Beteja për ishullin e Sazanit mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, 2,2 milionë shinikë drithë, një pyetje e Mao Ce Dunit për Ramiz Alinë dhe Mehmet Shehun dhe një tallje me Enver Hoxhën.
Nga Enver Robelli
Mao Ce Duni është njëri nga udhëheqësit më brutalë të kohëve moderne. Ai ishte kryetar i Republikës Popullore të Kinës mes viteve 1954-1959 dhe mes 1943-1976 kryetar i Partisë Komuniste të Kinës. Me fushatat e tij të quajtura «Kërcimi i Madh Përpara» dhe «Revolucioni Kulturor», ai u përpoq të modernizojë ekonominë dhe shoqërinë e Kinës. Rezultati doli ndryshe: rreth 70 milionë të vdekur, nga dhuna dhe uria. Në biografinë e Jung Chang dhe Jon Halliday lideri kinez përshkruhet si vrasësi më i madh masiv në histori dhe si sadist. Autorja dhe autori kanë punuar 12 vjet në këtë biografi, ajo përmban gati një mijë faqe dhe është një minierë me të dhëna të jashtëzakonshme, por nga lexuesi kërkon shumë durim për t’i shkuar në fund. Në këtë tekst do të koncentrohemi në raportet mes Republikës Popullore të Kinës dhe Shqipërisë.
1. Beteja për ishullin e Sazanit
Në prill të vitit 1959 ministri i Mbrojtjes i Kinës, Peng Dehuai, u nis për një vizitë në shtetet e Europës Lindore. Ai po përpiqej të siguronte përkrahjen nga jashtë për të kundërshtuar Maon, politikat e të cilit po shkaktonin të vdekur nga uria. Lideri stalinist i Gjermanisë Lindore, Walter Ulbricht, e pyeti Pengun nëse Kina mund të dërgonte më shumë mish. Qëllimi i Ulbricht ishte që Gjermania Lindore të arrinte nivelin gjermanoperëndimor të konsumit prej 80 kilogramë mish për kokë banori gjatë vitit. Pas takimit, Peng u tha bashkëpunëtorëve të tij: «Athua çka do të mendonte populli ynë po ta dinte se do të duhej t’i ndihmonte të tjerëve që kanë 80 kilogramë mish në vit?» Pas Berlinit Lindor Peng vizitoi Pragën, për të arritur në cakun e fundit të vizitës së tij: në Shqipëri. Kur mbërriti në Tiranë më 28 maj 1959, Peng mori vesh se në kryeqytetin shqiptar sapo kishte ardhur lideri sovjetik Nikita Hrushçov. Kjo ishte vizita e parë e Hrushçovit në Shqipëri. Megjithatë, siç shkruajnë Jung Chang dhe Jon Halliday, ministri i Mbrojtjes i Kinës dhe udhëheqësi komunist sovjetik nuk u takuan në Tiranë, sepse Hrushçovi nuk kishte përkthyes të gjuhës kineze me vete.
Hrushçovi kishte ardhur në Shqipëri pasi regjimi komunist po i ofronte Moskës ishullin e Sazanit, një vend i përshtatshëm për të stacionuar nëndetëse në zemër të Mesdheut. Edhe misioni i Peng ishte të bind palën shqiptare që Sazanin t’ia japë palës kineze. Më 29 maj Peng u zgjua në orën pesë e gjysmë dhe mori rrugën për në Vlorë. Por vizita e Hrushçovit e pengoi marrëveshjen shqiptaro-kineze. Kur Shqipëria i prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, u shtrua edhe çështja e nëndetëseve sovjetike. Në janar 1961 Pekini i ofroi kryetarit të Shqipërisë, Enver Hoxha, një shumë të madhe prej 500 milionë rubla. Kur në qershor sovjetikët u përpoqën t’i tërheqin nëndetëset, Hoxha e pengoi këtë me forcë.
2. Politikë me drithë
Si falënderim për 500 milionë rubla nga Kina, Enver Hoxha e ashpërsoi tonin kundër Bashkimit Sovjetik dhe Hrushçovit. Shqipëria mori edhe 2,2 milionë shinikë drithë nga Kina. Sipas Jung Chang dhe Jon Halliday falë këtyre ndihmave shqiptarët atëbotë nuk e dinin çka domethënë racionimi i ushqimeve, ndërsa miliona kinezë vdisnin nga uria. Pupo Shyti, negociatori kryesor shqiptar në Pekin, tha se «në Kinë uria mund të shihej gjithkund». Por «kinezët na jepnin çdo gjë». – «Kur na duhej diçka, vetëm i pyesnim kinezët… Më vinte turp».
Cili ishte qëllimi i kësaj politike me drithë? Pekini synonte të përçante bllokun komunist dhe të themelonte në mbarë botën parti maoiste. Me këtë mision ishte ngarkuar Kang Sheng, shefi i shërbimit sekret kinez. Mjaftonte të gjeje diku disa njerëz që këndojnë ca këngë për Maon dhe themelojnë një parti maoiste – dhe Pekini menjëherë fillonte t’i financojë dhe t’i ftojë në Kinë. Kështu ka thënë James Lilley, njeriu më i rëndësishëm i shërbimit sekret amerikan CIA në Kinë. Në arkivat shqiptare gjenden dokumente në të cilat mund të lexohet se si kryespiuni kinez Kang Sheng ankohet për disa mashtrues venezuelas, të cilët ia kishin mbathur me 300 mijë dollarë, që Kina i kishte dërguar në Shqipëri.
3. Ëndrra që s’u bë realitet
Mao kishte një ëndërr: të sundonte botën. Ai këtë e quante unifikim të botës. Në këtë mision, thoshte ai, kishin dështuar mongolët, romakët, Leka (Aleksandri) i Madh, Napoloni, Mbretëria Britanike, Hitleri, pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Sovjetik. «Sipas mendimit tim bota mund të unifikohet», i tha Mao një prijësi të maoistëve australianë. Kur kjo politikë nuk rezultoi me sukses, përkundër përpjekjeve për të përhapur kultin e Maos në mbarë botën, Pekini ashpërsoi raportet me shumicën e vendeve me të cilat mbante lidhje diplomatike. U sulmuan ambasadat e Bashkimit Sovjetik, Britanisë së Madhe, Indonezisë, Indisë, Birmanisë dhe Mongolisë. U ndëshkua edhe Koreja e Veriut, e cila nuk i nënshtrohej tutelës kineze. Në janar 1967 shefi për operacione në botën e jashtme, Kang Sheng, i tha një delegacioni shqiptar: «Kim Il Sungu duhet të rrëzohet në mënyrë që të ndryshojë gjendja në Kore».
Në këtë situatë të acaruar edhe komunistëve shqiptarë u hipi sikleti. Kur kryeministri shqiptar Mehmet Shehu dhe kolegu i tij Ramiz Alia, pas një udhëtimi nëpër Kinë, u kthyen në Pekin, Mao i përshëndeti me pyetjen: «Ju rrahu kush?» Kina investoi në disa degë të industrisë në Shqipëri, por pa ndonjë sukses të madh. Më 1972 pala kineze i paralajmëroi shqiptarët të mos fluturojnë me avionët MiG-19, të prodhuar në Kinë. Shumë ndihma qenë jocilësore apo ideologjike.
Kur Kina ndërroi pak kursin politik dhe u afrua me Amerikën, Enver Hoxha u zemërua. Flirti me Washingtonin ia uli prestigjin Mao Ce Dunit në botën komuniste. Në një bisedë me besnikët e tij, Mao tha: «Emri im viteve të fundit ka pësuar dëm. Marxi i vetëm në këtë botë, fanari i vetëm, tash gjendet në Europë. Atje (Mao e kishte fjalën për shqiptarët, të cilët e kishin mallkuar për shkak të afrimit me Richard Nixonin) madje edhe pordhat e tyre konsiderohen parfum dhe trajtohen si edikte perandorake… Unë për ta tani jam një oportunist që ka devijuar në krahun e djathtë». Nga viti 1978 Shqipëria mbeti vetëm në betejën për të mbrojtur dhe përhapur komunizmin origjinal shqiptar. Një komunizëm që vriste e grinte njerëz.
O Enver, o budalla! Lexo pak me poshte raportin e Kinës me Shqipërinë me Kinën. Anijet kineze per shume vite leviznin me flamur shqiptar se nuk lejoheshin.
Nuk ka te paguar ajo c’ka ka bere Shqiperia e vogël për Kinën dhe nuk matet me parate qe investonte kjo ne Shqiperi.
https://en.wikipedia.org/wiki/China_and_the_United_Nations
Ishte propozimi shqiptare qe Kina te hynte ne OKB “On 25 October 1971, Albania’s motion to recognize the People’s Republic of China as the sole legal China was passed as General Assembly Resolution 2758.”
Ka nje arsyhe o Robell perse Kina nuk permend miliardat qe i fali Enverit..
E c’na gjeti, na mbyten Robellat, me fal na mbyten budallenjte ?
Ky Robelli paska qene nje idiot i lindur, si ka mundesi te thote kesilloj idiotizmash !?
Eshte koha e budallenjve ?
Dikush le te vdese…. pasi shumica do jetojne me mire… qe te ndertojme-krijojme vendin me nje superfuqi me te madhe ne bote thoshte Mao,dicka arriti pasi kinezet shtoheshin si mijte dhe shumica vdisnin nga uria.
Si shume Jane 70 milion te vdekur???
I palexuar,thellesisht injorant ne lidhje me marredheniet komplekse shqiptaro kineze qe ne fillim te leshimit banal te pionierit titist robelli duhet qe te kaperdijme me shume uje shprehjen “Kapercimi i Madh Perpara”. Robell, shqip kupton pak, artikulohesh keq por nese sdi sikur te kishe puetur ndonje emigrnat shqiptar do te kishte shpjeguar qarte ne shqip “Hapi i Madh Perpara”. Ndihma e Tiranes per Pekinin dhe anasjelltas nuk mund te analizohet kaq perciptazi dhe xhelozia e druvarit kosovar per MIG 19 eshte si ajo e kryetarit te AKSH per “maketet” e raketave shqiptare ne paraden ushtarake te Tiranes. Qymyrxhi i Beogradit ke per te ngelur tere jeten.
O Enver, o “sovranisti” antishqiptar i Prishtinës! Marredheniet e Shqiperise me Kinen nuk permblidhen ne broçkullat e banalitetet e tua. Jane nje numer i madh uzinash moderne, si Azotiku i ndertuar nga kompania italo-amerikane “Montedison”, uzina e autotraktoreve, kombinate metalurgjike e tekstili, uzina ushtarake e armatime moderne, qe Saliu yt pas vitit 1992 ia shiti Serbise tuaj dhe aleateve te saj. Te gjitha keto, kundrejt disa gjesteve politike te Tiranes komuniste, siç ishte pranimi i Kines ne OKB sipas rezolutes se paraqitur nga Shqiperia, apo vendosja e antenave per trasmetimin e emisioneve te RadioPekinit ne Evrope, qe nuk e degjonte kush. Pra me kosto zero! Prishja e Tiranes me Pekinin, mor koqe, nuk ndodhi per arsye ideologjike, sepse shtetet prishen vetem per arsye politike. Prishja ndodhi atehere kur kinezet filluan te afrohen pikerisht me Jugosllavine e Titos, dhe kur ne kuader te ketij afrimi me Beogradin, filluan te deklarojne se “Jugosllavia e ka zgjidhur çeshtjen nacionale ne menyre te shkelqyer”, duke nenkuptuar qe edhe shqiptaret e Kosoves jetonin “te lumtur” nen regjimin e Beogradit, pak a shume si mendon sot edhe ti, o koqe post-titiste! Mirpo ai Enveri tjeter, ai që koqet i kishte në vendin e duhur, mendonte ndryshe…
Plotesisht e vertete
Më vjen keq se edhe emrin do ta kenë vënë për nder të atij që quhet Enver Hoxha. Në s’të pëlqen, ndrro emër dhe shkruaj shqip. Nuk mund të përgjithësohen marrëdhëniet Shqiptaro-kineze në merr e jep, ndryshe nuk do kishte fuqi Enver Hoxha të thoshte ato që mendonte po mos të kishte popullin me vehte. Grini gjithë ditën, sidomos ju kosovarët që nuk e kuptoj pse na shkruani lloj lloj thashethemesh, dhe a e dini pse? Më vjen keq ta them por kështu bëjnë vetëm fshatarët e pagdhëndur. Vërtetë për të ardhur keq që gjeni vënd të këtë gazetë.
O R..Robe e vjeter,nuk ke pune fare me SHqiperine dhe me c ndodh aty , eshte shtet 100 vjecar ka eksperience ,ka popull te mencur te ditur dhe te zot….in .Ne fund te fundit shqiptaret e ketej kufirit kane glorifikuar udheheqesit etyre shqiptare Zogun ,ENVERIN, Salibishen,Ramen, Tosken.,kurse Ti dhe ju te tjeret ibete hosana Admiralit Tito. RRI urte bej qejf aty ku je ,bej komente dhe analiza per Kosoven ,ku ka filluar te fiksohet ideja per Kosove PA SHQIPERINE .SHKO PUNO QEMBURRENITEDHE TE BEHEMI BASHKE ,TE BEHEMI VEND IMADH NE BALLKAN TE RRISIM EKONOMINEDHE TE MBURREMI PER VENDIN TONE ME HISTORINE E TIJ DHE ME PRIJESIT ETIJ.
O robell o injorant kush u tall me Enver Hoxhen o fshatar , kur se ke njohur kurr ate dhe historin e atij burri , ti e ke me te degjuar meru me noj problem nga serbia ato pun i njef mir ti , me ENVERIN nuk kish byth kerkush me u tall o trap kontrollo llogjiken ose nderro mallin se e ke te keq , ENVER HOXHA çfrytezoi Rusin shkolloj dhe nxhori intelektualet e par ne Rusi e mbajti mburoj sa ishte ne nevoj se sa kishim dal nga lufta , ngriti ushtrin i mori dhe floten detare Rusis dhe i futi gishtin ne byth , i perzuri nga baza vlores , kinezit o kaqol gazetar qe edhe mallin nuk di ta zgjedhedh kur e perdor , kina ishte nen kembet e ENVER HOXHES qe ta dish mir ti , se nuk ishte antare kombeve te bashkuara ne ato vite fill mas luftes dyt dhe ishim ne shqiptaret me veton ton qe kerkonim me ngulm futjen e RP te KINES ne OKB dakort , sa nuk ishte antare ne OKB KIna ishte shteti SHQIPTAR ME ENVER HOXHEN ne krye qe i dhan kines te drejten te bente tregtin detare me flamurin ton komtar , se nuk kishte te drejt qarkullimi kina , per kte ndim ENVER HOXHA dhe shteti SHQIPTAR i kan mar miliarda e miliarda dollar shtetit kinez per 30 vjet , ngritem te ter ushtrin industrin e leht ushqimore dhe industrin e rend bem elektrifikimin dhe hidrocentralet dhe nuk kishte gje qe nuk beri KINA per popullin SHQIPTAR DHE ENVER HOXHEN , ku e gjen talljen ktu ti anadollak injorant i pa informuar , ku kish byth njeri te tallej me ate burr shteti o robell gjynaqari , ishte ENVER HOXHA ai , nje her ne 500 vjet vin asi burrash kti kombi , dhe lexo para se te besh atikuj dhe mos pi bar kur punon.
O robell , o injorant kush u tall me Enver Hoxhen o fshatar , kur se ke njohur kurr ate burr shteti dhe historin e atij burri , ti ate e ke me te degjuar , meru me noj problem nga serbia ato pun i njef mir ti , me ENVERIN nuk kish byth kerkush me u tall o trap kontrollo llogjiken ose nderro mallin se e ke te keq , ENVER HOXHA çfrytezoi Rusin shkolloj dhe nxhori intelektualet e par ne Rusi e mbajti mburoj sa ishte ne nevoj se sa kishim dal nga lufta , ngriti ushtrin i mori dhe floten detare Rusis dhe i futi gishtin ne byth , i perzuri nga baza vlores , kinezit o kaqol gazetar qe edhe mallin nuk di ta zgjedhedh kur e perdor , kina ishte nen kembet e ENVER HOXHES qe ta dish mir ti , se nuk ishte antare kombeve te bashkuara ne ato vite fill mas luftes dyt dhe ishim ne shqiptaret me veton ton qe kerkonim me ngulm futjen e RP te KINES ne OKB dakort , sa nuk ishte antare ne OKB KIna ishte shteti SHQIPTAR ME ENVER HOXHEN ne krye qe i dhan kines te drejten te bente tregtin detare me flamurin ton komtar , se nuk kishte te drejt qarkullimi kina , per kte ndim ENVER HOXHA dhe shteti SHQIPTAR i kan mar miliarda e miliarda dollar shtetit kinez per 30 vjet , ngritem te ter ushtrin industrin e leht ushqimore dhe industrin e rend bem elektrifikimin dhe hidrocentralet dhe nuk kishte gje qe nuk beri KINA per popullin SHQIPTAR DHE ENVER HOXHEN , ku e gjen talljen ktu ti anadollak injorant i pa informuar , ku kish byth njeri te tallej me ate burr shteti o robell gjynaqari , ishte ENVER HOXHA ai , nje her ne 500 vjet vin asi burrash kti kombi , dhe lexo para se te besh atikuj dhe mos pi bar kur punon.
Ky gazetari Robelli paska studiuar shume, po ku i ka gjetur gjithe keto, ama. E kam lexuar dhe here te tjera, ky shpik e ka rrezik qe do ngihen ata qe kane vdekur e kane shpikur gjera te medha qe ta pyesin per konsulence Robellin. Kepusin proçka tani apo s’kepusin qe te genjejne ata qe s’i dine keto gjera. Marrin dhe ndonje leke per çpikjet e tyre. Robell! Te ben te fala , filja . Genje ata qe s’kane sy, vesh dhe mendje.
Robell, kete here e ke ulur shumë pazarin. Nuk mar persiper te gjykoj ata dy historianet qe ti u referohesh,po nuk shkruhet historia me fraza si ” …Peng u zgjua me 5 e gjysem dhe mori vesh.. ” apo “…Krushovi nuk kish perkthyes te gjuhes kineze me vehte…”
Flamur “shqipetare”?
Nga e mori flamurin Greke te Bizantit Jeorgios Kastriotis zoti me comentin Na myten?
Nga Vatikani apo Kostandinopolis?
Ju as emrin e qytetit te Ilyrit Kostandin nuk e zini ne goje se ata i thonin Polis Greqisht dhe jo ju Qitet nga Cita italisht.
Ik or idiot.
E paskeni bèr Robellin pèr uj tè ftoht ! Nga tè fillojm ,70 tè miljon tè vdekur as qè pèrfillen nga shumè komentues dhe kanè kurajon e kritikojn robellin se èsht titist etj etj.Kur ju mungon humaniteti ku e gjeni guximin dhe moralin tè shpreheni pèr probleme anèsore kur Marksi thoshte se njeriu ishte kapitali mè i çmuar.
Panvarsisht me nder industrisè mut qè na sollèn kètu sidomos atè kimike-Laç-Sod-Pvc vlorè ,azotikun-Fier,metalurgjiku -elbasan tè gjitha kèto u ndèrtuan brènda qyteteve dhe jo falas me kinèn sepse eksporti i hekur nikelit ishte i njè cilsie mjaft tè mir dhe shkèmbimet rregulloheshin nèpèrmjet kèmbimit tè mallrave dhe ishte nè favor tè shqipèrisè gjer nè 1978 èn .Po tè analizojm me laps nè dorè shqipèria pèrfitoj nga kina nè armatim,fabrika tekstile nè berat,uzina e telave shkodèr,hidrocentrali i komanit,biçikleta kineze,etj etj.Metalurgjia ishte e nevojshme pranè elbasanit dhe i duhej shqipèris ? Tè gjitha sa ndèrtuan nè shqipèri ishin teknologji e prapambetur dhe kèshtu erdhi Montedison nè Fier,Vlorè
dhe investuan industri mè moderne.Azotiku pranè fierit sa e ka dèmtuar shèndetin e popullsis sè fierit ,Sod-Pvc pranè vlorès ekzistojn tè dhèna pèr sèmundjet e frymèmarrjes dhe kancerit nè tre qytetet qè pèrmend?? Ishin me nder pordh me rigon sepse shqipèria nuk kishte nevoj industri tè rènd por ishte çmènduria e e,hoxhès pèr tè mbajtur karrigen sajoji gjithçka pèr tè qèndruar nè pozit dhe ne tè ngopeshim me qep dhallè ,patate.Njè prej regjimeve mè idjote qè kemi ndesh nè historin e shqipèris por edhe europès,eleminoj si stalini tè gjith shokèt e vet na dolèn poliagjent ndèrsa bastardi ishte mè puritani?Siç veproj stalini me ukrainasit qè hanin fèmijèt nga uria nè 1931/2 dhe shoku mao qè me psikopatin e vet fshiu nga faqja e dheut 70 miljon kinez edhe i sèmuri mendor e,hoxha mbetet njè gjakpirès.Kishte nevoj shqiptari tè ikte si lopèt duke marr male dhe dete drejt greqisè italisè joooo,gjyshrit tanè me dy dhi dhe lopè jetonin edhe nè kohèn e zogut por nuk morèn arratinè pèr tè ikur jasht si nè 1990 èn.Berisha me mashtruesit e tij i cili implikoj gjith veriun kundèr jugut veproj mè keq se e,hoxha duke pèrçar vendin dhe si komunist i thekur qè ishte shkatèrroj atè çka ndèrtuan gjyshèrit dhe baballarèt tanè.Mos u lodhni me Robellin ka pèrshkruajtur realitetin nga libri qè u pèrgatit pèr 12 vjet ,dmth njè studim i thell.