DEBATET/ "Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit", rikthehet përplasja Manja-Fino te "Ligjet"

23 Janar 2020, 11:20Politika TEMA

Është rikthyer debati në Komisionin e Ligjeve.

Teksa diskohet për amnistinë e të burgosurve, deputeti Bashkim Fino ka debatuar me kryetarin e Komisionit Ulsi Manja për zbatimin e rregullores.

Ja debati mes tyre: 

Fino: Zoti kryetar, zbato nenin e rregullores së Kuvendit. Çdo anëtar, deputet ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë pyetje, ka të drejtë të marrë fjalën për të bërë diskutime, që do të thotë se unë kam të drejtën time të flas, të bëj 10-15 pyetje, mbaroj, marr përgjigje, kënaqem apo nuk kënaqem pak rëndësi ka. Kam të drejtën prap të marr fjalën kur diskutohet në parim dhe kur diskutohet nen për nen. Të lutem respekto rregulloren e Kuvendit.

Manja: Shumë faleminderit për sugjerimin. Zoti Alimadhi mban shënime pas çdo përgjigje që kthen ministrja dhe do zbatojmë pyetje përgjigje.

Fino: Është shkelje e rregulloreve

Manja: Po, do shkeli rregulloren

Fino: Po shkele pra…

Manja: …dhe do ti japim përgjigje zotit Alimadhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje