Erjon Braçe akuzon arbitrat: Vendosin në favor të kryesuesve, fituesi paracaktohet

23 Janar 2020, 15:27Sport TEMA

Erion Braçe u kthehet akuzave për paracaktim të garës nëpërmjet vendimeve të gjyqtareve.

Me një  postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministi i cili njihet si tifoz i Partizanit, ka argumentuar gabimet e ditëve të fundit në Superiore, duke sinjalizuar se tashmë gjithçka bëhej në favor të dy skuadrave që janë në vend të parë në renditje.

POSTIMI

I NJËJTI FILM, E NJËJTA HISTORI! #SISTEMI D!

Në 5 ndeshje, 2 i vendosin arbitrat; Në 5 ndeshje, 3 janë me gabime të rënda arbitrash; Në 5 ndeshje, të 5-ta kanë standarde të ndryshme gjykimi, sipas ndeshjes-pra ekipeve dhe gjyqtarit të qëllimtë!

Por ka edhe më keq; Në 2 ndeshjet e vendosura nga arbitrat, ata vendosen për kryesuesit e Superliges, në favor të tyre!

Shikoni, dje u bë shumë mirë që u diskutua për penalltinë e dytë akorduar Partizanit; Nga pamjet, për mua nuk ishte penallti edhe pse sot, pasi lexova gazetën Panorama, pashë prapë pamjet dhe, siç gazeta edhe unë dyshova se topi i goditur nga Çinari prek dorën e një lojtari para se t’i bjerë qurreve të një lojtari tjetër që me të drejtë protestonte; Por atë ndeshje, NUK E VENDOSI GJYQTARI!

Ndërkohë sot është nam; Përsëri e gjithnjë Enea Jorgji: Goli i parë i Tiranës haptazi me dorë; Goli i dytë i Tiranës nis në minutën 95:35 (ishin shtuar 4 min), Ngo-golashënuesi që në goditje të faullit është offside, mbetet offside edhe pasi shërbehet nga e djathta, i bie shtyllës përsëri dhe Muça bllokon me faull portierin, Ngo merr topin haptazi dhe e shtyn me dorë, minuta është 95:45.

Vendosi arbitri jo si gjithnjë Enea Jorgji; Në ndeshjen Partizani-Tirana dha 4 minuta shtesë dhe, edhe pse u luajtën 2 dhe 2 u vonuan, fiks tek e 4-ndeshja mbaroi; Në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu shtoi 1 minutë dhe, edhe pse Kukësi shënoi gol pak sekonda pas 1 minuti shtesë, Enea Jorgji mbylli ndeshjen fiks dhe goli as që u quajt!

Ndërkohe në Gjirokastër është edhe më nam, nam fare; Shiheni golin e Luftëtarit, i qartë e në dritë të diellit; As offside e as faull! Po çfare? Hiç, arbitri!

Edhe më keq, në dy ndeshje, dy standarde: Nëse ai në Gjirokastër është faull pa prekur kërkënd, ky në Tiranë është stërfaull!

Po lë mënjane faullat dhe kartonët, gjëra të vogla në dukje por që vendosin kur të lënë me 10 lojtarë dhe ekipin e favorizuar gjithnjë me 11. Tani që shkruaj çdo gjë ka mbaruar!

Ka muaj që dëgjoj se futbolli në këtë vend është në krize prej parave! Të gjithë, përfshirë titullarin e SISTEMIT, ulërasin kundër taksave a thua se paguan kush taksa prej tyre!

Po ua them prape; S’KA PARA KUR S’KA GARË, KUR FITUESI PARACAKTOHET!

5 komente në “Erjon Braçe akuzon arbitrat: Vendosin në favor të kryesuesve, fituesi paracaktohet”

  1. xyz says:

    Erjon Braçe bibilushi
    Lala lalalalaaa!

  2. Samiu says:

    Ça bëhet kështu o Braçe? Vini dorë, or të keqen, ju rregulluat çdo aspekt në jetën e këtij vëndi, rregullojeni dhe këtë, or tu bëfsha!. Mos u merrni me të dëmtuarit nga tërmeti a me budallallëqe të tjera të kësaj natyre, por shikoni arbitrat kryesor të futbollit. Edhe anësorët, o xhan, sepse edhe këta nuk janë fare pa faj, kanë plot, një thes me faje kanë. Një hale muti thosh në një koment pse nuk merreni me gjyqtarët që lirojnë të burgosurit e rrezikshëm, prokurorët që nxjerin të pafajshëm çdo lloj krimineli, qoftë ky politikan apo ordiner, e ku di unë. Mos i dëgjoni këta, o ëngjëlli i Partisë sonë syshqiponjë, janë bijë ballistësh këta që i thonë këto, e bëjnë vetëm e vetëm për t’ju shpërqëndruar nga poblemi kryesor i këtij vëndi, i cili është sjellja joprofesionale, bile deri e dyshimtë e arbitrave kryesor të futbollit. Me këtë merru, o shpirt, lëri të tjerat, janë hiçgjë përpara këtij problemi kaq kardinal. Dhe të lumtë, o bir, që siç thuhet, “e ke kapur demin nga brirët”!!!!!!!!!

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Thotë Braçja: ” Po lë mënjanë faullat dhe kartonat, gjëra të vogla në dukje….” . Pu,pu,pu! Si ta nxë goja ta thuash këtë, kur është provuar katërcipërisht, se ky ëshë problemi më i madh që ka vëndi, ose po të perifrazonim gjeniun tonë të letrave Malo Kadarenë, ky është “kryeproblemi”? Po s’do mënd, prandaj na venë punët çorap ne, sepse nuk merremi me hallkën kryesore, ashtu siç na ka porositur gjithmonë Partia. Ja këto neglizhenca për probleme kaq madhore nuk na lënë të ecim përpara neve, ashtu siç do dëshironte dhe shpresonte udhëheqësi i madh i OSBE-së, shoku Edi Rama.

  4. Futja pordhes says:

    po ik o njeri meru me qeverin atije po ngele mbas futbollit,edhe te pune e arbitrit po nderyne nuk eshte i drejte se seshte me ne thua ti.ik se le nam ,te lumte kur ju votojne qe me ri atije ku ke hipur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje