Frrok Çupi: Degradimi politik mund të sjellë në skenë parti ekstremiste marksiste e fundamentalistë. Kosova gaboi që votoi Albin Kurtin

22 Janar 2020, 19:27Politika TEMA

Në studion e “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte i ftuar analisti Frrok Çupi.

Gjatë fjalës së tij analisti aludoi duke hedhur hipotezën se në Parlamentin shqiptar shumë shpejt mund të afrohen fondacione islamike të prirura për t’u kthyer në forca islamike luftarake.

Por në Shqipëri mund të shfaqen edhe parti me ideale marksiste. Këtë situatë ai e krahasojë me situatën e tanishme në Kosovë. Çupi u shpreh se populli në Kosovë gaboi që votoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ai tha se partia e Kurtit mbështetet nga grupe terroriste, të cilët në të kaluarën kanë qenë të gatshëm të vrisnin presidentin, kryetarin e parlamentit dhe kryeministrin. Në lidhje me këtë gjë individët që janë të përfshirë në këto grupe terroriste janë dënuar me 41 vite burgim.

“Në krizat e tilla ne jemi para një rreziku njësoj se si zgjodhi Kosova ose grupime marksiste ose grupime islamike. Ne jemi pranë një rreziku shumë të madh që në parlamentin e ardhshëm të na vijnë islamikët në mënyrë të fuqishme ose marksistet. Ne kemi sot në Kosovë një situatë të tillë. Grupimi i Vetëvendosjes sot, është shpallur një grupim që mbështet terrorizmin në Kosovë.

E kam fjalën tek terrorizmi me armë. Ata ishin të gatshëm të vrisnin presidentin, kryetarin e parlamentit, të vrisnin madje edhe kryeministrin. Sot ata janë dënuar me 41 vite burgim. Prandaj dhe them që populli gabon. Por populli gabon kur e lodh demokracia, kur e lodhin institucionet”, u shpreh Çupi.

“Po paralajmëroni një forcë të re politike, që po tentojnë të vijnë këto ditë në Shqipëri?”, ndërhyri gazetari Denis Dyrnjaja në studio.

“Në Shqipëri unë shikoj forca marksiste që po tentojnë të vijnë, shikoj edhe fondacione islamike. Kam përshtypjen se dalë ngadalë ato do të bëhen islamike luftarake dhe që mund të zënë vend në parlamentin tonë”, u përgjigj analisti.

5 komente në “Frrok Çupi: Degradimi politik mund të sjellë në skenë parti ekstremiste marksiste e fundamentalistë. Kosova gaboi që votoi Albin Kurtin”

  1. Konica USA says:

    Thank you Z. Cupi,un kam thene disa here se Albini eshte anarshist, ju kaluat nje shkalle me larte,duke e futur ne kategorine e terroristave,nuk them as po as jo, por anarshist i dhunshem si miku i tij Saliu eshte 100%,per kete nuk duhet te kihet dyshim.

  2. katarakti says:

    Si psh nje parti islamiste e financuar nga Erdogani me kryetar Elvis Naçin! Do te jete fundi i shpresave per nje Shqiperi perendimore dhe europiane. Do kthehemi prape ne epoken e sheriatit me kryeqender ideologjike Stambollin. Eshte nje enderr e keqe që, per fat te mire, ka pak gjasa te realizohet. Se shqiptaret jane ne shumice derrmuese laike apo ateiste. Radikalet fetare, te te gjitha ngjyrave nuk e kalojne 15 perqindeshin.

  3. Andi says:

    Shpellari me kollaro Frrok Cupi kujton se po flet me bagtite e ndonje stani. Perpos vetes tij nuk mund te mashtroj askend.

  4. Denis says:

    Kur ka nje parti demokristiane qe te kirishteret jane dhe minorance .Perse mos kete dhe parti islamiste? Nuk e kuptoj perse ky minoritet fetar. Aq me teper qe shumica e tyre shtrihet ne zonat me te humbura dhe me injornate te Shqiperise .Kerkon te beje te fortin dhe flasin me gjuhe diktatoriale dhe frikacake ne te njejten kohe. Sa thone nese myslimanet do te krijiojne nje parti mund te na hyjne dhe ne parlament. E kush thote Frrok Cupi qe nuk i ka ikur akoma era e dhive.

  5. Kuq e zi says:

    Hahaha
    Mos votoni parti qe skane qene ne pushtet se ekziston rreziku qe keta nuk vjedhin dhe partite e sotit nuk do i votonte kush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje