Hysaj kusht Napolit, Gattuso përpara dy rrugëve

24 Janar 2020, 18:26Sport TEMA

“O Napoli ti rinovojë kontratë, ose largohet në verë”, – ky është ultimatumi i agjentit të Elseid Hysajt, Mario Giuffredit.

Ky i fundit ka qenë i qartë në fjalët e tij për Radio Kiss Kiss në lidhje me të ardhmen e shqiptarit. Ai mendon se shqiptari ka pritur mjaftueshëm dhe nëse nuk i rinovojnë kontratën do të largohet nga Napoli.

“Kemi folur në javët e kaluara për rinovimin e kontratës, por të shohim. Ne nuk do të presim gjithë jetën. Në jetë duhet të respektojmë njerëzit, për lojtarët që kanë dhënë shumë. Nuk do të presim përjetë Napolin.

“Ne mund të zgjedhim të mos rinovojmë më dhe të largohemi në verë. Rinovimi mund të firmoset ose jo. Nëse janë me kaq dyshime, do të thotë se është e keqe situata.

Do të mundohem ta sqaroj këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur që të krijoj mundësi për lojtarët e mi të shprehin më të mirën e tyre gjatë sezonit të ardhshëm”, – tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje