Nexhmie Hoxha – kjo idhujtare e madhe

23 Janar 2020, 09:19Politika TEMA

Nga Ilir Hashorva

Po të vish nga një planet tjetër, pa ditur se ç’është bërë në këtë vend, dhe të lexosh shkrimet apo librat e Nexhmie Hoxhës, nuk mund të mos habitesh e as të kursesh lavdërimet për kujtesën e saj të saktë, për shqipen e pastër që përdor dhe për mënyrën e rrjedhshme e të saktë të tregimit të ngjarjeve. Nga ana tjetër, po të jesh një shqiptar që ke jetuar në Shqipëri në kohën e komunizmit dhe të dish se ç’i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve Enver Hoxha e Nexhmie Hoxha, nuk mund të mos mendosh se ajo, me

ato që shkruan, ose është një hipokrite e plotë, ose është një idhujtare e madhe, së cilës nuk i funksionon një pjesë e trurit, gjysma e tij, ajo gjysmë që ka të bëjë me logjikën dhe me të kuptuarit e ngjarjeve. Unë besoj më shumë se është kjo e dyta që ka të bëjë me një çrregullim tipik psikik i atyre që vuajnë nga idhujtaria e skajshme e që kanë krijuar varësi prej idhullit të tyre.

Nexhmia ka një idhull. Ai është Enver Hoxha dhe partia e tij dhe pas tyre, për të, nuk ekziston asgjë tjetër. Enver Hoxha zëvendëson për të Zotin e besimtarëve, atë që është absolutisht i mirë, që është i kudondodhur, që është i pavdekshëm, që është i dashur dhe i mëshirshëm me të “mirët” dhe i keq dhe i pamëshirshëm me të “këqijtë”, me “armiqtë”, me atë që, edhe kur “duket” sikur bën keq, bën mirë, i cili vetëm mund të lëvdohet dhe në asnjë mënyrë e për asgjë nuk mund të kritikohet.

Idhujt janë të shumëllojshme. Idhull mund të jetë një person, një ide, paraja, partia, feja, droga, alkooli, suksesi, pasuria, një skuadër sportive apo një sportist, moda, veshja, një artist etj, por idhujtaria politike që fokusohet te një person i politikës, është më shqetësuesja. Kjo idhujtari është universale, ajo nuk është karakteristikë e një populli, e një shoqërie, e një kulture, apo e një stadi zhvillimi. Shekulli i njëzetë qe i mbushur me shfaqje ekstreme të kësaj idhujtarie në shumë popuj e vende. Regjimet totalitare kërkojnë që njeriu t’u bindet plotësisht politikave dhe udhëheqësve diktatorëve të regjimit: perëndive të rreme, perëndive imagjinare, dhe ka plot nga ata që u binden verbërisht dhe krijojnë varësi nga këta diktatorë.

Idhujtaria është një sëmundje e rëndë e trurit e cila, sidomos, kur është në sferën e politikës, të heq individualitetin dhe personalitetin, të heq gjykimin e pavarur, të bën servil dhe puthadorë, të bën vegël qorre të idhullit. Idhujtaria ta dembelos apo ta heq fare logjikën. Të gjithë fanatikët apo militantët e partive janë, në njëfarë mase, idhujtarë të partisë apo udhëheqësit të saj dhe të gjithë atyre u mungon aftësia për të shikuar më gjerë se partia e tyre.

Ndër përpjekjet e para që bëri njeriu për t’u përsosur, ishte lufta e tij kundër idhujve të rremë. Në faqet e para të Biblës, tek “Testamenti i Vjetër,” flitet pikërisht për këtë. Ishte Moisiu që luftoi idhujtaritë e ndryshme për të lenë vetëm një idhujtari, idhujtarinë ndaj Zotit.

Moisiu nuk u përpoq ta zhdukte idhujtarinë, por e drejtoi atë jo më nga sende apo qenie frymore a jo frymore të perëndizuara, nga demagogë e sharlatanë, nga gënjeshtarë e marifetqarë, nga diktatorë e kriminelë, por nga një qenie imagjinare, krejt e përkryer: nga Zoti.

Në urdhëresën e tretë që Zoti i jep njerëzimit përmes Moisiut thuhet: “Nuk duhet të bësh idhull (Zot) imazhin apo një të ngjashëm me të që ndodhet në qiell sipër, në tokë poshtë apo në ujë.” Kjo urdhëresë ndalon të gjitha format e përuljes idhujtare. Kjo i përjashton udhëheqësit njerëzorë nga statusi i Zotit dhe nga bindja e pakushtëzuar ndaj tyre.

Gandi luftën kundër idhujtarisë dhe pasjen e një mendimi të gjerë e të pavarur e shprehte ndryshe. Ai thoshte: “Dëgjoni dhe bindjuni vetëm zërit tuaj të brendshëm, vetes tuaj, ndërgjegjes tuaj, shpirtit tuaj, logjikës tuaj” por, e keqja është se idhujtarit i mungon zëri i brendshëm, ai ka vetëm zërin e jashtëm, atë të idhullit.

Një njeri që dëgjon zërin e tij të brendshëm ka personalitetin e tij, ndërsa një idhujtari, personalitetin ia krijon idhulli. Nazisti Himler thoshte se vetëdija e tij ishte Hitleri, ndërsa ministri nazist i Propagandës, Gëbelsi, ndonëse ishte një njeri shumë i ngritur, bashkë me gruan, menjëherë pas vetëvrasjes së Hitlerit, vranë edhe ata veten dhe të gjashtë fëmijët e tyre, sepse për ta “jeta nuk kishte më kuptim në një botë pa Fyrerin”, pa idhullin e tyre.

Gjatë komunizmit, Enver Hoxha ishte idhull për shumë persona dhe sot e keqja është se ajo frymë e idhujtarisë ndaj udhëheqësit, ndaj politikanit, ndaj VIP-it, e pranimit të tyre pa kushte, sido që të jenë dhe çfarëdo që të bëjnë, është ende e gjallë. Idhujtarë të tillë as nuk duan të dinë e as nuk duan të dëgjojnë për gjë tjetër përveç atyre që kanë të bëjnë me idhullin e tyre. Ata mbeten krejt të njëanshëm.

E, pra, për ato që thotë, Nexhmia për Enverin dhe partinë e tij mendoj se është e pavetëdijshme, ato asaj ia thotë idhulli, ajo nuk është në gjendje të gjykojë dhe të analizojë, nuk është në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja, inteligjenca e saj është selektive, ajo punon vetëm në drejtime të caktuara, të tjerat ia ka bllokuar idhulli.

Asaj nuk i bëjnë përshtypje fare ato që kanë pësuar të tjerët prej burrit të saj dhe prej regjimit që vendosi ai, ajo nuk gënjen, por nuk e kupton që burri i saj ishte një kriminel, dhe jo një kriminel dosido, por krimineli shqiptar më i madh që njeh historia jonë, ishte ai që vrau, burgosi, internoi e persekutoi dhjetëra mijëra shqiptarë.

Ndërsa sistemit që krijoi i shoqi i saj filloi të mos i mbanin më gjunjët dhe shqiptarët krijuan skena biblike, për t’u larguar nga sytë këmbët nga socializmit “fitimtar” drejt perëndimit kapitalist “dekadent”, Nexhmia flet për ruajtjen e fitoreve të socializmit!

Ajo tmerrohet dhe i quan barbarë e primitivë ata që zhvarrosën burrin e saj, një kriminel mostër, nga varrezat e dëshmorëve, edhe pse ai nuk kishte vdekur në luftë, por nuk arrin të mendojë se si duhen quajtur ata, që hodhën në erë me dinamit, pa ardhur ende në pushtet, varrin e një gruaje që s’kishte bërë asgjë, që s’kishte luajtur asnjë rol në politikën shqiptare, përveçse që ishte nëna e mbretit të Shqipërisë; ata që hodhën në lumë eshtrat e poetit kombëtar Gjergj Fishtës; ata që lanë pa varre ata mijëra që vranë kot apo i vdiqën nëpër burgje, të cilëve dhe tashti nuk u gjenden dot eshtrat.

Ajo flet e tmerruar, por sillet si kokoroçe që, për ta shpëtuar nga zemërimi i popullit që mund ta kishte copëtuar në kohën e përmbysjes së madhe, e transferuan, për ta shpëtuar atë dhe familjen e saj, nga një shtëpi luksi në Tiranë për në një tjetër shtëpi luksi në Dajt. Ajo i thotë një oficeri që ishte ngarkuar për sistemimin e saj:

“Ç’keni vendosur për ne? Jeni ju në dijeni se çfarë ndodhi rreth shtëpisë sonë? Jam vetë e pesëmbëdhjeta, bashkë me shtatë të vegjlit dhe këtu s’mund të rrimë. Ku mund të shkojmë?”. Pas njëfarë hezitimi të oficerit, ajo vazhdon: “Mirë, … shko u thuaj përgjegjësve të tu që të vendosin ku duhet të shkojmë sonte dhe të marrin masa!”.

Pasi u morën masat, ajo vazhdon: “Sa ra muzgu i mbrëmjes, erdhën te hyrja e Shtëpisë së Partisë dy kamionë të mëdhenj ushtarakë “Ifa” dhe një xhips “Aro”. Më thanë që në kamionin e mesit do të hipte e

gjithë familja dhe dy makinat e tjera do të na shoqëronin, një para, tjetra prapa. Unë vendosa të mos grumbullohej e gjithë familja në një kamion, por në kamionin e parë të futej Iliri me familjen e tij, tek i fundit, Pranvera me Klemin dhe fëmijët, dhe tek kamioni i mesit, unë me Sanon dhe familja e Sokolit. Po kështu, skuadra shoqëruese e ushtarëve, e armatosur me automatikë, u nda në të tre makinat dhe u thashë që këta të ecnin me distancë nga njëri-tjetri, por pa u shkëputur….

Kamionët ecnin ngadalë, sepse rruga për në Dajt është me shumë kthesa dhe ishte natë e kishte rënë dëborë. Ata nuk mundën të ngjiten deri te vila. Ushtarët e repartit të vendosur në atë zonë kishin hapur një rrugë këmbësore në mes të dëborës, e cila, anash rrugës, arrinte më shumë se gjysmë metri. Aty ecëm më këmbë, në mes të ftohtit derisa arritëm te shtëpia.

Kur Nexhmia tregonte “vuajtjet” e saj kur e çuan në vilën luksoze të Dajtit, mua m’u kujtuan menjëherë historitë e disa prej dhjetëra mijëra të internuarve të kohës së saj që i nxirrnin nga shtëpitë, i rrasnin në kamionë dhe i çonin me pleq e me foshnje në vende që s’kishin asnjë lidhje me ta dhe, mes tyre, m’u kujtua historia e familjes Petrela.

Fadil Petrelën, së bashku me të shoqen Xhumen, bijën e Abaz Kupit, me nënë e tij, Alien, me motrën, Kajen dhe me katër djemtë e tij, më i madhi 11 vjeç dhe më i vogli 1 vjeç, në dimër, i urdhëruan të shkonin diku pranë Selvisë. Aty i hipën në një kamion të Ministrisë së Brendshme dhe i nisën për në internim, fillimisht në Berat dhe disa muaj më pas, së bashku me shumë familje të tjera, për në kampin e Tepelenës.

Në një kthesë, pa arritur në Tepelenë, njëri nga kamionët u përmbys dhe prindërit, Fadil e Xhuma Petrela, humbën jetën. Fëmijët shpëtuan mrekullisht. Më i vogli i djemve, Seiti, u gjend i gjallë mes ferrave. E ëma e kishte lëshuar kur makina po përmbysej, që të mos e mbyste me peshën e saj. 26 të tjerë nga të internuarit ishin dëmtuar rëndë.

Sipas Seitit, që rrëfen atë që dëgjoi nga vëllezërit e tij më të rritur “varret u hapën me kapakë tenxheresh” dhe dy kryefamiljarët u lanë atje, buzë rrugës, ndërkohë që kamioni vijoi për në Tepelenë, për të dorëzuar në kamp 4 jetimët e mitur, hallë Kajen, 24 vjeçe që, e traumatizuar nga tragjedia, pësoi krizë nervore, gjyshen e gjymtuar në shtyllën kurrizore dhe të 26 të internuarit e tjerë, të gjithë të plagosur.

Megjithëkëtë fatkeqësi që pësoi kjo familje, kriminelët e kuq të Nexhmies, të katër të miturit, këta “armiq të popullit”, midis tyre edhe Seitin, foshnjën 1-vjeçare, i mbyllën në internim në kampin e Tepelenës. A nuk mund të mos e tronditin njeriun ngjarje të tilla? Por, Nexhmies këto histori nuk i bëjnë përshtypje, ato nuk ia ngacmojnë vetëdijen dhe, edhe në ka dëgjuar ndonjëherë për ngjarje të tilla, i ka harruar në çast.

Nuk mund të mos kujtoj, po ashtu, edhe një ngjarje tjetër internimi që ndodhi fare pak para përmbysjes së madhe që, pa asnjë shkak, internuan në tre vende të ndryshme dajën e gruas sime së bashku me të shoqen, Eshref e Lejla Beshirin, të dy të moshuar, vajzën e tyre, Aidën, që sapo ishte bërë nënë, si dhe djalin e xhaxhait tjetër, Rubinin. Kur po e çonin në “vendbanimin e ri”, së bashku me foshnjën 40-

ditëshe, Aida, pyeti policin që e shoqëronte në kamion se përse po e internonin. Polici iu përgjigj: “Ça ke bo, mos bo mo”. Edhe sot e kësaj dite, ata nuk dinë se përse i internuan.

Gjithashtu, kujtoj me dhimbje internimin, pa asnjë shkak, në moshë të thyer dhe vdekja në internim, e mikut të shtëpisë sonë, anëtarit të Misionit të Posaçëm për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, të profesorit me origjinë kosovare, Jonuz Blakçorit.

Disa e kritikojnë apo e këshillojnë Nexhmien që të kërkojë falje. Kot e kanë. Ajo nuk është si shumë të tjerë që e kuptojnë fare mirë se ç’kanë bërë, por as sedra nuk i lejon dhe as kanë ndonjë detyrim a frikë nga jashtë për të kërkuar ndjesë, ajo është si pak të tjerë që nuk mund të kërkojë ndjesë, sepse ajo vërtet nuk kupton fare se ato që ka bërë i shoqi i saj, partia e tij dhe ajo vetë janë makabritete. Ajo është e papërgjegjshme.

(TemA)

25 komente në “Nexhmie Hoxha – kjo idhujtare e madhe”

  1. Ylli says:

    Je lodhur kot o zoteri ! Nuk ka nevoje fare te shkruash se kush ishte Nexhmije Hoxha ! Ne nje vend dhe nje popull ku njeriu ka respektin me minimal te mundeshem ,Nexhmije Hoxha nuk lejohet te vjelle e te helmatise me poshtersite e saj opinionin shqiptar !
    Por ketu eshte Shqiperi dhe ne jemi shqipetare .Bukur e the per idhujtarine por harron se jo analfabetet dhe injorantet e komunizmit por edhe ata qe e mbajne veten te shkolluar nuk bejne dot pa idhujtarine e Enverit ! E ketu fillon e keqja jone kombetare…..
    Nexhmije Hoxha ishte dhe eshte Kelyshja e Kurves me e Madhe ne historine e Shqiperise dhe ata qe i adhurojne te shoqin jane thjesht kelysha kurve pa limit .!!

    1. Revizori says:

      Ylli,
      Ti me komentin tend, dhe ky Ilir Debili me shkrimin e tij, sapo i bete nje sherbim te çmuar Enverit dhe Nexhmijes. Kur shkruani ju si idioter, ai njeriu i thjeshte, qe ti gjithe pordhe e quan analfabet, thotë:
      “Paska patur te drejte Enver Hoxha or byrazer.”
      Kur nuk dini te shkruani me mire lexoni dhe mos beni zë, se na e ngjallet Enver Hoxhen dhe po e bëni si Jezu Krishti.
      Lufta ndaj “idhullit” Enver Hoxha nuk behet me shkrime prej idioti, por duke e bere Shqiperine nje vend te tille ku populli te thote: “A ju harrofte emri atij Enver Hoxhes se paskemi qene ne ferr.”
      Persa kohe we Shqiperia eshte nje ferr me i keq nga ai i Enverit, dhe persa kohe do jete fytyra e Gogol Berishes ne televizor, shkruaj sa te duash ti o byrazer. As nuk te pjerdh njeri, put edhe do thone, kush ja boton shkrimet ketij debilit.

      1. loni says:

        Une per mendimin tim them se nuk turperohet haleja nga pordhet,pra te gjithe pa perjashtim nuk kane punuar per popullin por per veten e tyre.

    2. Analfabeti says:

      O Ylli, ku jeton ti vella? Nuk besoj ne Shqiperi. Mbi 50% e popullit ne moshe vote sot me 2020 kane mendim positive per Enver Hoxhen sipas statistikave te te huajve, jo shqiptareve. Nuk jane vetem pleq, por te rinj studente dhe nga gjitha shtresat e popullsise. E kupton ti se cfare domethene sot pas 30 vjete demokraci? Ka vajtur aty ku nuk mban me dhe nese deshtone kjo drejtesia e re ka per te plas nga e para dhe mjere ai qe e ha. Nuk e genjen dhe frikson brezat e rinj me krimet e komunizmit me sepse ketu cdo dite po shohim kriminelt qe dalin nga burgjet, perdhunes e serial killers qe ju falen vitet. Ne kohen e Enverit as qe behej fjale qe Dritan Dajti te vriste 4 police e te dale pas 10 vjet burg e te mbush dhemballet ne bllok. Po shohim njerez qe kane vrare e vjedhur ne mes te dites me pushtet politik dhe gjykata nuk ju afrohet dot. Ca ti themi nje analfabeti ne sot kur sheh Lulin qe as nuk shkon ne gjykate per 1 milion dollare te marre nga Ruset dhe ulet ben marreveshje me Ramen te nesermen? Po merziten njerezit edhe me pordhet e Rames me KCK.

      1. ShMIL GURRA says:

        ANALFABETI, po e kuptoj, si jo.
        ENVERI NDRYDHI SHPIRTIN e POPULLIT dhe ky adhurim i krimit është produkt i farës që mbolli ai.
        Opinionet janë të ngjashme edhe për STALININ, MAO-n, POL POTIN,
        por jo për HITLERIN ! ! !

  2. Orli says:

    Ne rast se duhet te zgjedh ne mes te idhujtarise per rregull,disipline e ndershleri dhe idhujtarise per rrumpalle,une do te zgjidhja te paren.Ky autori me duket qenka kusheri i te “persekutuarve” te viteve 89 dhe paska idhujtari urrejtjen dhe rrupallen.

  3. Pato says:

    Njerez mentalitet te tille i ka bere shqiptaret te duan Enverin prape pas 40 vjeteve qe ka vdekur.. eshte njesoj si te bejme me faj Lirine gruan e Saliut per 4 te vrare me mes te bulevardit, per 2 mij te vdekur me 1997, per Gerdecin, per vrasjen e Azemit e shume te tjereve qe ju shkateroi jeten. Apo te bejme me faj grate e dashnoret e Nanos, Metes dhe sot Rames per qindra e mijra femra te trafikuara me rruget e evropes, per femijet lene ne duart e pedofilave, per njerez qe jane burgjeve nga drejtesia e korruptuar, per pronat qe jane vjedhur ne mes te dites e njerez qe jane hedh ne ere me gjithe shtepi e makina.. Enveri ore zoteri ishte ne nje kohe tjeter ku gjerat ndaheshin me plumb.. mire a keq ajo kohe ishte dhe mjere ai qe e vuajti. Por asnje sot nuk mund te gjykoj Nexhin qe rri me qira ne nje dhome tek ish pularia me nje pension shteteror qesharak. Ka nje arsye kjo, por intiligjenca jote ka mangesi ta kuptoj.

  4. Drejtesi curvash says:

    Nexhmija dhe Enveri I kane bere aq te keqija ketij populli sa nuk numerohen. Ajo nuk e mbron Enverin se e ka idhull por sepse eshte pjese e krimeve te tij. Ajo nuk mund te shaje familjen e saj she vetveten. Nexhmija ne vitin 1990 duhej ta pesonte si familja Caushedku. Turp per Temen qe publikon shkrimet e nje kriminele.

  5. Tani says:

    Sido qe t’i xhirosh fjalet, si puna jote e shume te tjere pseudo demokrat vetem per internimet mund te flisni diçka ne negative per Enverin. Pse mos ka ndonje sistem qe mund te na pelqeje te gjitheve?! Ka patur edhe gabimet e tij, por valle nuk eshte makabritet qe njerezit sot mund te shkruajne keto gjera qe shkruan ti duke u munduar te na rrenqethesh mishin, por nuk kane te hane buke ne fund te muajit?! Nuk eshte makabritet qe per spitale, shkolla, sherbime e çdo tjeter nevoje edhe me elementare te njeriut duhet te paguash e te thuash edhe faleminderit?! Nuk eshte makabritet qe rinia iken jashte shtetit dhe atje poshterohet dhe jeton nje internim te dyte?! Nuk eshte makabritet qe shteti ne perberjen e tij ka shumicen e njerezve me tre klase shkolle e te droguar?! Nuk eshte makabritet qe vetem pese perqind e popullsise mbajne te gjithe pasurine kombetare dhe perbuzin e tallen me nentedhjete e nente perqindeshin tjeter?! Nuk eshte more zoteri makabritet te te vrasin pse me pe shtrember?! Nuk eshte makabritet qe grate tona te prostituohen, perdhunohen apo keqtrajtohen nga cilido kafshe qe t’i shkoje ne mendje?! Keshtu qe i nderuar boll na hapet barkun e na çate edhe trapin me keto moralizmat tuaja anti Enver e si ne te gjithe boten per krime qe mendoni qe u jane bere nga nje person ose edhe nga vete shteti kerkoni drejtesi aty ku kerkohet dhe jo duke dhene leksione psikologjiko – filozofike qe ne fund te fundit sherbejne vetem per te shfryer dufin tuaj personal dhe qe sigurisht nuk sherbejne ne asnje menyre per te te sjelle ne vemendje e per te ndegjegjesuar mbi nje pjese te realitetit historik te kombit tone gjate atyre viteve.

    1. Shmil Gurra says:

      TANI, truri yt e shpirti yt katran, masakrat e torturat i trajton për GABIM, si ajo ngasja e makinës pa goma adapte.
      KRIMIN e ENVERIT, krimin antishqiptar, nuk na e ka bërë asnjë armik gjatë gjithë historisë së robërimit shekullor.

  6. Katherina die Große & Madona prej Sauku says:

    Zotnija ka nji problem te madh se NUK e gjykon Enverin dhe sitemin qe ai instaloijo per cka boni per Shqiperine dhe popullin shqiptar,por duke na sjelledisa fate tragjike te kundershtarve te sistemit komunist.
    JO ILIR djali.me gjith keqardhjen e madhe per historite e dhimbshme qe na tregon,figura e Enver Hoxhes si nje udheheqes qe punoi per Shqiperine me pergjegjsi si askush tjeter deri me sot,duhet REHABILITU dhe e verteta nuk mund te erresohet.
    Shqiperia ishte SHTET i pavarur me ekonomi dhe industri,me arsim ekselent per gjithe shtresat e popullsise,edhe te femijve te te internuarve.me shendetsi dhe ushtri.
    Ku jemi sot more Ilir.
    Nje Republik Bananesh me anarshi,papunsi dhe kriminalitet te frikshem.

  7. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Ju cecenet dhe analfabetet e dhjerokracise,akoma nuk e kuptoni se kush po e ngjall dhe cimenton fig e enverit….
    I pari eshte sali komunisti qe e ktheu kete vend ne nje hale dhe cerdhe hajdutesh e kriminelesh,drogaxhinj,korrupsoon qeveritar,ku nuk gjen nje politikan te ndershem dhe pasuri marramendese,rini analfabete qe rri rrugeve e klubeve,pa punesi dhe varferi….
    Bejeni Shqoperine me te mire dhe me mireqenie me te mire se soc qe te harrohet enveri….

  8. Ladi says:

    Kush ska bere krime nga ata qe kane drejtuar kete vend?Enveri po ta krahasosh me Zogun dhe te ter keta qe kane drejtuar kete vend keto 30 vjet del i fundit.Psh Saliu ka vrare me shume sepse Enveri e hoqi kanunin e Lek Dugagjinit Saliu e quajti kushtetut dhe vetem nga ky dhe nga 1997 jan vrare 5 fishi i atyre qe vrau Enveri pastaj llogarit papunesin shkaterrimin e gjith asaj industrie qe ndertoi enveri etj etj plus korrupsionin e vjedhjen e politikaneve dhe beje analizen o artikullshkrues.

  9. Buda says:

    Gabon, i palodhuri Ilir: Nexhmije Hoxha (Xhuglini) nuk e ka as e ka psur “Idhull” Enver Hoxhen;
    ajo ka pasur dhe ka “idhull” vetem aftesine e lindur per te fshehur, duke shkruar ate cka duhet.

  10. Ateum says:

    E megjithate nje te mire per njerezimin e beri, shtetin e pare ateist ne bote, mu perpara hundes se Vatikanit, superfuqive, mbeturinave mesjetare te Bizantit, islamit.
    Kancerin me te madh te njerezimit, klerin, e vuri ne turren e druve dhe e beri te provoje ato cka i kishte bere njerezimit; inkuizicionin, torturat, shpronesimet, masakrat ne emer te Zotit.
    Ja u beri perpara hundes ne krye te shtetit me te Vogel te Europes dhe te gjithe se bashku i rruajten lesht; superfuqite, miljardat e tyre, ushtrite e tyre, rraketat nukleare, miljarda dele te krishtere e Muhamedane qe besojne akoma ne mrekullira, te gjithe e bene sehir te pafuqishem. Ja keshtu nje shqiptar i guximshem, i rrembeu dhunshem historise nje vend te privilegjuar mes titaneve.

    1. Shmil Gurra says:

      dhe këto fe i konvertoi në religjionin enverist!!!! më abuzuesin në historinë iliro – arbnore- shqiptare

  11. Asd says:

    Nexhmije Hoxha nuk eshte idhujtare. Pse e ke ngaterruar kot kete ceshtje? Nexhmija eshte mashtruese. Perpiqet te genjeje ata qe nuk kane qene ne ate kohe ose ata qe jane te pavemendshem. Ne kete menyre po mban linjen e saj te besnikerise dhe kontributit politik ndaj Enverit. Por djalli do te mbese ne histori si djall pavaresisht perpjekjeve te saj individuale.

  12. Debatik says:

    Fiqte Gjino Fiqte

  13. katarakti says:

    Analize shume e mprehte dhe e drejte e Hashorves mbi idhujtarine. Duket se Nexhmija nuk eshte në gjendje të kuptoje se perse shumica e popullit u ngriten kunder Enverit dhe regjimit te tij shtazarak ne fillimvitet ’90. Ose se ka qene e dashuruar pas idhullit te saj, qe ka shume te ngjare, ose sepse nuk i eshte bere vone ndonjehere per vuajtjet dhe krimet ndaj te tjereve. Habitem sesi nuk e ka pyetur ndonjehere veten sesi ka mundesi qe te gjithe ata qe ishin perqark Enverit, qe luftuan dhe punuan me të pergjate afro 30 vjeteve, dolen tradhtare dhe moren plumbin ballit?! Asnje lloj reflektimi, asnje lloj pendimi nuk gjen ne kujtimet e saj. Sikur te jete nje robot i kurdisur dhe pa ndjenja! Ilir Hashorva ka trajtuar ne kete shkrim idhujtarine e Nexhmijes dhe disa komunisteve te fandaksur ndaj Enver Hoxhes. Shume komentues ketu hidhen perpjete sikur t’i kete pickuar gjarperi dhe bejne krahasime midis epokes se diktatures dikur dhe kohes se sotme te anarshise se xhungles. Kjo eshte sikur te perpiqesh te zgjedhesh ndermjet mortjes dhe koleres! Kush eshte më e mirë. Kur te dyja sjellin veç vdekjen. Hashorva nuk ka thene asnje fjale per te mirat apo te keqijat e sistemit te sotem. Autori perpiqet te spjegoje dhe kuptoje se si eshte e mundur qe te nje grua, nënë, gjyshe dhe stergjyshe nuk gjen dot asnje ndjenje dhembshurie, pendimi dhe faljeje ndaj krimeve te pergjakshme te burrit te saj. Si eshte e mundur!

  14. N. KITA says:

    Mediat tona po bëjnë se gjpja dekultivojnë atë periudhë të historisë sonë më të errët morale, ndër kohë që lugetërit e krimit
    i kornizon si yje mediatike, të pasuar nga korbat antishqiptarë.

  15. leko says:

    KJO DUHEJ EKZEKUTUAR SI FAMILJA E CAUSHESKUT NE BUKURESHT…..
    ANKOHET PER BURGUN QE BERI…..
    PO SA NJEREZVE QE NUK KANE QENE DAKORT ME IDEOLOGJINE TUAJ NUK PO JU GJENDEN VARRET MOJ KUCEDER VAMPIRE….. TI MERITON PLUMBIN…..

  16. lisi says:

    Ky HASH-KURVA eshte nje DEBIL I LINDUR. Nuk mundet nje majmun i decerebruar te flase e jo me te analizoje nje TRIBUNE e Heroine te popullit tone si Nexhmije Hoxha.Zagaret tani jane leshuar e mund te kafshojne e helmojne trute e shpirtin vetem te injoranteve e te pa udheve qe po vegjetojne pas berihajt tek ne.Koha do te flas e do te perjetesoj ATA qe u sakrifikuan per te ndertuar e mbrojtur kete vend nga gjarperinjte e mjeranet si puna e komentuesve te mesiperm. LAVDI ENVERIT TE MADH E VEPRES SE PASHOQE TE TIJ.

  17. Petro ... says:

    Dhe ju pretendoni se fjala e lire ne Shqiperi eshte e lire! Ndersa spurdhjaket qe e heqin veten se jane dikushi kerkojne me çdo kusht te mbyllin gojen e atyre qe duan ata.Qe kur u hoqen breket femrat, fjala e lire mori dheun ore spurdhjaker. Une nuk vij nga planet tjeter, por kam lindur dhe rritur ne malet e Shqiperise, kam punuar ne fushat e saj dhe kam ngrene e kam pire ujet e burimeve te atij vendi, prandaj qe sot te jeni te besueshem, duhet te flisni me respekt dhe dinjitet njeriu per te vertetat ne ate vend dje dhe sot. Kush flet drejte dhe pa kelleqe, ai besohet, ndryshe ju qe shani, ofendoni apo kercenoni, deformoni, qofte edhe autori i ketij shkrimi e keni vendin atje ku nuk vlen me asgje. Shoqeria ka nevoje per njerez dhe jo barbare, per njerez me kulture, respekt, dinjitet, mendim, bindje realitetesh dhe jo rrugaçeri si beni ju. Nexhmija thote te vertetat ashtu si i di, por edhe si i interesojne, ju korigjojeni po i dini me mire; ato veprimet e tjera, i jep drejtesia kur ti vije radha po i erdhi. Matuni 7 here te prisni njehere se ajo plejade njerezish qe po shikoj e lexoj po i nxine faqen vendit dhe atyre qe jetojne aty.

  18. Hashim Sheme says:

    Po kush meret me kete kerm kjo eshte ta heqesh zevarr neper Tiran se keshtu e meriton per ato qe ka ber po kan faj keta qe shkruajn per kete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje