Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike se ai shfaqej në një video duke konsumuar kokainë.
“Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi “Babalen” e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast”, shkruan Alla në facebook.
Reagimi i plotë i Lefter Allës
Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetime videosh me Babale.
Por, është akoma më kriminale kur kjo parti, e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkisnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratike.
Dhe sot, që Bulqizën nuk e drejton më PD dhe atyre ju është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhierë për të më shantazhuar mua!
Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelës Babale, që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi Babalen e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast.
Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh.
Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësish që sot montojnë video në SHQUP.
Ndërkohë Partia Demokratike në një reagim të saj thotë se “Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës”, ndërsa kërkon shkarkimin e tij të menjëhershëm nga posti i kryebashkiakut.
Po qe i bindur se eshte shpifje dhe montim paditi ne gjykate, po kam frike se eshte e vertete.
Mos bej komente e kritike ore Kryebashkiak por hidhi ne gjygj. Coji ne gjygj qe te denohen maskarenjte qe genjejne. Futi ne burg si Salianji, permes gjykimit. Le ti provojne ato qe thone me fakte. Atehere do te mbyllin gojen e nuk do te kene guxim te merren me mashtrime alla “Babale”.
Nuk mbulohet me dielli me shoshe o Lefter! Ishin dy e na u bene kater,ishin kater e na u bene gjashte. Gjashte plumba per Edi Ramen kryevdektarin e PS dhe kryerilindesi i krimineleve.
O Mut me fal Met qe je vec nje mjeran qe te ka mpire trurin Sali krimineli percaresi me i madh i shqiptareve
Ky te beje testin e Kokaines dhe Salianusi te beje testin e rrenes
Zotnia mase ka te drejte por vertetohet me testin e droges ajo e ndane shpifjen nga e verteta.
Faleminderit
O Fredi,a le sy te lexosh.??? Kryebashkiaku i Bulqizes thote se do ta coje ceshtjen ne gjyq…Deri atehere kij durim o Fredi…Gjithesesi ky ,,zbulim,, eshte nje ceshtje personale.Jam absolutisht kunder te gjitha drogave,por ne boten e sotme askush nuk ka te drejte te fuse hundet ne jeten personale intime.Duket A.Hoxha luan me dy porta ,ndihej i ,,shqetesuar ,,kur nje i zgjedhjur perdor droge ,dhe e hodhi sot ne treg per te ekuilibruar artikullin per 21 Janarin,Ose jane ceshtje kontratash kromi …Sepse nuk di qe ne formularin e dekriminalizimit te jene,perdorimi i droges,pirja e duhanit,alkolit,tradhetia bashkshortore etj.
Olimpia .ti po ngaterron kekun me byrekun…ky nuk eshte qytetar i thjeshte…flitet per kryetar bashkie ku do vendosi per fatet e qytetit dhe qytetareve…ne qofte se eshte konsumator droge…nuk eshte ne gjendje te vazhdon rolin qe I kan besuar QYTETARET…se sa eshte e vertete. Kjo eshte per tu pare…te bej testin e droges,dhe mbaroj ngjarja…
Zotni leni llafet nese je i bindur qe ti nuk e ke bere kete pune. Mos prit as 1minut drejtoju drejtesis.Ne se ben ti kete pune ather kerko falje dhe jep dore heqje.