Tryeza politike, ish-deputeti i PD: Ka pikëpyetje të errëta mënyra se si u ulën, palë të urdhëruara

23 Janar 2020, 09:45Politika TEMA

Ish deputeti i PD-së, Osman Stafa ka komentuar tryezën e përbashkët midis PS-PD dhe LSI për Reformën Zgjedhore. Ish deputeti shprehet se kjo marrëveshje ka anë të errëta.

“Palët janë  të detyruar që të ulen në tryezë. Unë e përshëndes sepse pavarësisht represionit dhe arrogancës së pushtetit, djegia e mandateve është elementi i fundit që mund të marrë një opoztë.

Mënyra sesi u ulën palët shoh pikëpyetje të errëta.

Unë kam frikë se dhe kjo marrëveshje nuk do të jetë produktive nuk do ti shërbejë Shqipërisë.

Unë e quaj të imponuar. Palët janë të urdhëruara.”- ka thënë Stafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje