Nga Raimond Cimbi
Të enjten që shkoi, në darkë, me telekomandë në dorë, duke bërë zapping, gishti më ngeli te Ora News. Ishte Artur Zheji me emisionin e tij “360 gradë”. Më intrigoi titulli “Kujt i intereson të zhduket Shqipëria?”
Fjala “zhduket” më tronditi ca!
Nuk ishte njësoj si të lexoje “të varfërohet” apo “të destabilizohet”, terminologji me të cilën jemi të mësuar tashmë.
Nga padurimi tentova fillimisht të kuptoj gravitetin e asaj që po na servirej nga prania e të ftuarve. Pashë në panel aktorë, poetë, inxhinierë nafte, botues, historianë dhe ndjeva që fillova të qetësohem. Kuptova që të paktën nuk bëhej fjalë për diçka serioze.
Sidoqoftë vendosa që emisionin ta ndjek.
Dëgjova nga të ftuarit teori konspiracioni, shpjegime komplotiste kundër popullsisë së Shqipërisë dhe filloi të më kaplonte ndjenja e krenarisë kombëtare se sa shtet i rëndësishëm jemi, aq sa nuk duan që ne të ekzistojmë në këtë botë, aq sa duan që ne të shuhemi fare pasi prezenca jonë dhe shtimi i popullsisë sonë është një tmerr për “ata”. Mendova, kaq pak në numër jemi dhe duan të na shfarosin, imagjino sikur të ishim më të shumtë. Pse vallë?
Argumentet që jepeshin nga të ftuarit ishin ngjethëse.
Tjetri ishte më konkret: “Projekti nr. 38 për të na zhdukur si komb (sa shumë, mendova) është fertiliteti për shkak të ushqimeve.
Në katër produkte, tre janë serbe sot në Shqipëri. Jam pranë akuzës që ata (serbët) ndërhyjnë në mutacionet gjenetike që të mos kemi fertilitet natyror”.
Prit, thashë, kjo është serioze. Ky diçka di, nuk ja fut kot. Eshtë akuzë publike. Ato produkte konsumohen nga mëngjesi në darkë nga shqiptarët.
Pra, ne hamë produkte të cilat sillen qëllimisht në Shqipëri me përmbajtës të cilët ulin lindshmërinë shqiptare. Ky është krim!
I takon organeve kompetente, ligjvënëse, ushqim kontrolluese, etj., të bëjnë detyrën, sa më parë, pasi gjendemi në emergjencën e një helmimi kombëtar.
I takon kompanive serbe të cilat sjellin produkte të tilla në Shqipëri që të prononcohen hapur dhe qartazi për një akuzë të tillë.
Shqiptarët duhet të konsumojnë të qetë ushqimin e tyre, garant për të cilat është shteti. Nuk meritojnë të ushqehen nën panik.
Emisionit i erdhi fundi dhe m’u kujtua esse`-ja e Fan Nolit mbi “Konfuzionin e të pesë anarkive”,me të cilën Artur Zheji hapi emisionin, konkretisht “anarkia e tretë…këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.”
Midis të tjerëve përmend edhe titullin inxh NAFTE, personi në fjalë ka marrë përsipër të jetë çdo lloj gjëje ,( dhe kur kujton se je i tillë nuk je asgjë ) ,por veçanërisht ai inxhinier nafte kurrë nuk ka qenë ,Po, subjekt i bejtexhinjve që nga Dukati e deri në Lazarat ka qenë ,për me shumë në bibliotekën kombëtare të Shqipërisë gjeni shkrimet në revistën humoristike Hosteni.
Nuk kisha degjuar no njehere me shume idiotizma, me e forta na hidhenin klor ne uje te mos benim femije ,deri tani kane thene qe Enveri i stimulonte Shqipetaret te benin me shume femije tani thon te kunderten,ke te besosh keta palaco apo fakteve te jetes sone ku popullsin Enveri e mori nga zogu me 700000 dhe ela pas 4 dekadash me 4000000 e gjusem.
Studiot qe flasin keto analistet jane kafe te spitalit psiqiatrik.Çfare idiotizmash degjon aty,te iken truri,dhe po i ndoqe shume,cmendesh edhe vete.I mbyten albanistanasit me budallalliqe pa fund.
Idjote qe vetem flasin pa e ditur edhe vete se cfar thone nga drejtusi i emisionit deri tek te ftuarit.