“Enver Hoxha, me gjithë shqetësimin e një dite më parë, do të bënte adetet e mëngjesit e po përgatitej për mbledhjen e radhës së Byrosë Politike.
Vetëm pasi të kishte përfunduar vaktin e mëngjesit, Ramiz Alia, që kishte pritur me durim deri sa udhëheqësi të përfundonte së ngrëni, do t’i thoshte lajmin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut.”
Kështu e kujton në librin e saj më të fundit “Përjetime dhe meditime në jetën time politike” e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha.
Ndër të tjera, ajo kujton momentin kur Enver Hoxha mori vesh vetëvrasjen e Mehmetit. Ndërsa ai ishte përgatitur “ta mbyllte këtë punë” me një vërejtje, Mehmet Shehu vret veten, duke i lënë pas një letër.
Cili qe reagimi i Enver Hoxhës, pse shkoi në mbledhjen e Byrosë dhe lexoi fjalimin që kishte përgatitur të mbante për Mehmet Shehun, sikur ai të ishte gjallë, komentet që ai bëri në shtëpi para Nexhmijes dhe pyetjet që ngrinte rreth formulimit të saj.
Rrëfimi i Nexhmije Hoxhës
Atë mbrëmje të 17 dhjetorit, kur po zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, unë po e prisja e shqetësuar Enverin të kthehej në shtëpi. Ai erdhi pas orës 8 e 30′ të darkës, kur i kishte kaluar orari i zakonshëm i insulinës. Ishte i ngrysur dhe i mërzitur.
Mendova se e kishte nga lodhja. Ai, pasi u qetësua pak, më tregoi për mbledhjen, për diskutimet e shokëve, që siç tha ishin të hapura dhe të drejta. Megjithëse e kishin kritikuar rëndë Mehmetin, tregonte ai, të gjithë propozuan në fund masën fare të lehtë: “vërejtje me shënim në kartën e regjistrimit”.
Më tha gjithashtu se diskutimin e vet e kishte lënë për ta mbajtur të nesërmen, pasi u bë vonë. Pas darkës, nuk ndenjëm si zakonisht me fëmijët, por u ngjitëm të dy në studion e Enverit. Ai ndihej i lodhur dhe pasi ndenji pak, u shtri për të fjetur pak më shpejt se zakonisht.
Nuk është aspak e vërtetë ajo që është shkruar në shtyp se Mehmeti atë natë i kërkoi Enverit të takohej me të. Është gjithashtu një trillim fund e krye ajo që është thënë se gjoja atë natë të 17 dhjetorit, ka ardhur dikush në takim tek Enveri dhe se pastaj, nga shtëpia jonë ai ka vajtur te Mehmet Shehu.
Të nesërmen në mëngjes, më 18 dhjetor, Enveri u ngrit herët, pasi dëgjoi lajmet në stacionet e ndryshme të huaja. Si zakonisht, bëri tualetin e mëngjesit dhe në orën 8:30 ishte veshur, por nuk zbriti poshtë për të ngrënë mëngjesin.
Kërkoi që t’ia çonin lart në studio, siç bënte disa herë, kur nxitonte se ishte në mbledhje. Ndërsa ai po hante dhe unë po vishesha në dhomën e gjumit, që ishte ngjitur me studion, dëgjoj që Enveri po bisedonte me dikë.
Nuk mund ta them saktë se sa kohë kaloi, por në një çast Enveri hapi derën dhe hyri duke lëshuar në drejtimin tim vetëm këto fjalë: “Ai vrau veten”. Unë mbeta e shtangur nga ai lajm i papritur, por edhe nga fytyra e Enverit e zëri i tij, ku shprehej një tronditje e madhe. Menjëherë më shkoi ndër mend pyetja: Kush ia dha Enverit lajmin e vetëvrasjes së M. Shehut? Siç më tregoi Enveri, kishte qenë Ramiz Alia.
Ai kishte hyrë në dhomën e tij dhe kishte pritur që Enveri të mbaronte së ngrëni, pastaj t’i jepte lajmin, sepse, sipas zakoneve të popullit, nuk i jepet njeriut mandata e vdekjes së dikujt kur është duke ngrënë. Pasi mbaroi së ngrëni, Enveri qe ngritur dhe, duke menduar se Ramizi kishte ardhur ta shoqëronte për të shkuar në mbledhjen e Byrosë që ishte lënë për atë mëngjes, i thotë:
-Epo ja, të diskutoj edhe unë e ta mbyllim këtë çështje…
-E mbylli vetë…, – i tha Ramizi.
-Si? Çfarë? – pyeti Enveri me ankth?
-Vrau veten, – iu përgjigj Ramizi.
Enveri kishte shtangur. Pastaj kishte thënë: “Pse?? Pse e bëri këtë??”
Në atë kohë kishte hyrë në dhomë Kadri Hazbiu dhe i kishte dorëzuar zarfin me letrën që Mehmeti ia drejtonte Enverit. Enveri, i shqetësuar, e lexoi letrën aty për aty, në studio, pastaj ua dha për lexim Ramiz Alisë dhe Kadri Hazbiut. Kur erdhi tek unë, Enveri ndihej i tronditur, por edhe i revoltuar.
Por po afronte ora e mbledhjes dhe ai u përpoq të mblidhte veten. Para orës 10 të datës 18 dhjetor, shokët e Byrosë filluan të hynin, kush më parë e kush më pas, në dhomën që ishte pranë sallës së mbledhjeve dhe që përdorej për pushim e për kafe. Me të mbërritur aty, Enveri i njoftoi ata për vetëvrasjen e Mehmet Shehut dhe për letrën që ai kishte lënë. Meqë kishte ende kohë, ai ua dha atyre ta lexonin me radhë.
Kur afroi ora për të filluar mbledhjen dhe pa se kishin ardhur të gjithë, Enveri e mori letrën që të pranishmit tashmë e kishin lexuar dhe u tha:
“Ju u njohët me të… Kjo letër më drejtohet mua.. Këtë çështje do ta analizojmë më vonë…”. Mbaroi këtë fjalim, e futi letrën në zarf dhe pastaj në çantën e tij dhe fiks në orën 10 hapi seancën e dytë të mbledhjes së Byrosë Politike.
Meqë të gjithë kishin diskutuar në seancën e një dite më parë, e mori fjalën Enveri, duke thënë: “Tani edhe unë do të lexoj, ashtu si e kisha përgatitur, kritikën që pata menduar t’i bëja punës së Mehmet Shehut, pavarësisht se kjo po zhvillohet në mungesë të tij..”.
Enveri e lexoi të gjithë diskutimin që e kishte shkruar ditë më parë për ta mbajtur në mbledhje, ku do të ishte i pranishëm edhe Mehmeti. Por edhe në mungesë të tij, pa i bërë ndonjë ndryshim, e lexoi atë ashtu siç e kishte shkruar. Vetëm në 2-3 raste ai u shkëput gjatë leximit nga teksti i shkruar, duke bërë ndonjë parantezë, të cilat gjenden në procesverbalin e mbledhjes, ashtu siç i shprehu me gojë Enveri.
Disa prej tyre po i citoj më poshtë: Ndërsa po lexonte atë pjesë të diskutimit, ku flitej për qëndrimin e Mehmetit ndaj kritikës, Enveri u shkëput nga letra dhe bëri këtë ndërhyrje:
“.. Dëshiroj të vë në dukje se të tjerët ai kërkon që të kritikohen, kurse vetë vret veten, se nuk i duron dot kritikat e drejta të shokëve… Ai do t’i kishte dëgjuar edhe këto fjalë të miat, por nuk pati trimërinë t’i dëgjonte…”
Nga fundi i diskutimit të tij të shkruar, Enver Hoxha theksonte idenë se Mehmet Shehu, pas gjithë atyre që ndodhën, do të vazhdonte normalisht punën. Këtë Enveri e kishte shkruar tekstualisht në diskutimin e tij:
“Mehmeti me forca të reja duhet të jetë në krye të përgjegjësisë që i ka ngarkuar Partia”. Po me këtë ide, ai e mbyll diskutimin e përgatitur me shkrim:
“…. Dua të shpreh bindjen që, ashtu si të gjithë ne, edhe Mehmeti do të jetë në krye të punëve që i ka ngarkuar Partia”. Menjëherë pas këtij pasazhi, Enveri shtoi me gojë: “Mehmeti nuk pati durim, vrau veten dhe nuk e dëgjoi diskutimin tim, që bashkohet dhe është në akord me vërejtjet e shokëve. Mehmeti e kishte humbur besimin te partia”.
Kështu e përfundon diskutimin e vet Enver Hoxha në atë mbledhje të Byrosë Politike, e cila nuk u ndal vetëm në gabimin e fundit të Mehmet Shehut, por vuri në dukje edhe qëndrimet e gabimet e tij në të kaluarën.
Kjo, sepse u gjykua që ky gabim i fundit i tij nuk ishte një gjë e rastit, siç përpiqej ta paraqiste vetë Mehmeti, por kishte ardhur nga shkaqe të thella, që kërkonin një shtjellim të gjerë, pasi ishte gabim mjaft i dëmshëm dhe paraqiste rrezik për Partinë dhe për të ardhmen e vendit. Enveri e përjetoi shumë rëndë vetëvrasjen e Mehmetit dhe komentonte i revoltuar letrën që ai la.
Siç thashë më sipër, megjithëse i tronditur nga lajmi që mori në mëngjes për aktin e kryer nga Mehmeti, Enver Hoxha vajti në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 18 dhjetor dhe mbajti diskutimin që kishte përgatitur me shkrim. Ai u përpoq të ishte i qetë dhe ta përmbante veten.
Pas përfundimit të mbledhjes, ndonëse ndihej i lodhur, ai qëndroi me shokët e Byrosë dhe bisedoi me ta për aktin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe rreth letrës që ai i kishte lënë. Pas një dite pune tepër të ngarkuar, Enveri u kthye në shtëpi vonë, kur kishte kaluar koha e drekës.
Unë po e prisja tërë merak. Pasi u ul të qetësohej, i mërzitur më foli për përmbajtjen e letrës që i kishte lënë Mehmeti. Më tha se në fund të saj ai sugjeronte që vetëvrasja e tij të trajtohej siç u bë me Nako Spirun dhe që i linte amanet familjen, Fiqiretin dhe djemtë. Unë e dëgjoja e befasuar. Kështu u ndjeva tërë ditën. Në mbrëmje, pas darke, Enveri nxori nga çanta letrën e Mehmetit. Ishte nja 3-4 faqe me dorëshkrimin e tij, që për mua ishte shumë i njohur.
Enveri nisi të lexonte (kush e di për të satën herë atë ditë) herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: “Hipokrit, intrigant e ndonjë epitet tjetër. Duke kapërcyer me indiferencë përbetimet e Mehmetit për miqësinë dhe luftën e përbashkët, Enveri ndalej në ata paragrafë që dukeshin enigmatikë ose të shkruar në gjendje përçartjeje.
Në një moment shpërtheu sikur pyeste veten:
“Ç’do të thotë ky kur shkruan ‘unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë që m’u dha mundësia -vetëvrasja’”?
Më pas komentonte me zë të lartë : “Ku është parë që vetëvrasja qenka detyrë partie?! Dhe thotë se… po vdiska për partinë, duke më lënë amanetin që “të ruaj partinë dhe socializmin…”!
Po pse ia hoqi vetes? Si bashkëluftëtar ai duhet të rronte “që ta ruante partinë dhe socializmin”. Pasi bëri një pauzë të shkurtër, dëgjova të lexonte me zë:
“Po e lë jetën për partinë, se nuk më latë rrugë tjetër për ta mbrojtur…” Dhe prapë Enveri komentonte: “Po cila ishte kjo rrugë tjetër, si nuk i paskam krijuar kushte që të thoshte të vërtetën. Po cilën të vërtetë, kur ne shiheshim ditë e natë? Çfarë lloj kushtesh duhej t’i krijoja?”
Mendohej e mendohej e përsëri lexonte:
“Po lë jetën për partinë… që të mësosh të vërtetën…”(!) Shkëpuste sytë nga letra Enveri dhe pyeste veten: “Si u mësuaka e vërteta duke vdekur?!” Pastaj Enveri u ndal tek ajo pjesë e letrës ku Mehmeti, çuditërisht, disa çaste para vdekjes, para se të vriste veten, kujtoi se 21 vjet më parë kur u prishëm me Moskën, R.Alia i paskësh thënë:
“Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistëleninistë?”, domethënë që Ramizi nuk ishte dakord që u ndanë e revizionistët hrushovianë. Dhe pas kësaj, Mehmeti shtonte duke u ankuar se Enveri nuk i paska krijuar kushtet t’i fliste se kush ishin në të vërtetë Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu dhe as për “komplotin” që paskëshin përgatitur këta të dy.
Për ç’kushte e kishte fjalën Mehmeti, kush e pengoi të fliste? Ai ishte anëtar i Byrosë Politike, Plenumit të KQ po e po. Aty i kishte të gjitha kushtet për të thënë gjithçka. Madje, po të ishin të vërteta, ai e kishte për detyrë t’ia thoshte Partisë.
Edhe sikur të donte ta bisedonte vetëm për vetëm me Enverin atë problem, ai e kishte me bollëk këtë mundësi. Të dy ishin shokë të ngushtë, Enveri e mbante vazhdimisht afër, rrinte me të, bisedonte, jo vetëm në punë e nëpër mbledhje, por edhe në kohën e lirë. Pse për fejesën e të birit erdhi me dëshirën e tij katër pasdite me radhë në takim me Enverin, në shtëpinë tonë dhe foli lirisht më të?
Pra, ishte vetë Mehmeti që nuk ka dashur ose nuk ia ka mbajtur të fliste për atë çështje, që paskësh pasur lidhur me Ramizin. Dhe tani para ikjes “ankohet” se nuk i paskëshin krijuar kushtet për të folur. Dihet që mes Mehmetit dhe Ramizit ka pasur herë pas here ndonjë fërkim për çështje ideologjike.
Të dy ishin të ndryshëm në formimin dhe karakteret e tyre saç është sektarizmi nga liberalizmi. Kur në Plenumin e 4- t të KQ, 1973, kur raportin për shfaqjet e huaja e mbajti vetë Enver Hoxha, Ramiz Alia bëri autokritikë për gabimet që kishin ndodhur në fushën e artit e të kulturës, duke pranuar që kishte munguar kujdesi i duhur nga ana e tij si sekretar i KQ për ideologjinë dhe kulturën.
Mehmeti gjeti rastin në këtë Plenum të sulmonte Ramizin, duke u përpjekur ta përfshijë atë në “grupin armiqësor’ të Todi Lubonjës e Fadil Pacramit, por për çështjen në fjalë nuk tha gjë. Për ato që ai ngriti në Plenum për Ramizin, Enver Hoxha e kundërshtoi Mehmetin sepse ato nuk qenë të asaj shkalle që të barazohej me të tjerët.
Po ashtu, Enveri i kujtoi Mehmetit se këto gabime të Ramizit nuk ishin gjë në krahasim me gabimet dhe fajin politik që vetë Mehmeti bëri në 1953, duke iu qarë ambasadorit sovjetik në Tiranë e duke i kërkuar ndihmën e tij e megjithatë, në atë rast Enveri jo vetëm nuk e dënoi Mehmetin, por madje e bëri Kryeministër.
Si duket, kjo mbrojtje që Enveri i bëri Ramizit në Plenumin e Katërt të Partisë nuk i pëlqeu fare Mehmetit. Duke kujtuar që akuzat e tij në rrafshin e ideologjisë e të artit nuk pinë ujë, Mehmeti ka menduar se po të hidhte në tavolinë këtë akuzë të re ndaj Ramizit për veprimtari armiqësore, do të errej si tradhti politike kombëtare. Prandaj atëherë nuk foli, por e ruajti ta përplaste në një letër si kjo në çastet e fundit.
Genjen plaka nga fillimi ne fund. Vendimi per Mehmetin ishte tashmë marrë. Ai do e pesonte siç e kishin pesuar më pare Beqir Balluku, Petrit Dume, Koço Theodhosi, Abdyl Kellezi etj etj. Pra do shkohej ne plumb. Por kjo do behej shkalle shkalle. Duke pasur parasysh edhe respektin dhe reputacionin qe gezonte Mehmeti ne gjirin e popullit. Ne fillim drejtor ferme, pastaj transferim diku, pastaj arrestimi dhe plumbi kokes. Enveri kishte filluar te krijonte bindjen se pas vdekjes se tij të gjitha meritat do t’i kalonin Mehmetit. Qe nga koha e luftes dhe deri ne rindertimin e vendit. Mehmeti e njihte kete taktike dhe ia hoqi vetes me shprese se do ruante te pakten familjen e tij. Por “kuçedra” ia çmendi gruan ne hetuesi, i vrau djalin e madh dhe i arrestoi dhe shkaterroi gjithe pjesetaret e familjes. Asnje meshire nga Enveri per bashkepunetoret e tij. Siç kishte vepruar gjithmone. Prandaj “rrefenjat” e Nexhmijes nuk vlejne asnje grosh. Tek ajo nuk vihet re asnje shenje pendimi apo reflektimi.
O merimange helmuese e vrave me ate doçin e Gjirokastres dhe me Ramizin e tashi ben sikur s’dije gje. Mehmeti vlente sa te gjithe ju bq se bashku.
KRONIKE E NJE VETVRASJEJE TE DETYRUAR
– “Mehmet Shehut ia hengri koken Nexhmija me Ramizin … me 18 dhjetor 1981
– Nga Hamdi Dega, Nju Jork
Ne vend te hyrjes
….Naten kur eshte dhene lajmi per vdekjen e ish- kryeministrit shqiptar Mehmet Shehut me 18 dhjetor te vitit 1981 ne revisten televizive te ores 8 te mbremjes , kam rastisur per vizite ne shtepine e Z. Rame Halil Nezaj, qe vdiq kete jave ne vendlindjen e tij Shipshan. Halla ime Sabrija ishte e martuar me djalin e madh te tij, Zenunin …. Te gjithe u tronditem dhe per disa caste mbetem te shtangur….
Nuk kaloi shume dhe Televizioni Shqiptar, ne vend te muzikes funebre qe eshte normale dhe zakon ne raste vdekjeje aq me teper te kryeministrit te shtetit, filloi te transmetoje muzike sikur te ishte festa kombetare e Shqiperise apo sikur te kishte lindur trashegimtari i Mbretit dhe jo nje dite zie… Sapo filloi muzika ne menyre instiktive u them te pranishmeve
” Mehmetit Shehut ia paskan ngrene koken Ramizi me Nexhmijen!”
Gati te gjithe personat qe permendi ne kete shkrim jane gjalle dhe jetojne ne Shipshan te Tropojes…. Ma kujtoi kete ndodhi burri i halles, Zenuni dje kur e thirra ne telefon per ta ngushelluar per vdekjen e babait te tij mbi 90 vjecar! Ndjese paste!
Sajime me leverdi reciproke
Sapo mbylla ate bisede ngushelluese, si zakonisht fillova te lexoj ne internet gazetat e Tiranes… Me ra ne sy tek gazeta prestigjioze “ Shekulli” , padyshim me e madhja dhe me mire informuesja ne Shqiperi, pothuajse e njejta kronike per gjoja “nje dokument teper sekret te CIA-s amerikane ”, qe nje aventurier argjentinas, qe as nuk ia vlen ti permend emrin, ia kishte dorezuar ish- ambasadorit shqiptar ne Buenos Aires diku nga mesi i viteve 80-te. Ky “dokument teper sekret” qenka marre nga Ambasada e SHBA-ne ne Argjentine dhe ben fjale per rolin dhe misionin e ngarkuar nga CIA amerikane ish- Kryeministrit dhe ish numrit dy te padiskutueshem te ish- diktatures komuniste shqiptare, Mehmet Shehu per te vrare ish diktatorin Enver Hoxha.
Jam matur te shkruaj disa here lidhur me kete ceshtje, por here koha dhe here karakteri teper i dyshimte i ketij dokumenti me ka penguar ne momentin e fundit. Kesaj here kjo histori eshte bere aq bajate sa vetem detyrimi qytetar dhe logjika me e thjeshte nuk me lene te hesht… Pse !?
CIA- nje institucion strategjik
Sepse behet fjale per idiotizma e sajime qe nuk i hane as plakat e Sofratikes. Po si do te dergonte CIA amerikane ne nje ambasade te saj ne cepin tjeter te botes dhe ” te perkthyer ne spanjisht” nje dokument teper sekret, qe edhe po te ishte i vertete, ndofta nuk do te publikohesh kurre as ne gjuhen angleze e jo me ne spanjisht. CIA nuk eshte shoqate ose zyre perkthimesh!??? Eshte turp te permenden e aq me teper te botohen budalliqe te tilla.
CIA amerikane eshte nje institucion teper strategjik dhe super i sofistikuar ne sherbim te demokracise amerikane dhe asaj boterore ne pergjithesi ne lufte dhe veprim te vazhdueshem kunder totalitarizmit, komunizmit, terrorizmit dhe cdo veprimtarie subversive ne bote. Ajo eshte syri dhe shpata e demokracise amerikane .
Po te kishte interes strategjik ta eleminonte Enver Hoxhen, CIA e fuste njeqint here ne thes ose e qeronte sa here t’ia donte qejfi! Pse do ta bente CIA nje veprim te tille!?
Deklarata te heshtura “dashurie”
Ish – diktatori shqiptar, Enver Hoxha i prishi marredheniet me BS qe ne 62-in… Enveri e largoi bazen sovjetike nga Vlora ne 64-en… Enveri e nxorri Shqiperine nga Traktati i Varshaves ne 68-en…. Pra, nuk ka pasur si te bente veprime apo deklarata “dashurie” me te medha dhe sherbime me te vyera per SHBA-ne dhe per Perendimin se kaq. Aq me teper pa u shpenzuar asnje cent prej tyre.
Sic ka shkruar ish- kryeministri veteran italian dhe nje nga politikanet me te shquar ne Evropen e pas Luftes se Dyte Boterore Xhulio Andreoti, dhe ish- kryeministrja britanike Margaret Thecer, me keto veprime ish- diktatori komunist shqiptar Hoxha u kurseu SHBA dhe NATO-s biliona dollare qe duhet te shpenzonin ato per t’iu kundervene pranise ushtarake e strategjike te ish- BS-se dhe te Traktatit te Varshaves ne Shqiperi dhe Mesdhe.
Dhe mos mendoni se Enveri ishte nje idiot politik, sic deklarojne ca injorante politike sot per leverdi ideologjike dhe per diploma politike e virgjerie antikomuniste. Nese e quajme Enver Hoxhen injorant, “pa diplome” , idiot atehere ne te tjeret qe e duruam, duartrokitem dhe e mbajtem ne fuqi per gati gjysem shekulli dalim idiote me bisht!!!
Enver Hoxha ka qene nje diktator i eger, barbar komunist, por ka qene nje politikan teper dinak dhe i zgjuar. Sic thoshte babai i politikes boterore Winston Curcill “aftesia e nje politikani matet me vitet qe qendron ne pushtet“. Edhe ne kete rast, Enver Hoxha kaa qene nje dhelper e vjeter politike qe cdo hap e veprim e llogariste shume mire.
Secili dhe te gjitha veprimet e ish- diktatorit komunist shqiptar kane qene nje shkelje e forte syri ndaj Perendimit dhe SHBA-se: une heq kercenimin ruso- sllav per vete dhe per ju dhe ju mos me ngani mua, ishte mesazhi i tij i heshtur, por me veprime e vendime te forta ne sherbim te karrikes se tij se pari dhe direkt edhe ne favor Perendimin e SHBA…
Sajim diletant, trukim aventurieresh
“Dokumenti teper sekret” i gjoja e CIA-s amerikane ne Buenos Aires eshte thjesht nje sajim, falsifikim, trukim nga aventurieri latin per te zhvatur mijera dollare nga ambasada shqiptare atje dhe nje modus vivendi per ti dhene ca pike te forta besimi edhe ish- ambasadorit shqiptar atje pasi nje trukim i tille i nevojitej fort ish- diktatures si prove per te nxjerre spiun te 10 agjenturave ish- krahun e djathte dhe te hekurt te diktatures Mehmet Shehu, sic kishte thene Enveri. Pra u ka leverdisur te dy paleve per momentin.
Pra, behet fjale per nje pazar me leverdi reciproke.
Mehmet Shehu ka qene agjent i shtate agjenturave aq sa ka qene edhe Enveri… Kur klani i Enverit dhe bashkeshortja e tij Nexhmija, e mireinformuar per shendetin e tij, e pane se ai i kishte ditet e numeruara, perdoren autoritetin absolut te Enverit ne ate kohe per te eliminuar krahun e djathte te tij Mehmet Shehun, po aq gjakatar dhe perbindesh sa edhe Enveri. Ndryshe Mehmeti ua hante arrat kollaj Ramizit , Nexhmijes e krejt stanit te tyre… Pse?
Kocke e forte qe vetem Enveri mund ta thyente
Sic ndodhi edhe realisht, Enverit i kishin mbetur 3-4 vjet jete… Kandidati me i mundshem per ta zevendesuar ate ishte Mehmet Shehu. Mehmeti ishte shpata e diktatures, por ishte edhe me burre se Lenkat, Palkat, Ritat …. edhe se vete Ramiz Alia. Backgraundi i tij ishte i pakundershtueshem, sic ishte edhe mbeshtetja e tij nga levat kryesore te shtetit qe ai faktikisht i kontrollonte.
Ne kushte normale askush prej Politbyrose nuk mund te matej me te. Ai ishte kocka me e forte e ish- diktatures, ishte vete simboli dhe fytyra e saj. I vetmi qe mund ta thyente ate ishte vetem Enveri dhe askush tjeter.
Duke e ditur e njohur ne hollesi karakterin e Mehmetit, Nexhmije Hoxha dhe klani e saj e dinin se me te ne krye te Partise e te Shtetit do te merrte fund sundimi absolut i dinastise se saj. Po ashtu ata e dinin se per vete karakterin e tij dhe njohjen me mire se kushdo te ekonomise dhe shtetit shqiptar Mehmeti nuk mund te qendronte per shume kohe si “pioner i Enverit”. Ai do te bente reforma dhe do te sfidonte trashegimine e kalbur bashke me shendetin e ish- diktatorit…
Vdiq Mbreti…. Rrofte Mbreti !
Per ta zgjatur sundimin e saj, midis Mehmetit dhe Ramizit, “Pantera e Zeze” shqiptare, Nexhmije Hoxha sigurisht do te zgjidhte Ramizin me te cilin kishte shume me teper lidhje te ngushta qe ne kohen e luftes. Me Ramizin ne krye te shtetit e te partise, Nexhmija do ta vazhdonte te mbreteronte edhe pas vdekjes se mbretit te pafronesuar Enver.
Me Ramizin ishin cimentuar edhe lidhje te ngushta familjare , pasi mbesa e Ramizit( vajza e vellait te tij, Teuta ishte nusja e djalit te madh te Enverit, Ilirit….. ) Nderkohe e shoqja fisnike e Ramizit, fort e nderuara Semiramis Alia- Xhuvani ishte e semure me kancer dhe i kishte ditet e numeruara.
Keshtu Nexhmija mbetej mbretereshe e padiskutueshme pasi duke perdorur autoritetin e imponuar dhe te padiskutueshem te bashekeshortit Enver Hoxha dhe butesine e Ramizit, do te bente ligjin deri kur komunizmi do te jepte shpirt ne Shqiperi perballe uraganit popullor demokratik.
Midis te dyve vetem Ramizi gezonte besimin e plote te Lady Makbethit shqiptar…. Keshtu trashegimtar i fronit paracaktohet Ramizi. Qe ti hapej rruga dhe te mos kishte ferra neper kembe duhej eleminiuar pengesa kryesore, shkembi i pakalueshem per te qe ishte vetem Mehmet Shehu.
“Jagot” shqiptare
Me zgjuarsine dhe dhelperine e sprovuar te tij ne shume e shume raste, Ramizi Alia fut ne loje edhe ish- krahun e djathte dhe aleatin kryesor te ish- kryeministrit Mehmet Shehu, Kadri Hazbiun. Si!? Shume kollaj…
Me porosine apo te dy se bashku Ramizi dhe Nexhmija i premtojne Kadriut se do ta benin kryeminister te Shqiperise ne vend te Mehmetit….
Karrikja, prestigji, privilegjet kane me shume vlere se miqesite dhe aleancat ne cdo sistem, ne cdo kohe, ne cdo vend. Me nje naivitet politik por edhe njerezor, Kadriu i mikluar nga kjo oferte e majme ala makbethiane hidhet ne sulm per te kapur karriken numer dy te shtetit shqiptar… Perseri leverdia reciproke!
Po te shikoni procesverbalet dhe filmimet e gjyqit politik te Mehmet Shehut ne Byrone Politike diten para vetvrasjes, Kadri Hazbiu eshte nje nga sulmuesit me te zellshem kunder ish- aleatit dhe beniaminit te tij Mehmet Shehu…. Ah sa kokat i ka henger kjo e shkrete karrike!?
Edhe egersia me te cilen Mehmet Shehu sulmon Ramizin dhe Kadriun ( “Jagot“ shqiptare ) ne letren e lamtumires per xhelatin e tij politik Enverin eshte nje deshmi plus, por jo e vetmja per kete kacafytje Makbethiane ne gjirin e kupoles komuniste shqiptare.
Midis murit dhe shpates
I vene midis murit dhe shpates se partise dhe parise komuniste, dores gjakatare e Mehmet Shehut e lare deri ne berryla me gjakun e qindra atdhetareve, demokrateve e antikomunisteve shqiptare deri ate nate, nuk i mbetet rruge tjeter vecse te terheq kembezen drejt zemres se tij….
Ramiz Alia tashme e kishte te sigurte postin numer nje te shtetit dhe partise komuniste…
Nexhmije Hoxha e ka te garantuar fronin e Mbretereshes de fakto te Shqiperise persa kohe Ramizi te ishte ne ate post.
Dinastia komuniste e ka siguruar vazhdimesine e saj per sa kohe do te sundonte ai sistem perbindesh, qe nena ime e quante “Sociafikja” qysh ne 1973-in.
Kadri Hazbiu ishte nje cironke ne krahasim me peshkaqenin Mehmet Shehu. Pa u mbushur viti do ti bashkohej Mehmetit ne nje nga gropat pa emer e pa nishan, sikurse te dy ata kishin varrosur mijera shqiptare te pafajshem…. Kush i ben varrin tjetrit duhet te pergatise edhe te vetin, thote nje shprehje e lashte shqiptare.
Ky eshte skenari i kesaj kacafytje per karrike, pushtet…
Perralla kineze me salce shqiptare
Prandaj mos te merremi me fantazira e perralla kineze me salce shqiptare. Letra e CIA-s ne Buenos Aires eshte vetem nje mashtrim i sajuar ne menyre shume naive per ti dhene te drejte edhe per se vdekuri “largepamesise dhe fuqise mbinatyrore” te Tarzanit dhe diktatures se tij. Nuk perjashtohet mundesia qe ajo te jete sajuar edhe me dredhine e Ramiz Alise per te siguruar patjeter nje prove te forte per te perligjur krimin makbethian. Sic duket fantazma e tij u fanitej atij dhe Lady Makbethit tamam si ne tragjedite e Shekspirit dhe nuk i linte rehat.
Nuk ka vrasje me te tmerrshme se sa ta detyrosh tjetrin te vrase veten, thote nje shprehje e vjeter indiane. Vetvrasja e imponuar ish- kryeministrit shqiptar mbarte me vete edhe mesazhin e frikes dhe tmerrit per popullin…
“Mehmet Shehu ishte nje poliagjent i CIA-s, UDB-es, KGB-se sovjetike…. “, thoshte jo vetem gjykatesi dhe xhelati suprem jo vetem i tij Enver Hoxha.
Propagande bajate per te treguar se syrit te Partise dhe diktatorit nuk i shpetonte asgje, se ata triumfonin jo vetem mbi nje, por mbi te gjitha agjenturat e sherbimet sekrete te botes , perfshi edhe CIA-n amerikane, vec e vec apo te marra se bashku… A nuk ndodhte keshtu edhe me sajesat e tij paranojake “per ti bere balle dhe per te shpartalluar cdo sulm te armiqeve te jashtem: NATO-s, Traktatit te Varshaves vece vec ose se bashku”….. Hajde Tarzan, hajde!
Mesazhi ishte sa cinik edhe djallezor: popull, njerez kujdes, mbyllni gojen se ndryshe e hengret koqen e ullirit… Syrit dhe shpates sime nuk i shpeton askush. Kur ia ha koken, e coj ne vetevrasje te detyruar “krahun tim te djathte, shokun e luftes dhe te punes, vellain tim Mehmet Shehu”, sic e kishte quajtur deri diten e pushkatimit te tij te impugner, ju te tjereve u percelloj fare!
Ne te vertete Mehmet Shehu ka qene po aq agjent apo poliagjent …. aq sa ka qene Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha….
Nje detyrm moral per historine
U drejtohem kolegeve shqiptare qe tu drejtohen Z. Ramiz Alise dhe Nexhmije Hoxhes dhe te marrin informacion sa me te sakte dhe te pa trukuar nga ata, por edhe nga burime te tjera para se te jete vone.
Vete fakti qe Ramiz Alia pohon tani se ai nuk beson se Mehmet Sheshu ka qene agjent i huaj, tregon se ai ka brejtje ndergjegje per kete kacafytje makbethiane ne krye te Partise dhe shtetit makbethian komunist shqiptar.
Per me shume detaje, drejtojuni Ramizit, Nexhmijes, por edhe burimeve te tjera te kohes. Ia kemi borxh historise se Shqiperise para se keta deshmitare te gjalle te marrin me vete sekretet aspak sekrete te kesaj periudhe historike.
Ia kemi borxh popullit tone qe ti tregojme te vertetat e hidhura te luftes per karrike, per pushtet per privlegje, per sundim e mbreterim ne Shqiperi… dhe per krimet te pafund te ish- diktatures komuniste
Diktature jo… Katrahure!
Mehmet Shehut ia hengri koken lufta per karrike ne kupolen e ish- dinastise komuniste dhe konkretisht Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha qe perdoren edhe Kadri Hazbiun derisa e palosen edhe ate….
Dukuri te tilla te luftes per pushtet dhe kacafytjeve per karrike, per privilegje, per sundim pa kufi nuk kane ndodhur vetem ne Shqiperi….Ato jane universale qysh kur u krijua njerezimi e deri sot. Ato vazhdojne e do te vazhdojne per sa kohe te ekzistoje njerezimi.
Ne rastin e Shqiperise ato moren permasa te perbindshme. Aq te perbindshme sa edhe diktaturat komuniste si e Causheskut ne Rumani, e Fidel Kastros ne Kube, e Kim Ir Senit ne Korene e Veriut ishin gati Perendim ne krahasim me diktaturen komuniste shqiptare.
Diktatura komuniste ne Shqiperi nuk ka qene thjesht nje diktature… Ajo ka qene dhe mbetet nje perbindesh qe ashtu si shtriga hengri edhe kokat e bijve te saj me te devotshem si Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku…..
Diktatura komuniste ne Shqiperi nuk ka qene thjeshte nje diktature ne kuptimin klasik te fjales. Diktatura komuniste ne Shqiperi ka qene nje katrahure per popullin e saj !
From: [email protected]
Date: January 11, 2010 at 9:03:00 PM EST
Po ti more klysh komunisti,sa sherbime i ke bere sigurimit te shtetit. Po ti more klysh i sigurimit sa Kosovar i ke denncuar , po ju isht , po ashtu vellau jua komunist e bythlepeiresa, phu maskara.
Ky Dega flet për shumë detaje, sikur ka qënë pjestar i familjes Hoxha apo antarë i Byros Politike
Akuzat; M Shehu si poliagjent etj. Ju i spjeguat mjaft bukur dhe bindëse, jam korioz të di të vertetën për fejesën e djalit të Mehmetit me vajzën e familjes Turdiu, aso kohe të mos harrojmë luftën e klasave:
Nëse lshte e vertet pse e lejoj ai?
101% dakort. Keshtu ja kish bere Abdyl Kellezit (ne 1974) : e çoi drejtor ferme… etj etj.
Po kë kujton se genjen akoma në 2020-n kjo kuçeder-matufe mor aman ! Në 2020-n ?? pas 40 vitesh nga ngjarja???
Cfare botoni? Gjithe shteti merrej me fejesen e dy te rinjve. Perse? Sepse duhej nje shkak per te rrezuar kryeministrin. Ashtu si cuan ne burg te tjeret para tij. Kurva shkruan per ta bere vatiantin e tyre te besushem. Qe nga viti 1974 gjithe ngjarjet, arrestimet, denimet dhe vrasjet, lidhen me trashegimine e pushtetit. Enveri vetem ngrinte shpaten e priste koka, sepse loja drejtohej nga kurva Nexhmija ne bashkepunim me krushkun Ramiz.
Qe nga ajo kohe , enveri kishte llafit mbas sulmit ne tru… nexhmija me ramizin te cilin e ka pasur shok te ngushte ne Rinine fashiste , kane mbreteruar ne Shqiperi
Po si do e mbyllte me nje vrejtje?!
Ai ishte “agjent” i CIA dhe KGB!
Kepucet poshte krevatit,tregojne se vrasja eshte bere diku tjeter,ne krevat eshte vrare per se dyti !
Pervec kepucve,duken dhe pandofla,
Dikush tjeter,pjestar i familjes,ka qene ne dhomen e tij.
Edhe ne kete moshe Nexhmija mund te sherbeje si keshilltare per Ajatollahun e Iranit.