

  1. Tarasi says:

    me vjen keq por drejtesi te re ne shqiperi nuk ka…drejtesi e re quhet vetem sepse nderroi emrin

  2. naimi says:

    merrni cifteline. larg qofte por vetem vetegjyqesia kryen pune ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje