Akuzat se ka pirë kokainë, Pjerin Ndreu flet për videon e kryebashkiakut të Bulqizës: Nëse vërtetohen, PS-ja mban qëndrim

23 Janar 2020, 13:10Politika TEMA

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu në një intervistë për Report Tv është shprehur se ka siguruar një shumë prej 2 mln eurosh nga donatorët me të cilat ka në plan ndërtimin e 40 banesave që janë prekur nga tërmeti.

Ndreu deklaroi se puna e tij për donacione të tjera do të vijojë dhe se nuk do të presë vetëm atë që do të vijë nga qeveria.

Mendoj se askush nuk duhet ta kapë paniku se cdo ditë dhe cdo orë merremi me këtë punë. Sot bashkia është në negociata edhe me donatorë. Jemi e vetmja bashki që kemi siguruar 2 mln euro nga donatorët për ndërtimin e 40 banesave.

Bashkia nuk do të presë që  gjithcka të bjerë nga qielli dhe të shikojë vetëm qeverinë por do të bëjë edhe punët e vet. Po shikoj edhe disa donatorë të tjerë që kam nga lidhjet e mia nga Gjermania apo vendet të tjera për ndërtimin e një shkolle, pa qenë barrë për qeverinë. Deri tani 13 pallate janë konstatuar të pabanueshme. Godinat e vjetra mund të rrezikshëm nëse do të kenë ndonjë tjetër tërmet. Pasi mund të paraqesin probleme në të ardhmen. Jemi në presionin e një grupi që përmes tërmetit mendon se do të rregullojë shtëpinë. Por deri tani me bonus janë 333 familje” tha ai.

Por cfarë komenti ka Ndreu për homologun e tij socialist të zgjedhur në Bulqizë, të cilin PD-ja e akuzon se konsumon kokainë dhe që SPAK-uka nisur hetimet? Ndreu tha se nuk e di nëse është Lefter Alla ai që shfaqet në video, por shtoi se nëse është e vërtetë sjella nuk është aspak dinjitoze dhe kostoja është personale dhe jo e PS-së. Referuar akuzave të PD-së, ish-deputeti socialist tha se është gati që të bëjë testin e drogës, por shtoi se te partia Demokratike ka më keq se Lefter Alla.

Nuk kam koment, jam teleshikues si të gjithë ju, kam parë në TV, nuk jam në gjendje të përcaktoj nëse personi në fjalë ishte filani. Janë ekspertiza që i bëhet videos dhe nxjerr faktin. Jemi përballë një akuze, nuk është etike të jap opinion. Nuk është dinjitoze për asnjë zyrtar nëse ka ndodhur që të jetë në ato kushte. Edhe kjo që merren rastet dhe zmadhohen dhe i faturohen si vijë sjellje një partie nuk është korrekte, edhe në jetë mund të ndodhë që derivon një pjesëtar. Po luhet si në partinë e punës. PS-ja është një familje e madhe dhe nuk është familje e cila nuk ka edhe njerëzit e vet problematikë. Nëse vërtetohen PS-ja mban qëndrimin e vet dhe që e ka mbajtur deri tani.

Nëse marrim rastet, ju keni Gërdecin, dhe më të rëndë, kur drejtori ishte me urdhër arresti dhe ishte drejtor se donte ta mbante kryeministri. Ka edhe vrasjen në bulevard, që nuk ishin asgjë kontigjent krimi. Unë nuk mund të them se një familje nuk janë në ritmin e asaj shoqërie, por nuk mund të etiketohet familja. Ne nuk kemi futur në parti testet e drogës, as PD-ja. Mos më bëni të them ca emra që e bëjnë më keq se ai i Bulqizës, se nuk është detyra ime, por e di të sigurt. Personalisht them, se kur të duan gjatë vitit nga 15 herë në muaj shkon e bëj unë testin. Vijnë ndonjë herë në Lezhë, por mos lodhen të vijnë se vetëm korrektesë do të gjejnë. Unë jam gati të shkoj kur të duan ata për test. Kush ka lidhje kostoja është personale. Janë shumë pak për të dëmtuar ujin e PS-së” përfundoi ai.

11 komente në “Akuzat se ka pirë kokainë, Pjerin Ndreu flet për videon e kryebashkiakut të Bulqizës: Nëse vërtetohen, PS-ja mban qëndrim”

  1. Erioni says:

    Kryebashkiaku i Bulqizes, nuk ka kandiduar dhe fituar personalisht si i tille.Ai nuk kandidoi si i pavarur.Po ashtu aq sa u votua u votua nga socialistet.Pergjegjesia partiake eshte evidente.Cu kuptua atehere sistemi?Pse u dashkan partite?.Kjo eshte e para.E dyta me kryesorja, me sa njihet ai vete eshte njeri pozitiv dhe nuk ka pse te behet aq zhurme nderkohe qe te tjera gjera ndodhin cdo dite, vertet serioze per vendin.

    1. Andi says:

      Erion nuk kam pse mbaj une pergjegjesi nese ti drogohesh.Aq me teper qe nuk te kam as ne shtepi.Nese me te vertete iu djeg barku shqupisteve le te shtojne testin e droges ne liste pervec dekriminalizimit,por nuk u intereson sepse ashtu sic thote ndreu gjysmen I ke perdorues te rregullt droge me ne krye haloperidolin e vicidolit.

      1. Erion says:

        Andi.
        Të respektoj për shprehjen hapur të mendimit,por nuk ma ndjen asnjë influencë partiake.Vetëm për të qenë korrekt duhet ta pranojmë bashkë.Dedrogimin për hit të vërtetës,po ashtu testimin e drogës e ka kërkuar vetëm opozita.
        Të heqim dorë nga besimet qorrazi të politikanëve por edhe të themi të vërtetën.

    2. Tarasi says:

      Keta te ps dhe kur jane vetem ne zgjedhje nuk dine te zgjedhin kandidatet. Si mo nuk ka bulqiza apo shkodra qytetare me figure te paster.
      Po normal gjera qe ndodhin ku qendron problemi ketu se i pari qytetit pi droge apo ka tregetuar droge. Ai i vores zhduket dhe shteti se gjen dot cudi.
      Por prape fajin e ka sali kafsha dhe lul bq. Ky i fundit e ka faji pse nuk hyri ne zgjedhje plera.
      Dhe telenovelat e kryebashkiakeve te ps nuk do mbarojne ketu…

  2. Kuq e zi says:

    Te dhjefsha qendrimin
    Eshte pergjegjsi dhe jo qendrim e kupoles se ps per kandidatet qe ka zgjedh per pushtetin vendor
    Jeni partia e pare ne bote qe humbet zgjedhjet pa pasur kundershtar, e keni bere faqen bythe dhe nderkohe gjysma e kandidateve eshte ne arrati

  3. SHKELZENI says:

    O MERO nuk eshte pije cocaïne nuk eshte liquide qe pihet , cocaïne meret edhe une qe nuk kam lindur e vazhduar shkollen ne shqiperi e shkruaj shqipen me mire se ju .

  4. Juli says:

    Po per byth…at ka ndonje video,dhe po pati,a i kap ndonje ligj?Ne kryesine e Pd-es ka disa persona te tille,qe jane byth..ra.

  5. Katherina die Große & Madona prej Sauku says:

    Kur Rama vendos ne krye te Bashkive BURRA-KRYELOPA kshtu rrumpalla ka me shku Shqypnia
    Amon mor Pjerin na thuej ku i gjen kto tipa Edi Rama qe i vendos per me drejtu ??
    Pse po degjenerohet kaq paturpsisht PS??
    Ne Bulqize iku Prena qe kishte teseren e LSI dhe lepinte Munaqin e Monikes erdhi Lena me teseren e PS …,iken daja Melaiqe vjen nipi Lefteriqe,..iken doktori hajdut dhe pijanec vjen fiskulturisti trashaluq dhe trupeshk
    Dhe historia vazhdon…..dhe ne bojm sehir

  6. Adi says:

    Si edhte ligji ne shqiperi? Po pive kokaine ca ligji ke shkelur? Apo opinioni eshte ligji themelor i shtetit shqilptar
    E para duhet te dime ca ligji ka. Nese ska ligj qe ndalon pirjen, ska problem, vazhdoni me hallet e tjera.
    Nese ka ligj qe ndalon pirjen, duhet vertetuar akuza nese ka pire. Cdonjeri edhte i pafajshem deri da te provohet. Nese ka ligj per pirjen, ne jemi shteti me ligje shum te forta se ktej nga perendimi, pirja nuk eshte e kriminalizuar. Shitja po eshte e kriminalizuar. Per ca akuzohet ky tunxhi i PS? Apo me qe merret me politike, cdo akuze sidomis nga kta kriminelet e PDse duhet hetuar. Ky SPAK spaska koh te merret me kriminel. Do merret me videot e Shikut. U shplafte mortja se na turoeruat kudo qe vemi!

  7. AVNIU says:

    A nuk eshte ky Pjerini qe doli ne pergjimet e BILD?
    “ose deklaro voten publikisht ose fluturon”
    Edhe ne Kosove do ishte denuar. Parti batakcish .

  8. Petro ... says:

    Nje gabim fatal ka bere Ndreu ne pergjigje: partia demokratike ka me keq se Lefter Alla! Dmth Ndreu pranon qe Lefter Alla e ka bere veprimin pa asnje fakt apo dokument. Kujdes kur flisni se te isha ne vend te Lefter Alles, me bemje apo pa bemje, per çeshtje personale private do tu kerkoja personalisht llogari, pa ndermjetesimin e organe te drejtesise. Jeni ber qe u flet goja para mendjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje