Sandër Lleshaj "ankesë" Prokurorisë së Përgjithshme: S'kemi drogë për të trajnuar qentë

21 Janar 2020, 16:10Kronika TEMA

Ministria e Brendshme i është “ankuar” Prokurorisë së Përgjithshme për mungesën e lëndës narkotike të nevojshme për të trajnuar qentë.

Për këtë arsye, Kryeprokurori Olsian Çela u ka dërguar një letër drejtuesve të prokurorive për të pasur me tepër bashkëpunim me uniformat blu.

Në letrën që mban datën 14 janar të vitit 2020, siguruar nga Report Tv , Çela u ka kërkuar prokurorëve që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me policisë për të gjitha rastet për t’i informuar mbi çështje ku janë sekuestruar lëndë narkotike, që të mos asgjësohet, por t’u vihet atyre në dispozicion.

Si stërviten qentë me drogë? Qentë çdo ditë bëjnë stërvitje për të mos humbur aftësitë apo reflekset. Ata duhet të jenë në kontakt me drogën, kufomat, eksplozivin apo eurot, në mënyrë që të mos harrojnë erën e tyre. Kur dalin në aksion, qentë e dinë se çfarë duhet të kërkojnë. Në momentin që ai ndien erën e drogës dhe lëndëve të tjera, që është specializuar, ulet aty dhe nuk lëviz deri sa policia ta gjejë.

4 komente në “Sandër Lleshaj “ankesë” Prokurorisë së Përgjithshme: S’kemi drogë për të trajnuar qentë”

  1. Zigur Qarri says:

    Çfar u bë me 613 kg kokain qe u kapen ne Maminas,i ka perdor apo i ka shit Edvin Escobar D’Rama?!

  2. Ledio says:

    Kalojini njehere nga Kryeministria edhe nuk ka droge qe nuk do gjejne ata qene bire qeni..?

  3. Skrapari says:

    Lajm i madh !!!! Bisedimet e perditshme ndermjet insitucioneve na i paraqisni si “zbulim”,bravo gazetarit dhe gazetes.

  4. lani says:

    hahahahahhahahahahah shtet i degjeneruar kembe e koke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje