Ziver, Hekuran, Faik, Aleks, gjaku juaj nuk u derdh kot, na treguat fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit

21 Janar 2020, 11:16Kronika TEMA

Nga Artan Hoxha

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika…

Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”. Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten.

Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi.

Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit.

I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.

Nente vite me pas, asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje.

Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.

Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan t’ju vrasin, per t’ju bere shembull, qe askush prej nesh, të mos guxonte te protestonte perballe asaj godine.

Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan t’ja faturojne xhaxhait me cader, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.

Jane po ata, te pafytyre qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre.

Jane te njejtet qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 9 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e kombit”.

Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do t’ja hedhin fajin tjeterkujt, prokurorit qe nuk hetoi, gjykatesit qe nuk dha drejtesi, duke shpresuar qe minutat dhe oret e kesaj dite te kalojne sa me shpejt, qe t’ju heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla, sa me pare te jete e mundur.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit.

Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete.

Ata do u shfaqen naten ne gjume, do u kallin daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, j’u sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte.

Per 9 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua t’i lante duart nga gjaku juaj.

Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.

Kur kane kaluar plot 9-te vite nga ajo e premte e zymte janari, se paku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard.

E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte.

Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar do t’u kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet…

Prandaj cdo 21 janar, shqiptaret nuk do t’u harrojne, perkundrazi do t’u kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik.

Ndersa ata “larte”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoje ne vend.

Edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do t’ua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem, ato sherbyen per t’u treguar shqiptareve se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit.

Pavarsisht se 9 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit.

Luli, nga minister i Brendshem sot eshte kryetar partie dhe lideri i opozites.

Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij.

Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend.

Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise.

50 komente në “Ziver, Hekuran, Faik, Aleks, gjaku juaj nuk u derdh kot, na treguat fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit”

  1. liria says:

    Artan respekt per kete shkrim te bere. Nuk kam se çfar te shtoj apo t’i heq analizes suaj. Kujtim me te bukur per ata 4 martire nuk ka. Vetem zoti u marrte hakun atyre, se njeriu nuk po ben gje. Mendoj se nje dite nga zoti do t’i lajne te gjithe ne kete bote gjynahet qe kane bere. Respekt dhe mirenjohje.

    1. Kalec Dega says:

      do thone zvarraniket po Edin pse e fut ne kete liste…
      pergjigje:
      ai eshte i pari bile para saliut

      1. Shinjestra says:

        Kolec! Zvarraniket e sateme.More maskara njeri,more bythelepires i Saliut,e verteta eshte e vertete,Edi Rama beri nje proteste shume te rregullt,paqesore aq sa nje lule nuk u demtua,nuk u prish asnje pllake bulevardi.Por ata qe simpatizon ti maskara,e pane kete paqesi,filluan te godasin protestuesit ne bulevard me duar ne xhepa.Aq me keq kur Saliu yt kete veper makabre kerkoi t’ja faturoj te tjereve,me thika me helm e çadra pistolete.Saliu deklaroi,se, Edi Ramen do t’a kisha vrar me snajper dhe do t’i beja nje varrim madheshtor.Po kasaj ti KOLEC çfare i thua?Pra per te mos e zgjatur,kater protestuesit i vrau garda me urdhe te Sali Berishes dhe Lul Bashes,te cilet nuk po u gjen shpirti rehat.Nga keto krime qe kane bere,ata donin t’i vinin flaken parlamentit,kryeministrise,te rrezonon qeverine e ligjesheme te Edi Rames.Po per protestat e dhunsheme qe bene Basha,Berisha,Fallxhorja pse nuk flet nje fjale,apo te duken te shtrembtat te drejta?Nga njerez si ty,po shkon pd-ke ne humner,por ju nuk kini sy te shikoni.

    2. Katherina die Große & Madona prej Sauku says:

      Edi Rama edhe pse ka lan mjeker si Is Qemali osht bo sot njisoj si djali i Erdoganit dhe dhandri i Trumpit.Ai ka humb toruan dhe po e dergon venin drejt humneres.
      Shpresat qe kishim tek ai per nji Shqypni ndryshe po zveniten per dite e ma shume.
      Republika e Bananeve po vazhdon te notoje ne Oqeanin e Krimit si Barka e shpume e Noas.
      E vetmja fitore e modhe ne kto 9 vite ne pushtet asht qi Lulush Basha po ja thith bolet Ed Rames dhe opozita ka mbetun e paralizume e po drejtohet nga nji SHURRAXHESH si Monika e Like Hajdutit.
      Nuk na e kane fajin keta pizevenga por sistemi qe kemi ndertuar per tu drejtu nga kjo lloj race e qelbun njerzish qi kur marrin pushtetin harroj P..dh..i.n nga kan dale dhe ju duket vetja se ka ra nga qielli.

  2. ALEX says:

    Ata jane kriminel te mirefillte. Kriminel pa skrupull. Ata jane lindur ne Shqiperi. Flasin né gjuhen shqipe. Kane pushtet e këtë pushtet e kane vene në intere të qarqeve të caktuara

  3. Timi says:

    Po me Edin cfare ke o bole…apo hajt te hedh nje gure ne lume…o bole gazetar…pse o bole nuk shpjegon qe krimineli Sali e kishte bere drejtesine sherbetore t e tij e prandaj i vrau qytetaret sepse e dinte mire qe drejtesia ishte qe komplet vegel s tij…ndersa Edi po e cmomton kancerin berishist dhe ….o bole gazetar drejtesia vonon por nuk harron..o bole.

    1. Kostandin says:

      Por po vonon ca si shume o “specialist bolesh” i Ed çmontuesit..
      Apo mbase di ghe ti qe po e monton drejtesine Edi ne boten tjeter..

      1. bole demi says:

        Ky Timi duket qe ja lepika bolet Edi rames qe nga mengjesi e deri ne darke.

    2. Ai qe eshte shqiptar te paren ka vetem Shqiperine says:

      O Timi O Tim kaçrreli, je fiks si ai qe ka Ed Rama midis kembeve prandaj e mbron padronin. Halla rroga e bythlepiresit, je me te vertet nje vend bosh ku vjen era mut.

      1. Timi says:

        Da per blowjob je vete o bole…pk pse nuk krywezoni kriminelin e poshter Sali Berisha dhe koben Lul Basha per vrasjet…pse nuk u ngritet dje ti shkulnit dhembet sali qenit qe zhduku provat…pse nuk u ngritet kundra gjykatesve qe bene dikur gjykuan vrasesit e gardes…po beni llap lkap si bole neper komente. Dhe sa per Edin…si po ben ate qe truri kuaj as neper enderr nuk e perceptonte o berishiste derra.

        1. Adi says:

          Po ca po ben ky Edi juaj o te marrte muti shalet! Pa na i numero arritjet e idhullit, timonierit, liderit ridhjeres te pagabueshem keto 6 vjet e kusur?!!! Ca ka bere pervecse ka vjedhur me dy duar, ka bere shtetin me rrumpalle sec ishte dhe llollollove pa hesap e palezet?!!! Qelbesa te paguar qe komentoni njesoj. “Hec perpara”, “qente te lehin”, “ka bere nje gje”, “kryeministri vendit tim” e diarre te ngjashme. Po kur ju pyet ca ka bere rrini si mut.

    3. Tom says:

      O Timi, o djale, pyet cfare ka ndodhur me ata qe lyen duart me gjak ate dite? U shperblyen dhe u promovuan me poste ….pyet pyet…

  4. Tarasi says:

    paska gazetare ne shqiperi qe ndonjehere thone te verteten…..BRAVO

  5. KOZi... says:

    Kokepalaret ndalohet te comentoine se perdorin fjalor kokepalaresh. gallate

  6. Populli says:

    Mire thote z. Hoxha, nga keta kater emra , nga keta kater horra qe po mbajne peng gjithe shqiperine asnje drite jeshile nuk kemi. Keta jane bere nje me oligarket shqiptare dhe nuk nuk duan t,ja dine per te ardhmen e vendit

  7. rexha 10 says:

    DO ISHTE ME MIRE QE TE MOSE FLISTE PER KETO JETE TE HUMBURA ,KY ZOTRIA KRYEMINISTER SEPSE PO TALLET ME JETET E TYRE .
    E DIME QE KETO JETE TE MARA ME DASHJE NUKE KTHEHEN ME,PORE MOSE KOLO NE ATE RRUGE DUKE SHKELUR MBI GJAKUN E TYRE .
    NJE DITE DO TE PENDOHENI PER DREDHERITE E PREMTIMEVE QE KENI BERE PERPARA SE TE BEHEJ KRYEMINISTER. NUKE E DESHIROJE KURRE ,PORE MENDO SIKUR TI KISHTE NDODHUR NDONJERIT NGA PJESTARET TE FAMILJES SUAJ.HESHTJA E JUAJ KA VERTETUAR ME SE MIRI PLANET DJALLZORE TE PROTESTES. AQE ME TEPER QE JE AKOMA KRYEMINISTER.

  8. Ton says:

    Timi …tati…tuti…..Selanik e te perpjete thote populli…..na kurse patetizmat Timi…….se po e shohim e do shohim.

  9. Lani says:

    Ekzakt.Respekt Dritan Hoxha gazetar qe thote te verteten.

  10. Dymi says:

    O i gjithëdituri Artan! O ti që shitesh ekspert për gjithçka. Edhe për të përcaktuar a ishte apo jo penallti ajo që u dha ne favor te ekipit të fundit në klasifikimin e serisë C të kampionatit italian. Po pse more idiot, Edi Rama do t’i dënonte ata që i vranë protestuesit në 21 janar?!?!Çfarë t’ju bënte Edi sindikatës mafioze të gjykatësve salijanë, që po çmontohet tani ? Po si është,e mundur që të barazosh vrasësit e tyre, Sa-lehin , konen Lulushe dhe floririn e Skraparit me Edin?!?! Apo e bën këtë për t’u dukur i pavarur. Në fakt me këtë tregon se je plotësisht i varur nga pafuqia jote për të thënë të vërtetën.

  11. Eri says:

    Sot gjithe populli i Tiranes duhet te dale ne bulevard per te perkujtuar 21 Janarin 2011.

  12. drino says:

    Te pakten Edi nuk vret se kriminelet Ilir floriri, Sali e Lulezim dihet qe jane vrases bile Saliu ja ka kaluar dhe Enverit.

    1. Vjosa says:

      Sufllaqien me apo pa qepe? Apo si Timi?

  13. Kollodoku says:

    Mire e ke por sa kan fajin gjithmon ata.
    Nje here , dy here, tre here dhe kaq mjafton qe nje popull i mencur te kuptoj qe kjo klas politike eshte njesoj si tjetra. Ka 30 vjet qe rrin aty sepse ky popull i VOTON.
    Ne Kili (south America) vetem pse u rrit cmimi i transportit publik populli u ngrit ne demontrata. Ne Shqiperi te vrasin dhe asgje nuk leviz.
    ME VOT POPULL ME VOT BEJ NDRYSHIM. PO DOLEN PO ATO FYTYRA MOS VOTO. NUK ESHTE THAR VENDI PER VAJZA DHE DJEM TE RINJ TI DOLIN ZOT.

    1. Pu, pu, pu says:

      Po me Edin ça ke o kar, mos u ben servil se ” gjoia ” i drejte

    2. Diktat says:

      Bravo skrapo ! Po të donte rama tetē vjetē mjaftojnë pēr tē ngritur nga gërmadhat njē sistem drejtēsie të drejtē e të pa varur , por si duket thesi i madh i tenderave dhe konçesioneve korruptivē është i rëndë, i rëndē plumbë, më i rëndë se plumbat që vranë Ziverin, Hekuranin, Faikun dhe Aleksin.

    3. Tit says:

      Mendoj se reformimi i thellë i drejtësisë, që po bëhet i mundur vetëm në sajë të këmbënguljes së kësaj mazhorance, do bëjë të mundur vënien e drejtësisë në vend për viktimat e 21 Janarit. Çfarë prisnin këta që sot anatemojnë Ramën se nuk ka mbajtur premtimin, të vishte ai togën e zezë të prokurorit??? Të merrte kallashin e të dilte si kaçak malesh, apo të urdhëronte me gisht se kush duhet arrestuar e kush duhet dënuar! Por është mësuar ky milet që të funksionojë drejtësia mbi vullnetin e njëshit, që nga koha e Enverit, dhe deri në 2013 kur gjërat filluan të ndryshojnë! Dhe ti Artan po e bën baltë me këtë “paanshmërinë” tënde të pështirë! Apo ti kanë futur koqet në bigë ata të cilëve iu çorre maskën me videon që tregonte ekzekutotët e 21 Janarit, dhe tani po iu shërben që të lash “gabimin” që ke bërë?! Se e di mirë ti se cili është Berisha, i njeh mirë mjetet e bindjes që përdor ai me të pabindurit. Je bërë legen fare, do bythë gazetaria investikative Artan. Jo sahanlëpirës.

  14. I.Troplini says:

    21 janari. I ngulitur nè ndèrgjegjet e shqiptarève si njè ngjarje qè do na ndjekè tè gjithève pas. Nuk e di se si ndihen autorèt e asaj tragjedie dhe nuk duhet tè na interesojè njè gjè e tillè.
    As ndjenjat e Edi Ramès, nuk i interesojnè mè askujt sot. Tek e shohim tè tundè lugèn bosh çdo darkè nè studiot e tallavasè dhe “tè bindè” vetveten se èshtè plot, tè duket si ato shitèsat tek tezgat e gabit.
    Ajo qè duhet tè na interesojè dhe ndoshta tè na detyrojè tè reflektojmè, èshtè fakti qè Shqipèria u boshatis dhe po boshatiset nga shqiptarèt sepse me ata 4 viktima, u varros edhe SHPRESA se mund tè jetojmè nè dinjitet nè kètè vènd.
    Ata qè ndjekin rregullisht emisionet e gazetarit Marin Mema dhe u duhet tè shohin se si shqiptarève nè trojet e tyre nè Serbi apo Mal tè Zi, Greqi apo Maqedoni iu duhet tè mohojnè vetveten, pèr tè mbijetuar fizikisht, do gjejnè paralelet e asaj politike antishqiptare, edhe nè vèndin e tyre.
    Pèr shqiptarèt nuk ka drejtèsi, nuk ka minimum egzistence nga shteti i tyre, nuk ka rend por tmerr dhe krim, nuk ka sistem shèndetèsor por tuxharè e matrapazè gjakpirès.
    Ajo qè kemi me bollèk, èshtè paaftèsia e artikullimit tè zèrit tè protestès. Ndaj ikim. E kemi mè tè lehtè ikjen sesa shporrjen nga zyrat tè atyre qè na detyrojnè tè ikim.
    21 janari do mbetet i tillè pèr shqiptarèt. Èshtè dita ku me 4 viktimat, varrosèm edhe tè ardhmen tonè.

  15. toma says:

    Edi eshte fajtor njelloj so Saliu,Iliri dhe Basha sepse spekulloi me gjakun e tyre.
    U vra Hajdari si rrugac dhe eshte hero pa asnje motiv.,Po keta te katert skane asnje motiv?
    Rama eshte faqezi dhe hipokrit,mjere ai we e beson.Kalova lumin te dhjefsha kalin.

  16. cipini says:

    Timi e ndroi emrin ne Dymi dhe i djeg Edi Rama. Edi mos premtonte nqs nuk e bente dot or TimiDymi.

  17. Nikolin says:

    Bravo Artan nje shkrim perfect per keta horra politikan !!! Qofte kujtimi i pa harruar per keta 4 deshmore te atdhevt the per kurajen e tyre shpirti i tyre pushoft ne paqe shpresoj shum qe shqiprija nje dite te dalin ne drite ???????????

  18. Olimpia says:

    Artan ,ke bere nje pamflet te goditur.Por jo te kater ne nje nivel.Saliu,Meta dhe Basha jane kriminele dhe kane pergjegjesi direkte.Po pres me padurim qe nje prokuror nga SPAK u te marre nje iniziative per ti cuar te tre keta kriminele perpara drejtesise.Nderkohe Rama ka pergjegjesine e madhe per mos denimin e fajtoreve.Jo se do ta bente si qeveri,por si forca politike fituese duhet te bente ceshte e mundur qe drejtesia te hapte ceshtjen dhe ti shkonte deri ne fund.Nuk ishte e thjeshte ,por jo e pamundur.Duheshin gjetur mekanizmat.
    I nderuar Artan,si persino qe do te mbetesh ne histori per zbulimin dhe mxjerrjen lakuriq te vrasjes dhe krimineleve,po te ben nje propozim…..Ne krah te kryeministrise te vendosen kater bustet e Ziverit,Hekuranit,Faikut dhe Aleksit.Parkut prepara Piramides ti jepet emri Parku 4 Deshmoret e Demokracise..Ne se shkruajme emra nga gjithfare shtetesh per ngjarje pa lidhje me Shqiperine dhe nuk emertojme te renet tane,kjo eshte e papranueshme.Sfidoj E.Veliajn me kete propozim.Le te hapim nje llogari bankare per pagesen e skulptorit apo skulptoreve .Mund te mos jene buste ,por dicka tjeter me shprehese.Perkujtimorja ne ate ate vend do ti bente nder shqiptareve ,ashtu sikurse do te stigmatizonte dhe mbulente me turp treshen kriminele Berisha,Basha dhe Meta.

    1. Plugu says:

      Prpozimin qe bene OLIMPJA per ngritjen e busteve ketyre martireve te vrar nga kryekrimineli Sali Berisha ne mes te bulevardit,eshte shume i drejte.Jemi gati te sponsorizojme edhe ne si popull dhe te behet sa me shpejt.

  19. Shqiptari says:

    Në çdo 21 janar,përjetojmë një nga ngjarjet më të rënda dhe më kriminale,në historinë postkomuniste,ku nē një nga protestat e opozitēs,shteti pērdor armēt kundēr qytetarēve të tij.Të tilla veprime të rënda kriminale,të shkaktuara nga i njejti pushtetar,Sali Berisha,kanë marrë mijëra jetë njerëzish të pafajshëm në Shqipēri.Vjedhja e hapur,shtetërore e zgjedhjeve më,1996,ngritja e piramidave kriminale,shembja e shtetit të kalbur,1997,grushti i shteti,i filmuar dhe i dokumentuar,i organizuar dhe i drejtuar nga Sali Berisha,e çuan vendin në greminë,në një luftë absurde ku nuk merrej vesh se kundër kujt luftohej.Një gjë u kuptua qartë:U grabit çdo gjë qē mundej,u dogj dhe u shkatërrua tërê arsenali i frikshēm i ushtrisē shqiptare,dhe mijēra tē rinjē u vranë.Ky grup kriminal,duke pērfituar nga përçarja e të majtës,nga njē korrupsion galopant,me njē palē zgjedhje të dyshimta me tē fortë,pruri nē pushtet të njejtin person,Sali Berishën dhe stanin e tij tē mbushur me zyrtarë të dyshimtë,pjesē e bandēs sē Berishēs qē shkaktuan gjithë atē tragjedi kriminale tē padëgjuar nē asnjē vend,përveç në Afrikë dhe në Amerikën e Jugut.Viti i zi,2011,tregoi se shqiptarët kishin gabuar në zgjedhjen e administratorëve të shtetit.Komunistët e konvertuar,nē aleancë me komunistēt ekstrem tē LSI-së,po qeverisnin të zhytur si gjithmonē në nje korrupsion,tani legal,live në TV.Thirrja nē protestë,protesta e shoqëruar me akte dhune,përgjigja po e ashpër nga forcat e rendit,i ka parē tërë bota nē TV.Në analizën e Tanit ka njē realitet të saktë,dhimbje,fajtirē dhe mungesë e madhe nga drejtēsia,shteti,pē tē vënē drejtësi për viktimat,krejt tē pafajshme e tē parrezikshme për karrigen e Berishës.Por duhet pak mē tepēr objektivitet,arsyetim dhe saktēsim të njerëzve përgjegjës pēr masakrën shtetërore nē bulevard.Ne pamē reagimin e Berishës,ndalimin e arrestimit tē gardistëve,prishjen e provave,akuzat ndal institucioneve tē drejtësisë,prokurores,presidentit dhe liderit të opozitës,Tani,që qëllimisht i çoi në pritë,ku trimat e presidentit,i masakruan poshtërsisht se përpak hynë në zyrën e Betishës.Po,kur ndodhi masakra,protesta kishte mbaruar dhe nuk paraqiste rrezik.Personat e vrarë ishin larg institucionit ,”që mbrohej me bashibozukë”.Për raste tē tilla ka rregullore tepër të detajuar.Tërë veprimet e njësive që mbronin “Kullën e lugatit vrastar”, janē tē specifikuara nē rregulloren e Fardës së Republikës”Po ashtu ka dhe rregullore pēr Policinē e shtetit për tubimet.Dhe mē e rëndēsishme,është “Rregullorja e përdorimit tē armēve të zjarrit ndaj turmave dhe demonstruesve”.Kētu ka një pikë interesante,pasi urdhëri vjen nga drejtues të shtetit,Ministër i Brendëshëm,Kryeministër,që urdhërojnë Komandantin e Gardês së Republikës dhe Drejtorin e Policisē së shtetit.Po Berisha doli i larë , përdhosi drejtësinē dhe ekspertët e FBI- së,vuri nēn presion rejtësin krejtësisht kriminale,të komanduar,tē korruptuar dhe të degjeneruar,ta mbyllē kētë krim shtetëror me dënime qesharake.Tani,Rama nuk është i larë,po kërkohet mē shumē objektivitet,qartësi përsa i përket përgjegjësisē morale dhe asaj penale për kete krim shtetëror ende të pazbardhur.Rama ka premtuar,është betuar dhe investuar për t’a zbardhur.Po,si mendon ti?E ke të sigirt,me këto gjykata,me po të njejtët protagonistē që e përdhosën këtë tragjedi,do bëjnë drejtësi?!A do e bëjë këtë SPAK dhe BKH?!Të shpresojmē se kjo drejtësi do të bëhet një ditē dhe shpirtrat e atyre njerëzve të pafajshëm do qetëdohen dhe dretësia do veprojë ndaj qeveritarëve vrasës të shtetasve te tyre te pafajshëm.

  20. filja says:

    Shkrimi qendron, por me duket se Artan Hoxha do zevendesoje ndonje skraparlli ne politik qe te mos ngelemi pa hiç skraparlli. ja nga Tropoja e kemi zevendesuar me vajzen e Azemit, Pollon nuk e di ne ka ndonje andej ate hena e keshtu me radhe.

  21. Adi says:

    O te dashurat e Edit pse ju djek kaq shume kur thone te verteten.

    1. Albert says:

      Gazetar i vertete.respekt kjo eshte e verteta le ta kuptoje ky popull leshi qe ndjek partite e qelbura

    2. Albert says:

      Pse ma bllokon o mero rama apo nuk te pelqen pergjigja e ketij gazetari te vertete .

    3. Albert says:

      Ju te portalit ini mero rama.nuk ju pelejne komentet e verteta per kete gazetar te vertete qe ju cjer masken .

    4. Albert says:

      Ju te portalit ini mero rama.nuk ju pelejne komentet e verteta per kete gazetar te vertete qe ju cjer masken .harove si ta beri fytyren politika o mero leshi

    5. filja says:

      Adi, ti je e ver-teta? tu befte filja. E mori dreqi se greqisht filjà – do te thote: te puth, ndersa une te peshtyj, tu befte filja. E, sa ka per te peshtyre aty ne ate vend, duhet lumi Valbona qe ti peshtyshe te gjithe.

  22. Doktor Cufja says:

    “Blloku” i Isuf Kalos dhe “Blloku” i Ilir Metës…

    Nga Ilir Mborja

    Mos u hutoni nga titulli intrigues “Blloku”! Sot nuk është fjala për “Blloku”-n e dikurshëm të janarit të 2011-s të Ilir Metës, por për “Blloku”-n e ri të doktor Isuf Kalos.

    “Blloku” i Isuf Kalos është dhe nuk është si “Blloku” i Ilir Metës. “Blloku” i Isuf Kalos është një libër i shkruar me stil dhe kulturë që dëshmon për sjelljet e bllokmenëve të para viteve ’90. Doktor Kalo duhet besuar e madje duhet falënderuar sinqerisht për këtë…

    Por, kur mësojmë se, nga shtypshkronja e Henri Çilit, ka shkuar me “Blloku”-n e tij në dorë drejt e tek Ilir Meta në Presidencë për t’ia dhuruar, nuk ka se si të mos të vijë në mendje “Blloku” i Ilir Metës i publikuar me video nga “Fiks – Fare” vite më parë e që “u përurua” me gjakun e katër v.iktimave më 21 janar të 2011-s në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…

    Mbase doktor Isuf Kalo nuk e kishte parashikuar nxitimin e Ilir Metës për ta shfrytëzuar këtë moment përuljeje e servilizmi ndaj tij… Duke e publikuar menjëherë këtë fakt, “Mic Sokoli” ynë hajdut, u përpoq t’i jepte pak oksigjen prej “intelektuali” vetes…

    Gjithsesi, autori i “Blloku”-t, ish mjeku i Bllokut Isuf Kalo, nuk është se bën ndonjë mëkat që shkruan vetëm për Bllokun e bllokmenët e vdekur sot…

    Punë e tij – që flet vetëm për gjysmën e vdekur të së vërtetës dhe shmang e mbyll sytë për bllokmenët e gjallë, por ai nuk duhet të harrojë se, të gjallët gjakatarë, Liri e Sali Berisha, dëshmohen në foto dhe, bashkë me të, përbënin më shumë se gjysmën e varkës së Bllokut në Drilon dhe gjysmën e njerëzve në dhomën me oxhak të diktatorit tashmë të vdekur…

    Prandaj dhe çifti i gjallë Liri e Sali Berisha nuk mund të mungonin e të mos i përgjigjeshin ftesës për të marrë pjesë në përurimin e “Blloku”-t tashmë të vdekur të doktor Kalos…

    Sigurisht, i shkruar me kulturë e stil intrigues, “Blloku” i Isuf Kalos është larg stilit ordiner që pamë e dëgjuam të gjithë tek “Blloku” i Ilir Metës.

    Megjithëkëtë, “Blloku” i doktor Kalos nuk besoj ta arrijë kurrë audiencën e tij, jo vetëm për arsyen se i dhuroi bujarisht integritet moral nga vetja autorit tjetër të “Blloku”-t, por se “Blloku” i Ilir Metës në janar të 2011-s ishte plotësisht i vërtetë dhe i besueshëm se fliste me zë e me figurë për të gjallë e të vdekur (tashmë)…

  23. koketuli says:

    O koketul Skrapari. Sa veta vrau Edi Rama ne dhjete protestat e vjetshme te dhunshme te opozites?

  24. shoku says:

    E keqja e kudondodhur ne Shqiperi eshte me e shpejte se sa e mira.
    Nese Rama eshte ” e mira” dhe e keqja eshte Sal,Lul, Ilir, sa te ndreqe Rama 1 ata thurr 21.
    Prandaj o njerez ky vend NUK BEHET.
    Me vjen keq qe ata te aferem shpresojne akoma te drejtesia.
    Drejtesia me shqiptare nuk behet.
    A ja vlen te rrish akoma në këtë vend?
    Kujto 21 janarin.

  25. Luiza says:

    Bravo Artan je nji trim qe ja hedh qurret ne fytyre ketyre kriminelave ,ketyre vrasesve,hajtuteve qe zoti i ndeshkofte dhe marte hak per 4 te vraret me 21 janar, pet te vraret e gerdecit e shume e shume te tjere qe populli i di mire .Zoti e denofte Sali Kriminelin Lul zagarin Ilir Hajdutin qe me 21 janare i quajti koke palare njerezit e varfer qe kishin dale per buken e gojes zoti marte hak tek femijet e tuaj.Po bredh nga kosova zagari Iliri ti percaj dhe ata si beri ne shqiperi ,se cdo shqipetsr i di mire bemat e tij , tani po shkateron dhe kosoven duke i futur percarjen ne mes te rente nji rufe Ilir .

  26. vp says:

    Nje shkrim qe thote pa frike te verteten dhe keshtu duhet te jete gazetaria , e pavarur nga rrymat politike…
    congratulations to Artan Hoxha…
    Por ka dicka tjeter qe duhet patur parasysh se drejtesia, eshte AJO qe ben hetimet dhe denimet..dhe nuk i ben Kryemininstri i vendit…Patjeter qe kryeministri encourages dryshimed ne drejtesi por nuk eshte ai qe i ve vulen ndryshimeve ne Drejtesi por nje commission i posacem i ngritur posacerisht te rishikoj ,proposoj dhe votoj per ndryshime ne drejtesi,,, nje process qe patjeter s’mund te kryhet ne nje kohe te shkurter pasi ka te bej me ndryshime te menyres se vepruarit per nje kohe shume te gjate,,,,.
    Megjithate eshte i admirueshem shkrimi dhe guximi i pa anshem i Artanit qe tu rikujtoj kujdo per pergjegjesite qe kane per ate massacre qe ndodhi

  27. M ajesh. says:

    Analize e gjalle.

  28. Plugu says:

    Prpozimin qe bene OLIMPJA per ngritjen e busteve ketyre martireve te vrar nga kryekrimineli Sali Berisha ne mes te bulevardit,eshte shume i drejte.Jemi gati te sponsorizojme edhe ne si popull dhe te behet sa me shpejt.

  29. Sheshi i Flamurit says:

    Edi Rama dhe mashtrimit e tij do perfundojne ne koshin e funderrinave te Shqiperise. Eshte mashtrues dhe perfitoj nga gjaku i te reneve, premtoj drejtesi per viktimat! Nderkohe qe drejtesine e perdor kur do, sic beri per te arrestuar Shpetim Gjiken, Fullanin etj…Edi Rama eshte njesoj si Sali Berisha. I fundit i vrau ne bulevard, Edi duke i kriminalizuar me hashin sheshit i beri te vrasin dhe te rrembejne njeri tjetrin! Edi Rama shet edhe femijet e tij vetem per miliona. Kaq, ai e ka Shqiperine biznes, ka ndertuar bashke me AlbStarin stadiumin, ka marre nje pjese te mire aty, tenderin e check-up, etj. Vilma Nushi and co jane vetem fasada…

  30. Tit says:

    E marr me mënd që do e postoni këtë koment, për tu treguar transparent, por realiteti është se komentin që kam bërë dje dt 2 Janar 2020 nuk e keni publikuar akoma, megjithëse ishte shumë korrekt. Keni komente që i keni publikuar nga tre herë, ju luttem të tregoheni më fair!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje