FOTOT: Një ushtarak misterioz në takimin e Metës me izraelitët, Presidenca i fsheh fytyrën

23 Janar 2020, 10:09Politika TEMA
FOTOT: Një ushtarak misterioz në takimin e Metës me

Ilir Meta gjatë vizitës në Izrael shkoi në bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

I shoqëruar nga komandanti i bazës, gjeneral-major Tamir Yadai si dhe nga Koloneli Golan Vach, Meta u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

Siç bën të ditur zyra e shtypit, Meta vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” duke shprehur mirënjohjen shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarëpër ndihmesën e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Presidenti Meta i dorëzoi “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Kolonelit Vach duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: “Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ajo ç’ka bie në sy në foto është se Presidenca është kujdesur t’i mbulojë fytyrën njërit prej ushtarakëve në foto. Arsyeja mbetet enigmë, edhe pse dyshimet janë se personi në foto mund të jetë pjesë e shërbimit sekret ushtarak.(TemA)

9 komente në “FOTOT: Një ushtarak misterioz në takimin e Metës me izraelitët, Presidenca i fsheh fytyrën”

  1. On says:

    Mos beni investigatorin Kot….bejeni aty ku duhet…….keni afera plot ktu per te bere detyren tuaj….

    1. SPAKTAKU says:

      Ka mundesi te jete Tualet Palla, ai e kishte edhe ne plan ta shkarkonte Floririn e Rames.LOL!

  2. american16al says:

    E po pastaj se ky personi “misterioz” paska zbritur nga Marsi dhe ka ardhur te mbledhi informacion ne kete shtet karnaval , kush po merakoset nga lexuesit!!????!!!??????

  3. Kuq e zi says:

    Mund jete nje nga ata ekspertet qe erdhen para ca koheve per pastrim cimkash ne presidence

  4. Kelmendi says:

    Meta si karagjoz qe njihet, tregon dhe injorancenve tij prej debili ku ket takim me foto e ka per publikun, por se ku eshte motivi i kesaj vizite hajde dhe gjeje. Thone se ky karadush president, po kerkon transaksione me shum levizje te parave te tij me djerse, per ti humbur origjinen. Kot e ka, origjina eshte e burimeve te pista ku nuk do ta bejne kurre te pasur, perkundrazi do ta çojne para drejtesise poullore, ku ajo pasuri qe ky sot disponon duhet ti kaloje jetimeve dhe azileve. Populli e thote, hak pa mare e borxh pa lare nuk ka.

  5. filja says:

    komentues apo fshires sokaku! Mbulimi fytyrese se ushtarakut tregon shume qe Ilir Meta duhet te investigohet thelle. Kjo ndoh ne disa raste te tjera. Me kujtohet, ka pase raste qe kur bente vizita Enver Hoxha, ndonje i “deklasuar” afrohej tek turma per te dale ne fotografi qe neser te trajtohej mire, ndersa shoqeruesit e mbulonin foton mbasi ajo kishte dale se nuk e njihnin me pare. Iliri vazhdon me kete metode. Keta palaçot larte qe komentojne jane empiriker ne keto çeshtje por dhe injoranter qe s’marrin veshe nga pjerdh gomari dhe hiqen sikur dine gjitheçka. Ose jane te mafjes brenda dhe bejne idiotin.

  6. rripitipitytytyrripity says:

    Po te me japi Mero 1$ ia cjerr une masken shume lehte, nuk ka ndonje shkence te madhe.

  7. rripitipitytytyrripity says:

    Po te me japi Mero 1$ ia cjerr une masken shume lehte, nuk ka ndonje shkence te madhe..

  8. pff says:

    po hic ore, thjesh I vetmi qe ska dhene konsent per publikim te fotove te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje