Shqiptari në Itali tenton të vrasë vëllanë pse kishte prishur paratë, më pas i ndërron rrobat dhe e nxjerr në stacion

22 Janar 2020, 21:22Kronika TEMA

Ai u arrestua nga oficerët e policisë sepse goditi me thikë vëllanë e tij më të vogël, fajtor për prishjen e parave që fitoi.

Ngjarja ka ndodhur në Sparanise të Casertanos në Itali, ku një shqiptar pe leje qëndrimi u përpoq të vriste vëllanë e tij.

Pasi e plagosi, ai e tërhoqi atë duke e nxjerr të gjakosur në stacionin e trenit, dhe më pas e braktisi në rrugë. Disa kalimtarë shpëtuan viktimën, teksa njoftuan urgjencën.

“Il Giornale” shkruan se shqiptari me iniciale S.E., 30 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital me një mushkëri të shpuar nga thika e kuzhinës.

Policët arritën të merrnin në pyetje të riun, i cili tha se ishte plagosur me një mjet të mprehtë qelqi pasi kishte rënë nga biçikleta, por kjo dëshmi nuk i bindi agjentët.

Hetimet i çuan te vëllai i tij, i cili ndërkohë ishte fshehur në shtëpinë e një miku, ku u gjurmua dhe u arrestua më pas.

Mediat italiane shkruajnë se Ergi Shabani, 33 vjeç, gjithashtu i parregullt në territorin italian, akuzoi vëllain e tij për shpenzim të tepër të parave të fituara.

Në grindje e sipër, ai e godet me thikë dhe pas kësaj, është ai që e ndihmon për t’i ndërruar rrobat dhe duke e nxjerrë në stacionin e trenit duke tërhequr kështu vëmendjen e kalimtarëve. Aktualisht, i arrestuari ndodhet në qelitë e paraburgimit.

1 komente në “Shqiptari në Itali tenton të vrasë vëllanë pse kishte prishur paratë, më pas i ndërron rrobat dhe e nxjerr në stacion”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    tjeter arab gjaksor…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje