Rrëzohet dekreti i Metës për paketën "Anti-shpifje", "gafat" e kryetares së komisionit shkaktojnë të qeshura

23 Janar 2020, 13:53Politika TEMA

Komisioni i Medias ka rrëzuar këtë të enjte dekretin e Presidentit Ilir Meta për paketën “Anti-Shpifje”.

Të pranishëm në komision ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dëputetët dhe relatorët e komisonit si edhe këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit, ashtu si presidenti Ilir Meta u shpreh se disa dispozita të kësaj pakete përbëjnë rrezik për interesin publik.

Ndërkohë, deklaratat e kryetares së këtij komisioni Fatjona Dhimitri spikatën më tepër ku ra në sy mungesa e përgatitjes së saj dhe “imitimi” i akuzave të kreut të shtetit sa i përket paketës “Anti-shpifje”.

Për pos kësaj, Dhimitri ndërhyr për të ndërprerë disa herë gjatë kohës që flisnin anëtarët e tjerë të komisionit dhe ministrja e Drejtësisë, duke përcjellë akuzat e përsëritura më herët nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndërkohë, sjellja e saj shkaktoi të qeshura edhe tek të pranishmit.

Në fund me shumicë votash ka qenë mazhoranca e cila ka rrëzuar dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ‘Anti- Shpifjes’.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë ndryshim kurse pritet vetëm që në seancën e radhës formalisht të rrëzohet dhe dekreti nga Kuvendi ashtu siç e ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Nga ana tjetër, edhe në komisionin e Ligjeve ka pasur të qeshura ku deputeti Alimadhi u ndje i fyer nga kolegët e mazhorancës dhe u largua nga mbledhja.

 

 

 

1 komente në “Rrëzohet dekreti i Metës për paketën “Anti-shpifje”, “gafat” e kryetares së komisionit shkaktojnë të qeshura”

  1. Zigur Qarri says:

    Qeshnin se ishin te gjith te droguar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje