Basha i shqetësuar për ligjin “Anti-Shpifje”, mesazh Ramës: Mos na prek fjalën

23 Janar 2020, 11:00Politika TEMA

Lulzim Basha duket shumë i shqetësuar për ligjin “Anti-Shpifje”.

Kreu i opozitës ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Evropës për të dërguar në Komisionin e Venecias paketën “Anti-Shpifje”.

Ndërkohë, ai i ka përcjellë edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama ku i thotë: Mos na e prek fjalën

“Përshëndes vendimin e marrë nga Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta çuar paketën e ashtuquajtur “anti-shpifje” në Komisionin e Venecias. Ky akt provon se dy projekligjet e kësaj pakete cënojnë drejtpërdrejtë të drejtën e fjalës dhe drejtën e informimit duke dëmtuar rëndë lirinë e mediave në Shqipëri.

Nga ana tjetër është e turpshme dhe e ulët që Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese i parlamentit kukull nën urdhrat e Ramës, ka rrëzuar dekretin e Presidentit pa reflektuar jo vetëm mbi verejtjet e tij, por edhe ato të komunitetit shqiptar të mediave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Pushteti aktual qendroi i shurdhër edhe ndaj qëndrimeve të Komisionit Europian që tregonin se mosreflektimi për këtë paketë dëmton procesin e integrimit europian.

Kjo indiferencë e kokëfortësi demonstron se Ramës nuk i intereson integrimi europian i vendit por vetëm mbijetesa e tij politike me çdo kusht, përfshirë këtu përpjekjen për t’ua mbyllur gojën mediave. #MOSnaPREKfjalën”

4 komente në “Basha i shqetësuar për ligjin “Anti-Shpifje”, mesazh Ramës: Mos na prek fjalën”

  1. eli-tiv says:

    .. o pika fjales tende…vetem kriminel kemi degjuar nga nje kriminel i vertet (kujtoj qe eshte vrases)

  2. Zigur Qarri says:

    Dhe Edvin Escobar D’Rama ju pergjigj Bashës:”Edhe ti mos ma prek drogën,se vetem Erion Braçen dhe Gramoz Ruçin
    nuk keni fotografu deri tani nga gallataxhinjt e rilindjes duke u fry me drogë .T’kishit qenë te paster ju demokratet e
    kishit dorzu te gjith mandatin e Deputetit,por s’keni bythe se keni fryke se ju rras te gjith ne burg si shullazin,shokun
    e saimirit”.

  3. Xeni pa qime says:

    Hajdut , kuklla e familjes berrisha zhduku nga pd

  4. Lul kastraveci pa fara says:

    Jo mos na prek fjalen,por mos na prek rrenen dhe mashtrimin…
    Mos prek saliun dhe beqir salianjin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje