8 gjyqtarët e 21 Janarit, si Vetingu i nxorri të gjithë jashtë drejtësisë

21 Janar 2020, 13:31Kronika TEMA

Treshja e gjyqtarëve Agim Bendo, Ervin Metalla dhe Evjeni Sinojmeri, në shtator të vitit 2013, dënuan me vetëm vit burg ish-kreun e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen Faik Myrtajt si dhe me 3 vjet burg Agim Llupon i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011.

Ata i shpallën ‘vrasje pa dashje’ ekzekutimin e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit nga Ndrea Prendi dhe Agim Llupo në protestën e 21 Janarit 2011.

Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon. Vrasje e dy protestuesve të tjerë Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës mbetën pa autor. Gjithashtu pa autor mbetën edhe plagosjet me armë zjarri të gjashtë protestuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarë.

Në prill të 2016, tre vjet më vonë, Kolegji Penal pranë Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi la në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë, duke i vënë kapak çështjes së 21 Janarit, shkruan Shqiptarja.com

Vendimmarrja është e paprecedentë pasi gjyqtarët pranuan provat e prokurorisë për autorët e vrasjeve, por i konsideruan vrasje nga pakujdesia, me logjikën se vrasësit nuk i njihnin viktimat e tyre. Sipas kësaj logjike, edhe terroristët që hedhin vende publik në erë, të cilët sigurisht nuk mund t’i njohin viktimat që janë vizitorë apo kalimtarë të rastit, vrasin nga pakujdesia.

Por, në vendet demokratike personat që hapin zjarr nga një apo shumë njerëzve, pavarësisht nëse i njohin apo jo, dënohen si vrarës apo terroristë.

Po çfarë ka ndodhur me tetë gjyqtarët që shpëtuan vrasësit e 21 Janarit? Si u përballën ata me Vetingut? Cili është sot fati i tyre?

Treshja e Apelit që i konsideroi vrasjet si vrasje pa dashje

Agim Bendo, dha dorëheqjen nga drejtësia si dhe u ‘sëmur’ para se të përballej me Vetingun.

Ervin Metalla, i shkarkuar në të dy shkallët e Vetingut për fshehje pasurie dhe përfitim të padrejtë të një kredie të butë.

Evjeni Sinojmeri, e larguar me leje dyvjeçare nga drejtësia, në proces verifikimi nga Komisioni i Vetingut.

Pesëshja e Gjykatës së Lartë që vulosi vendimin e treshes së Apelit

Edmond Islamaj, i shkarkuar me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkalla e dytë e Vetingut, për probleme me pasurinë.

Artan Zeneli, i shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut, për probleme me pasurinë.

Shkëlzen Selimi, i shkarkuar detyra për kontakte të papërshtatshme me krimin.

Aleksandër Muskaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej siç bëri Ardian Dvorani.

Guxim Zenelaj, i larguar nga Gjykata e Lartë dhe drejtësia, edhe pse mund të qëndronte në detyrë deri kur të zëvendësohej.

3 komente në “8 gjyqtarët e 21 Janarit, si Vetingu i nxorri të gjithë jashtë drejtësisë”

  1. Petro ... says:

    PO ndjekje penale valle do te kete, se kush vjedh e nuk justifikon pasurine, duhet te denohet me burg apo vetem ai qe vjedh çimçakiz denohet me burg!

  2. Arben says:

    Edhe po të sulmohej shtëpia e bardhë dhe rojet e sigurisë të reagonin duke i qëlluar do quheshin terroriste apo vrasës dhe do dënoheshin me 23-25 vjet burg sipas jush?? Po ata policë në USA (pra vendi më demokratik) që vrasin njerëz të ndryshëm, të paarmatosur në shumë raste çfarë janë, terroriste ? Sepse edhe ata nuk i dënojnë gjykatat atje, thjesht i lirojnë nga detyra. Po kryeministri aktual që u zotua publikisht se do ketë drejtësi për viktimat e 21 janarit çfarë është ?
    Mos ja fusni pordhës kot me ca krahasime . Jeni gazetë politike dhe bëni artikuj për goditje politike po një m.. është edhe rilindja. Me keq madje se na përzuri nga vendi.

  3. Genocid mbi njerez te pafajshem says:

    Sot duhet te ishte e gjith shqiperia ne kembe per te zhdukur njehere e mire berishen, meten, ramen e bashen vrasesit e njerezve te pafajshem ne mes te bulevardit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje