Aleatët e Lulzim Bashës: Jemi gati për sakrifica, vetëm të behen zgjedhjet sa më shpejt e të kthehemi në Kuvend

22 Janar 2020, 21:34Politika TEMA

Aleatët e Bashës janë gati të heqin dorë nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor nëse tryeza e reformës zgjedhore do të pasohet me zgjedhje të parakohshme  që të mbahen në pranverë.

Agron Duka, Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Dashamir Shehi kreu i LZHK-së të ftuar në studion e intervistës në televizionin Ora, me gazetaren Beti Njuma, mbrëmjen e sotme, nënvizuan se nëse zgjedhjet do të bëhen më 2021 atëherë duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Dashamir Shehi: Në shkëmbim të zgjedhjeve të parakohshme që bëhen deri në pranverë do kapërdija dhe këtë sistem. Ky është dhe një lloj kompromisi. Por nëse shkojmë në zgjedhje në 2021 ka ardhur dita që të ndryshojmë sistemin, dhe shumë gjëra.  

Duhet t’i hapim rrugë dhe alternativave dhe ideve të reja, dhe ky sistem nnuk lejon hapësira për forca të reja e alternativa të reja.

Mirësetërrijë ky sistem përsa kohë janë zgjedhje të parakohshme, nëse zgjedhjet shtyhen në 2021 gjykoj që opozita ka intersin e vet për të mobilizuar shumë njerëz për të debatuar për sistemin.

Agron Duka: Do ishte mirë ndryshimi i sistemit. Nëse nuk del koha, dhe më problematik për Shqipërinë është zgjidhja e krizës politike atëherë jam dakord që ndoshta i ngelet një periudhe të mëvonshme. 

Por nëse zgjedhjet shkojnë në 2021 kemi kohën e mundshme të mund të ndryshojmë sistemin por maxhoranca e Rama e ka në dorë. Nëse duan ta ndryshojnë ose jo, sepse ata e kanë votat.

Dashamir Shehi shkon dhe më tej kur propozon dhe dy lista zgjedhore ndërsa nënvizon vullnetin politik.

Dashamir Shehi: Jam për pastrimin e listave.. Duhet të ketë listë më vete për rezidentët dhe emigrantët në një listë të vecantë. Ne kemi 3.4 milionë njerëz në listë ndërkohë që ne jemi 2.6 milionë banorë. Kjo është qesharake.

Nëse nuk largojmë kallashët nga kutitë, cfarëdolloj sistemi të jetë produkti dihet.

Sa i takon reformës zgjedhore aleatët i bëjnë thirrje Bashës që të ngulë këmbë që të mbarojë në një afat sa më të shkurtër.

Dashamir Shehi: Po të qe për mua e mbaroj në një afat më të shkurtër. Edhe opozita duhe të ngulë këmbë që të bëhet një ditë me parë. 

Fakti që nuk merren me ndryshimin e sistemit koha reduktohet përgjysmë. Një pjesë e këtyre problemeve i kemi diskutuar me kohë dhe opozita ka interesin të bëjë presion që të mbyllet sa më parë. 

Nuk mbaj mend një komision që të ketë mbaruar punë ditën e afatit. E gjithë kjo mund të bëjë që të dalin të pavlefshme zgjedhjet e parakoshme. Ne si opozitar kemi interes të hyjmë në zgjedhje këtë pranverë deri në verë. Zgjedhjet që mund të bëhen përtej kësaj date nuk janë zgjedhje të parakoshme.

Agron Duka: Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme jo vetëm si kërkesë e opozitës por për të sjellë ekuilibra dhe të kalojë në një normalitet jeta politike e ekonomike në Shqipëri.  

8 komente në “Aleatët e Lulzim Bashës: Jemi gati për sakrifica, vetëm të behen zgjedhjet sa më shpejt e të kthehemi në Kuvend”

  1. Lona says:

    Kane ngelur pa lek
    Po nuk ka zgjedhje
    Prisni vitin tjeter
    por nuk besoje
    se ju voton njeri
    o grupi shurupi

  2. Mashkullori says:

    Jepini aleate,jepini,bejini presion Lulash Balashit per t’ju caktuar nje vend ne lista te hapura apo te mbyllura qofshin.Po siguruat karriget tuaja si deri me sot,ju asgje nuk kerkoni,beni takime formale sa per t’ju hedhur hi syve atyre dhjetra vetave qe ju ndjekin Akoma….
    Ne se keni bythe,kerkoni dhe konkuroni me vete me ate system qe ju pelqen dhe qe gjen miratimin e shumices.Bindini PS dhe PD,persa kerkoni…
    Por qe t’ju degjojne duhet te keni dhe mbeshtetje qe te tregoni “dhembet”.Ju mbeshtetje nuk keni,prandaj kjo eshte nje loje e kurdisur prej jush dhe e mbeshtetur prej PD-se dhe LSI-se nga e keqja,per te treguar se ato mbeshteten nga shume parti politike,por qe nuk perfaqesojne asgje tjeter vecse kryetaret e tyre,mbase dhe pa familjaret e tyre…
    Hani e pini qyl nen sqetullat e Lulzim Bashes,se po te ishte per partite tuaja,ato ka vite qe nuk egzistojne…

  3. Dritan says:

    ska zgjedhje te parakoheshme ju qelbesira te PeDes

  4. Shinjestra says:

    Do hyni ju ne sistem? Do hyni kur te shikoni vrime e memave tuaja nga kini dale.Kush ju voton juve more dallkauer qe nuk kini lene gje pa bere,pa djegur,pa shar e mallkuar,i vut flaken Tiranes.Nuk i harron populli bemat e zeza qe kini bere.Prandaj shkoni te ylyshtaret dhe matuni per mish te keputur.

  5. Xha Temja says:

    Ju qe shkaterruat gjithcka si Lulua ashtu dhe ju perkrahesit e tij ulerini si ujq te uritur mos kapni vendet qe vete i late . As te mos ju shkoje ne mendje se do merrni pushtet as per nja 20 vjet.Populli ju provoi dhe ju pa ,vendin e shkaterruat vete u majmet sa po caheni me vdhjejet qe bete ne kurrizin tone. Ju asnjehere nuk punuat per popullin dhe keni pafytyresine te kerkoni te ktheheni ne parlament te filloni te vidhni nga e para perseri. Ju e keni humbur kredibilitetin. Kur te ktheni cfare vodhet , kur te jepni llogari para bankes se drejtesise atehere do e shikoni ku do e keni vendin ne politike ju gangster me kollare.Ju llumi i shoqerise sone qe na e nxite faqen kesaj shqiperie e ketij populli.Haku i popullit ju zente te gjitheve nje dite hajdute te ndyre.

  6. Beni says:

    Nuk e kuptojme,si kurva qe jeni,kush ju qi ju?

  7. Hapu Xhipe says:

    Dash Shehi esht gati te sakrifikohet! Esht gati ta pi rakin me sheqer vetem te ket zgjedhje te parakohshme.

  8. Al says:

    Opozite e mbaruar dhe e kapur….pse sflisni per rastin e unazes tenderit qe perfundoi me 1 person per falsifikim….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje