Pikëpyetjet e një video bardhezi

23 Janar 2020, 18:25Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Pas bërjes publike të videos ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës është duke konsumuar lëndë narkotike, kemi dy palë që pretendojnë të kundërtën. Nga njëra anë është Partia Demokratike që ishte a para që tha emrin e Lefter Allës, dhe disa orë pas tij gazetari Artan Hoxha që e përforcoi këtë edhe me video. Nga ana tjetër është vetë i dyshuari Alla që deklaron se nuk është ai aty dhe video është e montuar.

Të dyja palët janë në të drejtën që të mbrojnë pretendimet e tyre deri në momentin kur një organ tjetër, që përfaqëson ligjin, të thotë me prova shkencore që është apo nuk është Lefter Alla në atë video.

Nisur nga prononcimet televizive të gazetarit Artan Hoxha, kam mbetur disi i dyzuar. Nga njëra anë kemi pretendimet e gazetarit se mbi të është bërë edhe presion, si dhe i janë ofruar edhe para për të mos e publikuar videon. Kjo në vetvete tregon se video është e vërtetë. Sepse ai që ndjehet i pafajshëm, nuk ka asnjë arsye të japë ryshfet ose të kërcënojë zotëruesin e një video për të mos e publikuar atë.

Pavarësisht këtyre që pretendon gazetari Hoxha, përsa kohë ai nuk përmend se cilët janë ata që kanë hyrë në tratativa me të, çdo gjë mbeten në kuadër hipotezash. E mira është që si gazetar investigativ, t’i dokumentonte këto miklime apo kërcënime edhe me një provë audio ose video, gjithsesi është e drejta e tij të mos i bëjë publike.

Por janë disa pikëpyetje që nuk më lënë të qetë në logjikën e ngjarjes. Pikëpytje që po i parashtroj më poshtë.

Kryetari i bashkisë Bulqizë e ka marrë mandatin më datë 5 gusht 2019, datë në të cilën edhe është betuar.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, kryebashkiaku Alla ka konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë, pas muajit gusht, pra diku nga shtatori.

Gjatë një investigimi që gazetari Hoxha ka bërë për grupet kriminale në Bulqizë, i ka rënë në dorë materiali kompromentues për Allën. Ky material i ka rënë në dorë po nga këto grupe. Është çudi se si këto grupe kriminale e shitën një njeri të tillë të cilin mund ta mbanin nën shantazh dhe t’ia përdornin videon për çfarëdolloj interesi si presion për t’iu bindur atyre.

Po në muajin shtator 2019 Artan Hoxha njihet me këtë video të cilën diku nga muaji nëntor ia thotë edhe publikut që e posedon, por pa hyrë në hollësira, gjë që i shton misterin.

Video u bë publike orët e pasdites së datës 22 janar 2020. Përpara se ajo të bëhej publike nga gazetari Artan Hoxha, emri i Lefter Allës u dekonspirua me një deklaratë të Partisë Demokratike prej ish-deputetit të saj, Ervin Salianji, i dënuar me vendim të shkallës së parë si intrigant i të ashtuquajturës: “Çështja Babale”.

Pasi video u bë publike, rezulton se ajo ka një kohëzgjatje prej 37 sekondash.

Video është regjistruar me celular tek monitori që përcjell pamjet nga kamera mbi banakun e lokalit misterioz. Regjistrimi me celular është i formatit bardhezi.

Në video shfaqet një person i bëshëm, veshur me një bluzë me mëngë të gjata dhe këmishë poshtë saj, që përkulet mbi një pjatë.

Pjata është e bardhë dhe mbi të reflektojnë prozhektorët që ndodhen mbi banak. Drita e bardhë e prozhektorëve, duke rënë mbi pjatën e bardhë, e bëjnë të pamundur që të shihet lënda narkotike kokainë që ka po ngjyrë të bardhë. Duke qenë se edhe video është bardhezi, në video pra shihet vetëm gjesti që bën personi, por asfare lëndë narkotike që pretendohet se konsumon ai.

Video nuk ka një rrjedhë logjike, pra që të shfaqë personin që hyn në lokal, pastaj që shkon tek banaku, pastaj që nxjerr (ose e ka të gatshme në pjatë) lëndën narkotike.

Video që në sekondën e parë shfaq personin e pretenduar që është Alla, kryesisht me shpinë, ku i duket pjesa e pasme e kokës dhe vetëm në një çast i dallohet profili i anës së majtë, por askush s’e vë dorën në zjarr se ngjan me atë.

Në fund në video shfaqen dy djem të rinj, ku dhe ata nuk mund të identifikohen dhe në atë çast video ndërpritet, biles ka edhe një sekuencë një sekondshe që ndryshon rrjedhën kur hyjnë djemtë dhe që lë vend për montim.

Videos i mungon data dhe ora. Gazetari Hoxha pretendon se i zotëron edhe ato, por i ka prerë qëllimisht. Dakord, emrin e lokalit ku është konsumuar droga nuk e tregon, por që të mbahet e fshehtë data dhe ora, kjo është pa kuptim. Në kriminalistikë vendi dhe ora janë “A”-ja e punës ku nisin hetimet. 

Duke qenë se Artan Hoxha pretendon se konsumimi i kokainës është kryer në orët e vona të natës, duke qenë se ai nuk tregon datën dhe orën, ku ta dimë ne që Lefter Alla në atë datë dhe orë nuk ka qenë, bie fjala, në një dasëm?! Çdokush ka të drejtë të ngrejë alibinë e tij dhe mohimi i saj duke i thënë je ti aty, por pa i treguar datën dhe orën, është tepër e rrezikshme.

Gazetari Hoxha pretendon se nuk i intereson të dekonspirojë personat e tjerë, prandaj ka shfaqur ato 37 sekonda. Dakord. Po a nuk do të ishte më mirë që ta shfaqte videon në të gjithë rrjedhën e saj logjike duke i errësuar pamjet e personazheve të tjerë me qëllim që ata të mos identifikoheshin dhe publiku të kishte mundësinë të këqyrte vetëm Allën?!

Gazetari Hoxha e ka mbajtur për shumë muaj në duar materialin dhe kjo i ka hequr kushtet e flagrancës. Që do të thotë, po të ishte dorëzuar në kohë në organet e drejtësisë, ose fundja, të ishte bërë publike më herët, edhe personazhi Alla mund t’i bëhej testi i drogës në kohën e duhur, kur ende organizmi i tij të kishte shenja të intoksikimit. Jo vetëm kaq, por po të ishte shfaqur në kohën e duhur, mundet që edhe pamjet e videoregjistratorit (DVR) të lokalit ose shoqërisë së sigurisë, të ishin marrë në origjinalin e tyre, e jo në atë palo cilësi që kemi.

Unë besoj se ata që e kanë bërë atë regjistrim e kanë edhe origjinalin e plotë, të pastër e me ngjyra, por dyshoj se atyre që ia vunë në dispozicion Artan Hoxhës atë video, u interesonte t’ia jepnin në format me cilësi të ulët dhe bardhezi.

Artan Hoxha e ka bërë kronikën e jetës së tij, atë të shfaqur në natën e vonë të 21 janarit 2011, ku me kamerën e Ervin Dajës, dokumentuan një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtyre 30 viteve, vetëm tri orë pasi ish-kryeministri Berisha kishte dhënë në TV një version fals. Pa atë dokumentim, historia politike e Shqipërisë sot do të ishte ndryshe. Për këtë duhet t’i jemi gjithnjë mirënjohës.

Por për rastin e videos së fundit, dyshoj se ai është përdorur nga të tjerët. Koha e gjatë e mbajtjes prej tij nëpër duar me argumentin se do bënte verifikime, nuk më ka bindur fare. Katër muaj janë tmerrësisht shumë për të dalë në një konkluzion. Do ishte më e ndershme që të thoshte që e ka mbajtur kaq gjatë nga frika e presioneve kriminale, se sa gjen argument jo të fortë si ai i verifikimit.

Sa për kryebashkiakun Alla, tashmë që edhe SPAK-u hapi proces penal ndaj tij, është mirë që të bëjë një delegim kompetencash tek nënkryetari i vet me qëllim që institucioni i bashkisë, deri sa të dalë e vërteta, të mos mbetet i njollosur. Nuk jam për masën drastike të dorëheqjes, për sa kohë kryetari Alla pretendon se nuk është ai. 

Është e kuptueshme ndjeshmëri që krijohet në këtë rast, por duke qenë se këtu nuk kemi të bëjmë me shpërdorim detyre apo një akt kriminal në kushtet e flagrancës, dhe ku video mbart tepër dyshime, nuk ka arsye që nëse ai del i pafajshëm, të krijohen kosto ekonomike duke e çuar bashkinë në zgjedhje të parakohshme.

(TemA)

17 komente në “Pikëpyetjet e një video bardhezi”

  1. rripitipitytytyrripity says:

    E kujt i plasi ca mendon Altin Ketro?! Kush e njeh ket debilin? Une po prisja te fliste I Madhi Alfred Pejdha, na del ky Altin Kuqapiku apo Ketro.
    Sa per videon, ka teknika qe e kthejne me ngjyra edhe nqs eshte bardh e zi, ashtu sic e kthejne batdh e zi kur eshte me ngjyra, ka teknika qe gjejne informacionin me daten dhe kohen bile ka raste dhe vendin ne te cilin eshte filmuar me celular, ka teknika qe bejne njohje te fytyres etj etj. Pra mos e cani trapin se po te jete i interesuar spak e gjen te verteten, tashme ka dhe tekniken dhe ekspertien amerikane ne ndihme, nuk ka interes ta zbardhi ath do ndjeki vijen logjike te artikullshkruesit qe kerkon te ngreje tym per te zhdukur gjurmet ujku

    1. Andi says:

      Ujqit jeni jeni ju qe vdiqet per te ardhe ne pushtet per ta shquer dhe nje here si e shqyet per 30 vjet.Shqiptaret e dijne mire se me shume se gjysma e bandes se shqupit Jane perdorues te rregullt te droges prandaj nuk I bejne pershtypjet cic micet tuaja.Alla nuk ka vra njeri ashtu sikurse Banda juaj qe I ka duart ne rrenze me gjak.

    2. turi says:

      uouuuuu, sa i ditur qenka qy reee, qy rrypi rrupirripi de
      a te hengert ty me gjithe teknikat qe vetem emrin u ke degjuar o tar me zile

  2. Veshgues says:

    Eshte aresyetim serioz dhe i matur!
    Kembengulja apo priteshmeria mbreme e z. Hoxha qe kryeministri duhej ta shkarkonte Allen, si Sala dikur Ylli Pangon, te linte per te dyshuar se z. Hoxha po bente ndoshta ndonje loje te …! Me kete pretendim apo kerkese per shkarkim nga KM zoti Hoxha e futi vehten ne dyshime, kandidate per sqarime ne SPAK!
    Me ate vidio te dyshimte askush nuk mund te jete i sigurte per cka pretendon Z. Tani!

  3. Petro ... says:

    Mua me duket se Artan Hoxha kesaj radhe eshte futur ne rrjedhen e mafjes babale dhe kjo ka nje aresye. Ose Artani eshte i rrezikuar nga te tjere dhe eshte detyruar ta baje nje veprim te tille qe hapet eshte babale, ose Artani ne fund e ka lene mendja qe te beje nje histori te dyte gjoja si ajo e 21 janarit, por qe kesaj radhe e ka felliqur fare veten e tij. Edhe kercenimet qe thote Artani jane ose fallco, se te kercenonin dhe ky ti thoshte ne publik eshte e pamubdur, oseeshte nje provokim qe i ben drejtesise e policise. Artan Hoxha me kete video qe eshte nje version i Babales dhe hapet, ka mbaruar pune si gazetar dhe prokuroria duhet ta marre si te pandehur ate dhe ate tjetrin e pd-se qe e deklaroi para Artanit. Eshte thjeshte nje tymnaje qe ne te ardhmen Artani duke bere veprime te tjera do ta fusi veten me thelle ne qoftese prokuroria do ta marri seriozisht problemin per ta çuar deri ne fund. Le ta thote publikisht: kush ja serviri videon dhe ti lere dengelat gazetareske se jane drejte perfundimit!

  4. sali says:

    Po mire kur ky Gazetari e kishte vidjon perse e mbajti 4 muaj ne sirtar apo per te gjetur Pazarin e radhes e kur nuk gjeti dot pazarin e nxori ne drite duke ja dhene te parit Salijanit,Mjeshtrit te maskarallekut

    1. Star says:

      Duket se gazetari Artan Hoxha ne kete rast eshte i perdorur. Eshte i perdorur nga presioni i grupeve kriminale te lidhur me PD-ne. Kam pershtypjen se SPAK do dale ne perfundim qe vidio eshte origjinale por nuk vertetohet identiteti i personit. Se i tille eshte bere rregjistrimi nga njerezit e PD-se qe te mos dale e plote ngjarja. Dhe kjo eshte tamam ne formen e punes se PD-se qe cdo gje ta lere te dyzuar ,vetem tym pa zjarr,vetem per konsum publik.
      Gazetari ne kete mes i ka hyre nje rreziku real per vehten e tije,qe nqf se nuk ka marre garanci te forta rrezikon qe ta haje ma zi se Salinjaji tek babalja.

  5. Shinjestra says:

    Bravo Altin Ketro.Nje analize e llogjiksheme.Video ka mundesi te jete montazh per interes te pd-ke.Ervin Salianji,po e shikon se do shkoi ne burg dhe kerkon te marin te tjere pas vehtes duke i akuzuar me video si te BABALES.Ata te pd-ke tani jane bere te famshem per sajesa te videopergjimeve.Njerzit e pd-ke po shkojne drejt lumit dhe thon ne te mbytur e te mbytur jemi,por te marim edhe disa nga at te ps-te.Te mos jemi vetem ne te pd-ke te felliqur por te perlyejm ca edhe nga ps-te.Kemi bindjen se SPAK-u do te thote te verteten.Shpresojme.Kete here Artan Hoxha me duket ka gabuar.E ka ber Salianji per vehte.E ka genjyer,mashtruar.

  6. Orli says:

    Kromi!!! Para e madhe ne loje,nje gje me ben pershtypje pa hyre a eshte fajtor ky lefter lefteri apo jo;Tani thote qe nuk e ka marre vidjon nga pd dhe se nuk bashkpunon me pd-en.Atehere si ka mundesi qe e para emrin e lefterit e nxori pd?! Spaki ma kapi duhet ta sqaroje kete histori.Nje gje eshte e sigurte,te gjithe spiunat e kohes se kaluar qe pergjonin nga vrimat e gardhit,jane instaluar te shqupi.Migjeni i madh do thoshte: e pertej gardhit asgje e re/ vetem nje rreze dielli kishte depertuar midis reve e kishte pushuar e qete ne nje grumbull plehu.

  7. Apo jo? says:

    Eshte fallco, une nuk e kuptoj si psh per Babalen me gjithe celularet qe cdo kush i ka nuk kishte nje foto te pakten ku te shfaqej Babalja e vellai i Xhafes.
    Nejse mund te jem edhe gabim po nje video ku asnjehere nuk i shfaqet fytyra e nuk ka foto apo prova te tjera qe mund ta vene personin ne vendin e ngjarjes nuk me duket e mjaftueshme per te akuzuar.
    Shpresojme qe gazetari i famshem Artan Hoxha ose ndryshe Sherlock Holmes mos shkoje e ti beje shoqeri Salinjanit ne burg.

  8. Bilo says:

    Kjo video edhe mund te jete e vertete dhe me personazh vete kryetarin e bashkise!Deri ketu aludimet mund te jene te pafunda deri ne verifikimin nga organet e drejtesise per te nxjerre te verteten ,mirpo kam frik se mos kete radhe gazetari Hoxha eshte perdorur pasi nuk eshte ai iniciatori i ketij filmimi dhe po te degjoni edhe deklaratat e tij te bene pershtypje kur deponon se “per kete video kishte dieni edhe PD e konkretisht z.Bardhi )!Nje dyshim tjeter eshte kur ai deklaron se me ofruan “marrje jete” dhe “para” por une zgjodha gazetarine!Mos valle ai ka refuzuar vertet te dy te parat nga ata qe e kane kercenuar e diku tjeter ku edhe eshte perdorur te kete marre parate si “Babalja” duke dale keshtu i lare me vehten perkohesisht pasi ka shume trubullira!Regjistrimi eshte bere ne 17 Korrik dhe personi i akuzuar ishte ne nje lokal i veshur jo per vere por per vjeshte a dimer duke patur parasysh se gjendej ne banakun e nje lokali ku mund te kete hequr edhe pallton!Te gjitha keto hamendje qe ngrihen eshte organi kompetent qe e ka fjane e fundit ku n.q.se vertet behet fjale per z.Alla ai duhet te pergjigjet drejtesise deri me nje,nje te kundert do te kemi nje “babale” te dyte ku uroj qe Saliu te mos kete vrare dy njerez me nje gurre ,ate qe ka kundeshtar dhe gazetarin qe ne 21 janar 2011 i nxori bojen ketij njeriu qe deri me sot uk i ka dale kerkush perpara jo per zotesi por sepse intrigat,sajimet,deri ne zhdukjen e personave i ka bere si profesionist i vertete “burre shteti”!Se fundemi kushdo qe eshte ne kete loje ta haje deri ne fund duke marre denimin e merituar!Sa per Partine e Dallkaukeve qe eshte marre gjithe jeten e saj me keto pislliqe eshte turp qe ne 2020 vazhdone ete loje te piset siur te jete shkolle spihunazhi e jo parti politike!Persa i perkete PS dhe kryetarit te saj nuk eshte hiç e ndershme qe per rastin e pare te ishte rastesi,per te dytin,rastesi,per te tretin rastesi,per te katertin po rastesi u ka dy mundes justifikimi ose eshte ndonje plan i urdisur per ti lene pushtetin ne tavoline kryeopozitarit sipas porosive te qedres,ose te dale e te marre masa tejet te repta per ata qe i kane rekomanduar keto kanidatura te pista,ku per nje gje jam i sigurte qe nuk eshte zgjedhja e tij pasi me karakaterin qe ka ai nuk mund te bjere aq poshte intuita e perzgjedhja pasi ai kete kategori po lufton e qe e ka kundeshtare ne politike!Origjinalin ndoshta Tani e ka shitur ku perdorrja e saj mund ti sherbente si alibi PD e Salinjanit qe edhe “Babalja” ishte regjistrim i vertete por qe drejtesia e “kapur” denoi ne te (pa)fajeshem!Edi Rama eshte nje politikan liberal siç jane kreret e te gjithe forcave qe drejtojne sot ne Europe dhe duke qene i tille PS e perdor per pushtetin personal se sa per bindjet politike pasi ai nuk ka te tilla!

  9. Salinjani says:

    Çudia nuk ka fund ne Shqiperi. Del nje qe gjykata e ka denuar me burg per shantazh, dhe ben te kulluarin. Salinjani eshte i denuar, nuk e kupton kush pse nuk arrestohet, te dhjefsha reformen o ed rama.

  10. Daja says:

    Ky gjithologu i krimeve se mbane vehten per gazetar te madh pse mbajti vidjon per gati 5 muaj apo kerkonte ndoje lek duke bere presion e dyta ky duhet padise ne prokori urgjent me fakte ato persona qe i kane bere presion dhe kane kercnua dhe jo te bej tani rolin e viktimes.

  11. qazim says:

    ????????????????????
    Duket tip babalje.

  12. Marco says:

    Te rixhirohet videoja por kete rradhe me ngjyra.

  13. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne video mund te mbulohen fytyrat e personave te tjere,per ta dhene ate te plote,me ngjyra.
    Per te mos u nxituar,do hetohet,dhe do marre pergjigje.
    Ajo qe mund te thuhet eshte se ne video ka nderhyrje,eshte prere ne me pak se nje minute dhe eshte formatuar bardh e zi.
    Perse ?

  14. andrea says:

    Dy gjera qe ti dish mire Altin Ketro. E dine te gjithe qe artan hoxha diten e 21 janarit ishte klubeve te Tiranes duke ngrene qofte dhe Vin Daja kishte filmuar ate qe kishin filmuar gjithe kameramanet e Tiranes. As hoxha dhe as Daja nuk e kishin idene e ngjarjeve. Informohu mire se pse u ble Njuzi pas 21 janarit dhe e merr vesh tamam. Sa per tan hoxhen e hoxhet si puna e tij vendosin gjobat e radhes dhe perdoren nga grupe te ndryshme kriminale apo politike. Informohu pak se ku televizion po e merr rrogen tani, kush e financon dhe pse Tan Hoxha as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet se kush i jep paret. abc news e ka ble turku Allajbeu dhe paret i hedh Vis Martini. Do akoma ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje